Bota

Kubë, avioni me 104 persona rrëzohet gjatë ngritjes; dyshohet për viktima

Një avion i linjës së transportit udhëtar me 104 persona është përplasur gjatë ngritjes në aeroportin e kryeqytetit kuban, Havanë. Sipas asaj që shkruan shtypi lokal, bëhet fjalë për një “Boeing 737” të kompanisë “Cubana de Aviaciòn” me drejtim në Holguìn. Në bord ndodheshin mbi 100 pasagjerë dhe dyshohet se ka shumë persona të vdekur. Incidenti ka ndodhur në pistën e terminalit 1, në aeroportin ndërkombëtar “José Martì”. Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve. “Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur. Presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel, në një deklaratë për shtyp, ka njoftuar se rrëzimi i avionit ka shkaktuar “një numër të lartë viktimash. Ka ndodhur një aksident ajror. Lajmet nuk janë inkurajuese”, – s..

Read More »

Erdogan, thirrje botës arabe: Të mbështesim të Palestinën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje botës myslimane që të mbështes palestinezët. Erdogan ishte kritik ndaj zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Aviv për në Jerusalem. Turqia shpalli tri ditë zie pasi forcat izraelite të sigurisë vranë dhjetëra protestues palestinezë. Duke iu drejtuar mijëra mbështëtësve që mbanin flamuj turq e palestinezë, në lagjën Yenikapi të Stambollit. “Nëse bota myslimane qëndron kundër mizorisë në Gaza, pavendosmëria e Izraelit nuk do të zgjasë”, tha Erdogan. 18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Teksas, ja kush është autori i masakrës në shkollë (Foto)

Është 10 të vdekur (9 nxënës dhe një mësues) dhe 12 të plagosur, sipas mediave lokale, bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Santa Fe, në Teksas. Disa dëshmitarë kanë treguar se kanë parë një të ri të armatosur të hyjë në klasa e të qëllojë. Policia ka arrestuar autorin dhe ai është, Dimitrios Pagourtzis, një nxënës 17-vjeçar. Së bashku me të, është ndaluar edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor. “Fatkeqësisht më duhet ta nis duke shprehur trishtimin dhe dhimbjen tonë për masakrën në shkollën e mesme ‘Santa Fe’ në Teksas, që ndodhi para pak çastesh. Kjo po ndodh prej shumë kohësh në vendin tonë, prej shumë vitesh dhe dekadash. U shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë të gjithë atyre që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm: studentëve, prindërve, mësuesve dhe personelit në shkollë. Administrata ime është e vendosur të bëjë gjithçka në fuqitë e saj për të mbrojtur studentët tanë, për të siguruar shkollat dhe për t’i mbajtur armët larg duarve të atyre që p..

Read More »

Kubë, avioni përplaset gjatë uljes në Havanë

Një avion i linjës së transportit është përplasur gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit kuban, Havanë. Sipas asaj që shkruan shtypi lokal, bëhet fjalë për një “Boeing 737” të kompanisë “Cubana de Aviaciòn” me drejtim në Holguìn. Në bord ndodheshin mbi 100 pasagjerë dhe dyshohet se ka shumë persona të vdekur. Incidenti ka ndodhur në pistën e terminalit 1, në aeroportin ndërkombëtar “José Martì”. Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve. “Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur. 18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

NATO: Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha Zërit të Amerikës se Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë duke shtuar numrin e trupave në krahun e saj lindor dhe në vendet baltike. Zoti Stoltenberg ishte në Uashington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, me të cilët diskutoi mes të tjerash rreth rritjes së shpenzimeve ushtarake të NATO-s. Ai i bëri komentet në një intervistë me kolegen e shërbimit serb të Zërit të Amerikës Jela de Franceschi: Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Rusia është bërë më agresive prandaj Aleanca po përgjigjet duke shtuar përforcimet, më të mëdhatë që nga Lufta e Ftohtë. “Kjo po bëhet duke shtuar trupat në lindje të Aleancës dhe në vendet baltike, në Poloni por edhe me gatishmëri më të lartë të forcave tona. Ne duhet të bëjmë më shumë në këtë aspekt dhe të rrisim gatishmërinë e forcave tona gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik në Bruksel,” tha zoti Stoltenberg. Ai tha se Moska po inve..

Read More »

Masakër në Teksas, vriten të paktën 10 studentë në një shkollë

Është të paktën 10 të vdekur dhe disa të plagosur bilanci provizor i të shtënave me armë zjarri të ndodhur në një shkollë të mesme në Santa Fe, prajani Hjustonit në Teksas të SHBA-ve. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke izoluar zonën, ndërsa që autoritetet e shkollës kanë dhënë alarmin “lockdown”, ose mbylljen e shkollës. Disa dëshmitarë i kanë treguar CNN që kanë parë një njeri të armatosur duke hyrë në një klasë, ku ka nisur të qëllojë. Janë ndaluar dy persona, ku njëri mes tyre dyshohet se është autori. Ndërkohë është gjetur edhe një sasi lënde eksplozive dhe kanë nisur hetimet. “Distrikti ka nisur procedurën e izolimit për të siguruar njerëzit që ndodhen në ndërtesë nga disa të shtëna”, – lexohet në faqen zyrtare në “Facebook” të institutit. Sipas disa lajmeve të pakonfirmuara, ka pasur një shkëmbim zjarri mes autorit dhe policisë. Të shtënat kanë nisur pesë minuta pas një ushtrimi stërvitur ndaj të shtënave të zjarrit: kështu është shprehur në një bisedë telefonike me CNN Angel..

