Bota

SHBA: Ofrojmë siguri për Korenë e Veriut në këmbim të denuklearizimit

SHBA thotë se diskutimet e saj me Korenë e Veriut po lëvizin “më shpejt se sa pritej” përpara samitit të përbashkët në Singapor të martën. Bisedime paraprake midis zyrtarëve kanë ndodhur para takimit. Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmon se Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong-un do të mbajnë një takim tek për tek, me të pranishëm vetëm përkthyesit e tyre. Trump pastaj do të largohet nga vendi po atë mbrëmje. Më parë, mediat shtetërore të Koresë së Veriut folën për një “raport të ri” me SHBA. Ndërkohë SHBA thanë se do të ofrojnë siguri “unike” për Korenë e Veriut në këmbim të denuklearizimit. Deklaratën e bëri Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili këmbënguli se SHBA-të nuk do të pranonin asgjë përveç denuklearizimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të gadishullit Korean. Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan, i cili takoi Trump dhe Kim veçmas të dielën në mbrëmje, i tha BBC se të dy udhëheqësit ndiheshin “tepër të sigurt”. Trump ka thënë se ka një “n..

Read More »

Itali-Maltë bllokojnë emigrantët, BE dhe OKB ultimatum: Hapni portet

Dy vraka me qindra emigrantë nga Libia prej disa orësh janë bllokuar në Detin Mesdhe, pasi Italia dhe Malta kanë mbyllur portet e tyre dhe nuk i lejojnë ekipet e shpëtimit që të zbarkojnë bashkë me ta. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini tha gjatë paradites se Italia i ka thënë “stop” uljes së kokës dhe ka mbyllur portet”, ndërsa kryeministri Conte bëri thirrje për “më shumë bashkëpunim të BE dhe NATO në Mesdhe, për të përballur krizën e emigrantëve. Por vendimi i sotëm i Italisë dhe Maltës, duket se kanë rritur tensionet brenda vetë BE-së, pasi Brukseli zyrtar dhe OKB-ja i kanë bërë thirrje në mesditë këtyre dy shteteve që “të lejojnë zbarkimin e menjëhershëm të emigrantëve, pasi është një imperativ humanitar”. Komisionin Europian duke iu drejtuar Italisë dhe Maltës thekson se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, ndaj hapja e porteve është e rëndësishme në këtë moment. “Prioritet është që maltezët dhe italianët të lejojnë që anija “Aquarius” të zbresë emigrantët dhe ata të ..

Read More »

Spanja shpëtimtare, pranon anijen me 629 emigrantë në portet e saj

Italia dhe Malta i treguan “dhëmbët” BE-së dhe OKB-së për çështjen e emigrantëve, duke marrë sot një nga vendimet më të rëndësishme për të bllokuar portet e tyre duke mos lejuar zbarkimin e 629 refugjatëve që ndodhen në bordin anijes “Aquarius” që ka ngelur në Mesdhe. Pavarësisht apelit të BE për të hapur portet pasi bëhet fjalë për një çështje humanitare, Matteo Salvini tha jo dhe i qëndroi stoik vendimit të tij, duke bërë që në bazë të një ligji ndërkombëtar, në lojë të hyjë edhe Spanja, e cila ka pranuar hyrjen e anijes në një nga portet e saj. Kryeministri socialist Pedro Sanchez ka njoftuar se Spanja do të lejojë Aquarius të zbarkojë emigrantët libianë në Valencia Më herët gjatë ditës kryebashkiakët e Barcelonës dhe Valencias kishin ofruar portet e tyre. Kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau dhe kryebashkiaku i Valencias, Joan Ribo kishin thënë: “Ne nuk shohim zgjidhje tjetër”, duke apeluar për bashkëpunim me qeverinë e re spanjolle të Pedro Sanchez në drejtim të çështjes së e..

