Bota

Operacion anti-drogë në Bangladesh, qeveria vret 70 trafikantë

Më shumë se 70 vetë janë vrarë nga forcat e sigurisë në Bangladesh si pjesë e një operacioni qeveritar kundër drogës të nisur këtë muaj. Autoritetet thanë se sulme të mëdha kanë ndodhur në kryeqytetin Dhaka. Deri në 100 vetë u arrestuan të shtunën dhe disa të tjerë të dyshuar për përfshirje në tregtinë ilegale të drogës u vranë në përplasjet njëditore. Aktivistët e kanë krahasuar goditjen me luftën vdekjeprurëse të drogës nga presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte. Që nga nisja e operacionit në Bangladesh, disa mijë njerëz janë arrestuar, ndërsa qindra përdorues të drogës kanë marrë gjoba, sipas policisë së Bangladeshit dhe forcave të Batalionit të Veprimit të Shpejtë (RAB) të vendit. “Në incidentet e fundit, një numër trafikantësh të dyshuar droge u vranë në shkëmbimet e zjarrit, kur ata u pikasën nga forcat RAB ose gjatë bastisjeve”, thanë zyrtarët. Fushata u njoftua nga kryeministri i Bangladeshit Shejh Hasina me qëllim goditjen e trafikantëve të drogës. Sheik Hasina tha se o..

Read More »

Sulm kamikaz në Afganistan, vdesin dy ushtarë

Një kamikaz hodhi veten në erë në një makinë të gjendur pranë një baze ushtarake në provincën jugore afgane të Helmandit, duke vrarë dy ushtarë. Televizioni Tolo nga Kabuli e raportoi ngjarjen e rëndë. I njëjti stacion njofton se në fund të mëngjesit në Jalalabad City, kryeqyteti i krahinës lindore të Nasngarhar, ndodhi një shpërthim i dyfishtë që nuk kishte shkaktuar viktima. 27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Opozita gjermane marshon kundër qeverisjes së Merkel

Mbështetësit e partisë “Alternativa për Gjermaninë”, u mblodhën sot për të marshuar në qendër të Berlinit kundër qeverisjes së kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa kundërshtarët e kësaj proteste u mobilizuan për kundër-protesta. Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AFD, është partia më e madhe opozitare qe fitoi 12.6 për qind të votave që e bënë atë pjesë të Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Marshimit të së dielës i është vënë emri “E ardhmja e Gjermanisë”. Rreth 2,000 policë janë në detyrë për të ofruar sigurinë në këtë marsh. Grupet që po kundërshtojnë këtë marsh me kundër-protestë janë grupe artistësh që kanë vendosur të ngrehin volumin e muzikës tekno për të vënë nën hije marshimin. 27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Siri, vriten 4 ushtarë rusë

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se 4 ushtarë rusë u vranë në Sirinë Lindore nga militantë. “Katër ushtarë rusë u vranë nga militantët në Republikën Arabe Siriane”, njofton ministria. Në njoftim u tha se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi kur disa grupe të terroristëve sulmuan qeverinë siriane gjatë natës. Dy këshilltarë u vranë gjatë sulmit ndërsa 5 pjesëtarë tjerë të stafit u plagosën, dy nga të cilët ndërruan jetë nga plagët. Rusia ka zhvilluar një sërë sulmesh në Siri që nga viti 2015, për të ndihmuar përfundimin e luftës civile në favor të presidentit sirian Bashar al-Assad. Zyrtarisht, Rusia ka humbur rreth 90 vetë nga personeli ushtarak i vendosur në Siri, gjatë luftës civile në këtë shtet. 27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Itali, presidenti nën presion për të dekretuar ministrin euroskeptik

Partitë e koalicionit qeveritar në Itali e kthyen nga presidenti Sergio Mattarella presionin për të miratuar me çdo kusht kandidatin euroskeptik të tyre për ministër të Ekonomisë, duke thënë të shtunën se alternativa tjetër e kësaj do të ishte vetëm mbajtja e zgjedhjeve të reja. Mattarella ka bllokuar momentalisht formimin e qeverisë, gjë që do t’i jepte fund krizës politike mbi 80-ditore, për shkak të shqetësimeve në lidhje me vullnetin e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes antiestablishment të 5 yjeve” për të emëruar si ministër të Ekonomisë 81-vjeçarin Paolo Savona. Savona ka qenë një kritik i ashpër i Euros dhe i Bashkimit Europian, por gjithsesi ka kredenciale të shquara, për shkak se dikur ka mbajtur edhe rolin si ministëri Industrisë. Formalisht, kryeministri i mandatuar Giuseppe Conte i prezanton përbërjen e kabinetit qeveritar presidentit, i cili duhet t’ia miratojë më pas. Conte, një profesor jurisprudence shumë pak i njohur dhe pa eksperiencë politike, u ..