Read More »

Të shtëna me armë në një shkollë në Teksas, 8 të vdekur

Është të paktën tetë të vdekur dhe disa të plagosur bilanci provizor i të shtënave me armë zjarri të ndodhur në një shkollë të mesme në Santa Fe, prajani Hjustonit në Teksas të SHBA-ve. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke izoluar zonën, ndërsa që autoritetet e shkollës kanë dhënë alarmin “lockdown”, ose mbylljen e shkollës. Disa dëshmitarë i kanë treguar CNN që kanë parë një njeri të armatosur duke hyrë në një klasë, ku ka nisur të qëllojë. Agresori është ndaluar. “Distrikti ka nisur procedurën e izolimit për të siguruar njerëzit që ndodhen në ndërtesë nga disa të shtëna”, – lexohet në faqen zyrtare në “Facebook” të institutit. Sipas disa lajmeve të pakonfirmuara, ka pasur një shkëmbim zjarri mes autorit dhe policisë. Të shtënat kanë nisur pesë minuta pas një ushtrimi stërvitur ndaj të shtënave të zjarrit: kështu është shprehur në një bisedë telefonike me CNN Angelica Martinez, një studente e një shkolle. “Dita filloi normalisht, kishim mbaruar orën e parë dhe pastaj ra alarmi që k..

Read More »

270 emigrantë bllokohen në Bosnje

Disa autobusë me rreth 270 emigrantë kryesisht nga vendet që janë në gjendje lufte, Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, përfshirë këtu edhe fëmijë janë ndaluar në Bosnje dhe Hercegovinë. Autoritetet transportonin emigrantë nga Sarajeva, drejt një qendre për azilkërkuesit pranë qytetit jugperëndimor të Mostarit, por autoritetet rajonale nuk i lejuan të hyjnë. Autobusët u kthyen në rrethin e Sarajevës dhe mbetën të bllokuar në një rrugë malore. Mediat lokale të Bosnjës raportuan se 18 fëmijë gjenden në mesin e këtyre emigrantëve të cilët janë në gjendje jo të mirë, të frikësuar dhe të hutuar. Ministri i brendshëm, Dragan Mektiç tha se ndalimi i autobusëve është i paligjshëm dhe se rrezikon rendin kushtetues të Bosnjës. Ai gjithashtu e quajti këtë ndalesë si “grusht shtet”. Peter Van Der Auweraert, shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Bosnje, tha se emigrantët do të transportoheshin në një kamp ku kishte vend për të fjetur, shërbime mjekësore dhe ushqim. 18 maj 2018 (gaz..

Read More »

Belgjikë, policia ndjek furgonin me emigrantë, gjen 2-vjeçaren të vdekur

Një vajzë dyvjeçare e gjetur me lëndime fatale pas një ndjekje policore në Belgjikë, vdiq nga një plagë me armë zjarri në fytyrë, thonë prokurorët. Vajza ishte në një furgon që mbante rreth 30 emigrantë kurdë të cilët u ndoqën për një orë në Belgjikën jugore. Një zëdhënës i policisë tha se nuk e dinte nëse goditja fatale për vajzën kishte ardhur nga një plumb i qëlluar nga pistoleta e një oficeri policie. Një raport fillestar nga shërbimet emergjente kishte deklaruar gabimisht se shkaku i vdekjes ishte një dëmtim kokë. “Autopsia përcaktoi shkakun e vdekjes dhe ai ishte një plumb që i kishte hyrë në faqe”, tha prokurori Frederic Bariseau për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se policia nuk mund të konfirmonte se kush e kishte qëlluar plumbin. Quelques tentes sont en train d’être détruites, les hommes sont fouillés en silence lors de l’#opération CRS à #GrandeSynthe autour du gymnase où logent des #migrants. pic.twitter.com/kdzznKtquV — Elisa Perrigueur (@ElisaPerrigueur) May 17,..

Read More »

Ish-spiuni Sergei Skripal del nga spitali 2 muaj pas helmimit

Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit, dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe. 66-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë pranë një stoli në qytet më 4 mars, me vajzën e tij Julia. Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit rus Novichok. E bija e tij, Julia Skripal doli nga spitali më 9 prill dhe u zhvendos në një vend të sigurt. Drejtoresha e infermierisë Lorna Ëilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”. Ajo shtoi: “Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodhë larg spitalit”. Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të furishëm” dhe “të neveritshëm”. Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”. 18 maj 2018 (gazeta-Shqip.c..

Read More »