Bota

SHBA arreston një ish-zyrtar që donte të spiunonte te Kina

Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara. Ron Rockwell Hansen, 58 vjeç, u arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Hansen akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës. Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, Jihn Demers, tha se veprimet e dyshuara të Hansenit janë “tradhti ndaj sigurisë kombëtare” dhe “fyerje për ish-kolegët e tij të inteligjencës”. Nëse dënohet për spiunazh në tentativë, Hansen përballet me dënimin maksimal: burgim të përjetshëm. 5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Guatemalë, hiri fshin fshatrat pas vullkanit “Fuego” (Foto)

Ka shkuar në 68 bilanci i fundit i viktimave të vullkanit “Fuego” në Guatemalë. Vetëm 17 kufoma janë identifikuar për shkak të llavës që kanë shpërfytyruar viktimat. Ushtria po i ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Guatemalë. Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën. Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, thanë autoritetet. Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme. Vullkanologët raportuan se shpërthimi, i cili dërgoi hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar. 1 of 7 5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Lufta tregtare, BE: Taksa SHBA-ve, mbrojmë interesat tona

Komisioneria për Tregtinë në Bashkimi Europian, ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku. Cecilia Malmstrom ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku. “Mund të marrim masa paraprake që në korrik. Kjo është në fokus të diskutimeve. Ne duam të shohim më parë rezultatet e këtyre masave”, ka thënë Malmstrom për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë, nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura kanë shkaktuar ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj industrive europiane të çelikut dhe aluminit. Komisioni Europian, që mbikëqyr politikat tregtare ndërkombëtare për 28 vendet anëtare, kreu një studim në fund të Marsit për të verifikuar nëse tarifat e paralajmëruara amerikane për të frenuar prodhuesit kinez do të përmbytnin Europën me çelik. 5 qershor 2018 (..

Read More »

Puthi punonjësen, filipinezët kritikojnë Presidentin Duterte (Video)

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është kritikuar ashpër pasi ka puthur në buzë një punonjëse në jashtë shtetit, gjatë një eventi. Duterte po fliste me një turmë në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë, pastaj e bindi atë ta puthte. Gjesti i Dutertes u përshkrua si “ilustrim i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të grave në Filipine. Gruaja e përfshirë në këtë skenë tha se nuk kishte “asnjë keqdashje” në këtë puthje. Nuk është hera e parë që Z. Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave. Incidenti i diskutueshëm ndodhi kur Duterte po fliste me një turmë të punëtorëve filipinas në Seul. Dy gra filipineze u ftuan për t’u bashkuar me presidentin në skenë për të marrë një kopje të një libri, dhe ishin dukshëm të emocionuara teksa qëndronin pranë Dutertes. Ai përqafoi të parën dhe i dha një puthje në faqe para se ta afronte gruan e dytë për ta puthur atë në buzë. Pas një kohe të gjatë me qeshje nga gruaja e re dhe gjeste të përsër..

Read More »

Putin fton Kim Jong-un të vizitojë Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të marrë pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar që do të mbahet në Lindjen e Largët të Rusisë në muajin shtator. Ivan Melnikov, një nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus, zbuloi ftesën për mediat lokale të hënën. Melnikov tha se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i dorëzoi Kim një letër personale nga Putin gjatë takimit të tyre në Phenian të enjten e kaluar. Kim thuhet se është ftuar në Forumin Ekonomik Lindor që do të mbahet në Vladivostok. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut më herët kanë raportuar se 2 vendet ranë dakord të mbajnë një takim të nivelit të lartë midis Putinit dhe Kim deri në fund të vitit. Forumi vjetor në Vladivostok është pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar lidhjet ekonomike me rajonin e Azi-Paqësorit. Ngjarja e vitit të kaluar mblodhi së bashku më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende dhe territore. Mes figurave më të rëndësishme ishte Kryeministri j..

Read More »

Merkel: Duhet më shumë konvergjencë ekonomiko-sociale në Eurozonë

Angela Merkel kërkoi rritjen e konvergjencës ekonomike midis shteteve të eurozonës, si një parakusht i domosdoshëm për funksionimin e qetë të monedhës së përbashkët të vendeve anëtare. “Një monedhë e përbashkët me realitete të ndryshme shoqërore dhe situata të ndryshme të mirëqenies në vendet individuale nuk është një gjë e mirë”, tha ajo. “Kështu, unë propozoj një buxhet investimi me të cilin mund t’i forcojmë ata që duan të jenë të shkëlqyeshëm dhe që sot janë ende të dobët”, shtoi më tej kancelaria gjermane. 4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Gafa e Salvinit, fotografohet në avion duke lexuar dokumente konfidenciale