Read More »

“Kim Jong-un i gatshëm për denuklearizimin dhe takimin me Trump”

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un rikonfirmoi angazhimin e tij për të përmbushur denuklearizimin e gadishullit Korean, si dhe për takimin e planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump. Të paktën kështu shprehet presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in. Në Uashington, presidenti amerikan Trump la të kuptohej se përgatitjet për samitin e 12 qershorit me Kim Jong-unin ishin duke vijuar rregullisht, pavarësisht se ai anuloi takimin gjatë javës së fundit. Moon dhe Kim ranë dakord gjatë një takimi të papritur të mbajtur gjatë së shtunës se samiti i mundshëm mes Koresë së Veriut dhe Amerikës duhet zhvilluar. “Udhëheqësi Kim dhe unë kemi rënë dakord që samiti i 12 qershorit duhet zhvilluar dhe duhet të jetë i suksesshëm, ndërsa objektivi ynë për denuklearizimin e gadishullit Korean dhe për një regjim paqësor nuk duhet ndalur”, tha Moon gjatë një konference për shtyp në Seul. 27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Ekonomia në Rusi i ka punët keq

Dobësimi i kursit të rublës ka shkaktuar lëkundje serioze në ekonominë ruse. Shumë sipërmarrje gjermane bëjnë të ditur tërheqjen nga ky treg. Shumë sipërmarrje gjermane e konsideronin tregun rus deri para disa vitesh si një prej tregjeve më të suksesshme. Por sektori i financave në Rusi i ka punët keq dhe në këtë mënyrë janë dëmtuar investorët, prodhuesit dhe tregtarët. Të gjithë ata kanë shpresuar vazhdimin e bumit ekonomik. Prej 24-26 maj në Rusi mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF), ku po marrin pjesë ekspertë dhe politikanë nga më shumë se 100 vende të ndryshme, ndër ta edhe nga Gjermania. MediaMarkt shet përfaqësitë e saj Pas 12 vitesh punë në Rusi, MediaMarkt ka vendosur të tërhiqet nga ky vend. Tregtuesi më i madh me paisje elektrike është i përfaqësuar në 14 vende të ndryshme të Evropës. Ceconomy AG, e cila e mbanë këtë rrjet të dyqaneve në Rusi, tani po përpiqet t’ia shes ate konkurrentit rus “M.Video”. MediaMarkt ka mbyllur në muajt e fundit gjashtë filiala në Rusi..

Read More »

OKB: 2 milionë afganë rrezikojnë të mbeten pa ushqim

Të paktën 2 milion njerëz janë në rrezik për gjetjen e resurseve ushqimore për shkak të thatësisë që ka kapluar Afganistanin. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendet më të prekura janë pjesët veriore dhe perëndimore të Afganistanit, ku të korrat e grurit janë vonuar apo zvogëluar në të paktën 20 provinca, kryesisht për shkak të mungesës së shiut dhe borës në dimër, thuhet në raportin e OKB-së. “Të korrat (e dimrit të kaluar) duhet të konsiderohen si të humbura tërësisht”, tha Abdul Majid nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulture e OKB-së. Më shumë se 21 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në provincat e Badghes dhe Ghor për shkak të thatësisë. “Rreth 1.5 milion kafshë shtëpiake në pjesën verilindore nuk mund të gjejnë ushqim dhe më shumë se 600 nga 1 mijë fshatra po e vuajnë mungesën e ujit”, thuhet në raport. Afërsisht gjysma e 30 milionë banorëve të Afganistanit mbështeten në agrikultur..

Read More »

Ligji i shumëpritur, Irlanda mbështet abortin

Me një shumicë dërrmuese prej 67% të votave, irlandezët anuluan amendamentin e 8 që e bënte të jashtëligjshëm abortin në vend, duke shënuar sipas grupeve pro abortit një nga arritjet më të mëdha për gratë në vend. Me një pjesëmarrje rekord prej thuajse 65%, votuesit treguan qartë se Irlanda kishte nevojë për këtë ndryshim të shumë pritur, diçka që nga kryeministri Leo Varadkar u cilësua si një revolucion i heshtur. “Populli foli dhe na tha se kemi nevojë për një kushtetutë moderne për një vend modern”, deklaroi kryeministri pasi fitorja dërrmuese e anës që ai mbështeti fuqishëm u bë e qartë. Vota në favor të lejimit të abortit i hap rrugën parlamentit irlandez që të krijojë ligj për këtë ndryshim dhe të sjellë një regjim shumë më liberal. Aktualisht, aborti në Irlandë lejohet vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, por jo në raste përdhunimi, incesti apo anormaliteteve fatale të fetusit. Grupet antiabort që kundërshtonin ndryshimin e kushtetutës pranuan humbjen, por thanë se nuk do..

Read More »

Erdogan: Kush luan me ne, do kërkojë vrimë për t’u fshehur

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kritikoi sot vendet evropiane, të cilat nuk lejuan tubimet e Partisë AK, ndërsa në të njëjtën kohë lejuan sipas tij terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës. Erdogan iu drejtua masës së qytetarëve në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale. “Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton”, ka thënë Erdogan. Erdogan foli edhe për luftën e Turqisë kundër terrorizmit, duke potencuar se askush nuk guxon të luajë me Turqinë, se në të kundërtën, sikur terroristët edhe ata duhet të kërkojnë një vrimë për t’u strehuar. “Tashmë dihet se çfarë u bëmë organizatave terroriste. Askush të mos luaj me ne. Ata që tentojnë të luajnë me ne, sik..

Read More »