Read More »

Mbylli xhamitë, Erdogan kërcënon Austrinë: Luftë mes kryqit e gjysmëhënës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër masën e ndërmarrë nga Austria që çoi në mbylljen e xhamive, sipas tyre ekstremiste. Por Erdogan e sheh vendimin edhe si një tentativë për të dëbuar imamët e financuar nga Turqia, ndaj ai e ka quajtur vendimin si antiislamik dhe ka premtuar kundërpërgjigje të ashpër. “Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re, një luftë mes kryqit dhe gjysmë hënës”, tha Erdogani në adresë të kancelarit Sebastian Kurz. “Mos mendoni se po e bëtë këtë, ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll. Ndërkohë zëdhënësi i Erdogan e akuzoi qeverinë austriake se për mbylljen e xhamive dhe për dëbimin e imamëve po përdor “justifikime të çala”. Kjo është një shprehje e “valës anti-islamike, raciste dhe diskriminuese të populizmit në këtë vend”, shkroi Ibrahim Kalin në Tëitter. Austria i sulmon komunitetet myslimane që të “nxjerrë prej kësaj kapital të lirë polit..

Read More »

Samiti Trump-Kim, mediat e Koresë së Veriut: Raport të ri me SHBA

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut në artikujt e tyre kanë shtruar sot mundësinë që vendi i izoluar të “krijojë një raport të ri” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hipoteza vjen një ditë para se Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump për bisedimet historike. Komentet shënojnë një ndryshim në ton nga Koreja e Veriut pas dekadave të armiqësisë ndaj SHBA. Ndërkohë Trump ka thënë se ai është i “emocionuar pozitivisht” për samitin e nesërm në Singapor. Trump shkroi të hënën në mëngjes në rrjetet sociale se “një ndjenjë pozitive qarkullon në ajër”. Ai shpreson se takimi do të fillojë një proces që përfundimisht e sheh Kim të heqë dorë nga armët bërthamore. Por perspektiva e Koresë së Veriut ka qenë gjithnjë më e errët. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut zakonisht nuk raportojnë për aktivitetet e liderit në kohë reale, dhe takimi i nivelit të lartë është përmendur deri tani vetëm si një përmbledhje. Redaksia në Rodong Sinmun konfirmo..

Read More »

G7 sjell luftë tregtare, Trump sulmon ashpër aleatët kryesorë të Amerikës

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkarkuar një varg cicërimash në Twitter ku i zemëruar kritikon ashpër aleatët më të afërt të Amerikës, vetëm disa orë pas largimit të beftë nga takimi aspak konstruktiv dhe shumë i komentuar si përçarës i G7-s në Kanada. Trump tha se SHBA paguan “afërsisht të gjitha kostot e NATO-s” për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve që “e rrjepin Amerikën në tregti”. “Tregtia e drejtë tani duhet të quhet tregtia e budallenjve”, shtoi ai në përgjigje të kërcënimit të tarifave të reja kundër SHBA-ve. Sorry, we cannot let our friends, or enemies, take advantage of us on Trade anymore. We must put the American worker first! — Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 11, 2018 Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka premtuar veprim hakmarrës muajin e ardhshëm lidhur me tarifat e SHBA për çelikun dhe aluminin. Trump gjithashtu e ka sulmuar personalisht Trudeau, duke thënë se kryeministri kanadez është “shumë i pandershëm dhe i dobët”. Në Kebek ku u mbajt samiti i ..