Ai është simboli i populistëve dhe politikave anti-emigracion në Italia, por tashmë përveçse si lider i Lega Nord i paraqitet publikut edhe si ministri i Brendshëm i vendit, falë qeverisë politike që krijoi duke rënë dakord me Luigi di Maion e “5 Yjeve”. Por pavarësisht popullaritet të madh që ka fituar së fundmi me deklaratat për të dëbuar 500 mijë emigrantë, Matteo Salvini, duket se ka bërë një gabim të pafalshëm, për të cilin itaolianët e kanë kritikuar gjatë gjithë ditës së sotme. Ai ka lexuar një dokument konfidencial të Ministrisë së Brendshme në avion, teksa po fluturonte drejt Pozzallos dhe nuk është kujdesur aspak për të shmangur fotot nga aparati i një fotografi. Imazhi u shfaq fillimisht në profilin Tëitter të gazetarit Marco Castelnuovo i “Corriere della Sera” dhe është bërë viral. “Debutimi i Matteo Salvini si ministër i Brendshëm është me të vërtetë për të harruar. Me maninë e tij për t’u fotografuar dhe për të marrë disa klikime shtesë ai ka bërë publike edhe dokumen..

Read More »

Avokatët e Trumpit, kundër idesë që të pyetet nga Mueller

Avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani thotë se mbetet “temë e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve që po përpiqen të zbulojnë mënyrat se si Rusia është përzjerë në zgjedhjet presienciale të 2016. Giuliani tha se këshilltarët ligjorë të presidentit janë të mendimit se nuk duhet ta lejojnë zotin Trump të shkojë për t’u intervistuar nga ekipi i Prokurorit Special, Mike Mueller. Presidenti ka thënë prej kohësh se dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit Mueller, por të dielën zoti Giuliani tha për kanalin televiziv ABC se çështja “po ecën drejt zgjidhjes” për të mos lejuar që të merret në pyetje një president gjatë mandatit. Giuliani ka shprehur shqetësimin se gjatë intervistës, Presidenti mund të bjerë në grackën e “dëshmisë së rreme” që përbën vepër penale. Giuliani tha se ekipi mbrojtës i presidentit mund ta mbështesë idenë e intervistës nëse bëhet fjalë për një intervistë të shkurtër, lidhur me temën qendrore, megjithatë për momentin e shohin më me..

Read More »

Zjarri në Londër, fatale instruksionet për të qëndruar në shtëpi (Foto)

Urdhri për të “qëndruar në shtëpi”, i siguruar nga udhëzimet anti-zjarri të vendosura nga administratorët brenda Kullës Grenfell në Londër, grataçela rezidenciale që u shkrumbua më 14 qershor 2017, ishte një faktor fatal dhe kontribues në vdekjen e disa prej 72 viktimave të zjarrit. Kjo mbështetet nga një raport nga ekspertja Barbara Lane, para se të fillojë hetimi i ngritur nga qeveria britanike pas polemikave. 1 of 20 Kjo zgjedhje, bazuar në vlerësimet e ngushtësisë së dyerve kundër zjarrit, ishte “në fakt një gabim”, tha Lane gjatë nisjes së fazës së fundit të seancave të komisionit (pas dëshmive të javëve të fundit të të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjes) 10 ditë para përvjetorit të parë të katastrofës. “Një evakuim në kohë i ndërtesës, brenda gjysmë ore nga alarmi, do të ishte e nevojshme” dhe shumë më e përshtatshme, vazhdoi ekspertja, duke pranuar se “nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”. 4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

“Russiagate”, Trump: Kam të drejtën absolute të amnistoj veten

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se ai ka “të drejtën absolute” për të falur/amnistuar veten në hetimin e nisur për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, duke insistuar se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Ai përsëriti argumentin që avokatët e tij bënë në një memorandum të janarit tek avokati i posaçëm i SHBA që drejton hetimin. Në cicërimat e tij në Twitter, Trump përsëri e quajti të pavlerë pyetjen nëse stafi i fushatës së tij zgjedhore kishte bashkëpunuar me Rusinë apo kishte penguar drejtësinë. Por studiuesit e Kushtetutës janë të ndarë për mundësinë që një president ka për të falur ose jo veten. Gjithashtu të hënën në mëngjes, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway u pyet nga një gazetar se pse presidenti foli për amnistinë ndaj vetes. As has been stated by numerous legal scholars, I have the absolute right to PARDON myself, but why would I do that when I have done nothing wrong? In the meantime, the never ending Witch Hunt, led by 13 very Angry and Conflicted ..

Read More »