Read More »

Një avion luftarak i SHBA-ve rrëzohet në det në Japoni

Një avion luftarak F-15 Eagle i SHBA-së është rrëzuar në det pranë ishullit japonez të Okinawas. Lajmin e ka konfirmuar ushtria amerikane duke sqaruar se piloti u hodh nga avioni para rrëzimit dhe është shëndoshë e mirë. Avioni njoftohet se u ngrit nga baza ajrore Kadena në Okinawa dhe u rrëzua rreth 80 kilometra nga bregu. Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Itsunori Onodera tha se incidenti është duke u hetuar. “Aksidentet e avionëve ushtarakë amerikanë po ndodhin në mënyrë të përsëritur. Do të dëshironim të vazhdojmë të kërkojmë sigurinë e fluturimit”, tha ministri, siç citohet nga agjencia e lajmeve Kyodo. Ndërkohë, Guvernatori i Okinawas Takeshi Onaga, i cili më parë udhëhoqi një tubim kundër bazave ushtarake amerikane në ishull, tha se incidente të tilla po rrezikojnë të ardhmen e ishullit. “Ne nuk mund të përmbushim përgjegjësitë tona për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre nëse një situatë e tillë bëhet normë”, tha ai. “Unë nuk mendoj se ka një vend si ky në mesin e vendeve të zhvi..

Read More »

Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det, Italia e Malta mbyllin portet

Një anije shpëtimi me 629 emigrantë në bord ka mbetur të mes të detit Mesdhe pasi ministri i ri italian i brendshëm nuk i dha leje që të ankorojë në portet e Italisë. Duket se Matteo Salvini po mban një premtim të fushatës për të ndaluar ankorimin në Itali të anijeve që sjellin emigrantë, qofshin këto anije humanitare. Pikërisht për një të tillë bëhet fjalë, anija Aquarius e organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee, e cila shpëtoi qindrat e emigrantëve në ujërat libiane. Por ministri i brendshëm Salvini tha se është Malta që duhet t’i marrë ata emigrantë, diçka që është hedhur poshtë nga autoritetet Malteze. “Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia”, deklaroi Salvini. Por sipas autoriteteve malteze, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Për me tepër, Mal..

Read More »

Baskët, zinxhir-njerëzor për të kërkuar Pavarësinë nga Spanja

Rreth 175 mijë njerëz morën pjesë në zinxhirin njerëzor të organizuar nga rajonet baske për të kërkuar një referendum mbi shkëputjen nga Spanja. Nisma ka arritur shifra rekord, duke pasur parasysh se “gjarpri” ka tejkaluar 200 kilometra gjatësi mes San Sebastian, Bilbao dhe Vitoria. Përveç separatistëve baskë, një grup i madh aktivistësh katalanas morën pjesë në demonstratën e promovuar nga shoqata Gure Esku Dago. Ngjashëm me situatën në Katalonjë, qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo referendum do të ishte i paligjshëm. Neni 2 i kushtetutës spanjolle flet për unitetin e pandryshueshëm të kombit spanjoll, dhe një përpjekje për mbajtjen e referendumit për pavarësi në Katalonjë, vitin e shkuar, u pasua nga një reagim i ashpër i qeverisë qendrore, e cila mori në duar kontrollin e rajonit. Ish-kryeministri Mariano Rahoi, që më herët është kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi krizën katalane, u rrëzua nga posti pas një mocioni mosbesimi në parlament më 1 qershor. Mocioni i iniciuar ng..

Read More »

Spanjë, shpëtohen mbi 300 emigrantë në Detin Mesdhe

Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se kanë arritur të shpëtojnë 334 migrantë dhe kanë nxjerrë nga ujërat e Detit Mesdhe katër trupa të pajetë. Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se migrantët po udhëtonin nga Afrika për në Evropë me nënte anije të ndryshme. Në një anije, autoritetet spanjolle kanë gjetur katër trupa të pajetë, së bashku me 49 migrantë. Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se shkaku i vdekjes së këtyre migrantëve ende nuk është përcaktuar. Të shtyrë nga konfliktet e dhunshme dhe varfëria ekstreme, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika tentojnë të arrijnë në Evropë çdo vit, duke kaluar Mesdheun. Shumica e anijeve me të cilat ata udhëtojnë nuk i plotësojnë kushtet për udhëtime të tilla dhe qindra migrantë humbin jetën çdo vit në Mesdhe. Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 785 migrantë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë përmes Mesdheut. 10 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »