Bota

Trump arrin në Singapor për samitin historik me Kim Jong-un (VIDEO)

Gjatë paradites në Singapor zbarkoi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ndërsa mbrëmja i është rezervuar ardhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Të dy liderët, që do të zhvillojnë një takim historik të martën më 12 qershor ndodhen tashmë në shtetin ishullor. Trump u ul në Paya Lebar Airbase në bordin e avionit presidencial Air Force One, pasi braktisi në mes punimet e samitit të G7 në Kanada. Në një postim në Tëitter gjatë fluturimit të tij, Trump kishte përsëritur optimizmin e tij se samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut do të jetë një sukses. 1 of 15 “Unë jam rrugës për në Singapor, ku kemi një shans për të arritur një rezultat vërtet të mrekullueshëm për Korenë e Veriut dhe Botën. Me siguri do të jetë një ditë emocionuese dhe unë e di që Kim Jong-un do të punojë shumë për të bërë diçka që rrallë është realizuar më parë … Të krijojë paqe dhe begati të madhe për tokën e tij. Pres me padurim ta takoj atë dhe të kem një ndjenjë se kjo mundësi nuk do të h..

Read More »

Samiti i G7-ës, SHBA-të: U tradhtuam nga Kanadaja!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ka dhënë udhëzime që zyrtarët amerikanë të mos e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të shtatë udhëheqësve që morën pjesë në takimin dyditor të G7-ës në Kanada. Ai përmendi deklaratat e bëra pas largimit të tij, nga Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau. “Shumë i pasinqertë dhe i dobët”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter, si reagim ndaj deklaratës së zotit Trudeau se tarifat e reja amerikane për aluminin dhe çelikun janë “ofenduese”. Presidenti Trump shkruajti më tej se “bazuar në deklaratat false të Justinit gjatë konferencës së tij për shtyp, dhe për faktin se Kanadaja ka imponuar tarifa të mëdha ndaj produkteve të fermerëve, punëtorëve dhe kompanive amerikane, unë kam udhëzuar përfaqësuesit amerikanë të mos e mbështesin deklaratën e përbashkët, ndërkohë që do të shqyrtojmë edhe tarifat ndaj automobilëve që kanë vërshuar drejt tregut amerikan”. Ndërkohë ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila ka akuzuar kryeministri..

Read More »

Donald Trump arrin në Singapor për samitin historik me Kim Jong-un (VIDEO)

Gjatë paradites në Singapor zbarkoi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ndërsa mbrëmja i është rezervuar ardhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Të dy liderët, që do të zhvillojnë një takim historik të martën më 12 qershor ndodhen tashmë në shtetin ishullor. Trump u ul në Paya Lebar Airbase në bordin e avionit presidencial Air Force One, pasi braktisi në mes punimet e samitit të G7 në Kanada. Në një postim në Tëitter gjatë fluturimit të tij, Trump kishte përsëritur optimizmin e tij se samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut do të jetë një sukses. “Unë jam rrugës për në Singapor, ku kemi një shans për të arritur një rezultat vërtet të mrekullueshëm për Korenë e Veriut dhe Botën. Me siguri do të jetë një ditë emocionuese dhe unë e di që Kim Jong-un do të punojë shumë për të bërë diçka që rrallë është realizuar më parë … Të krijojë paqe dhe begati të madhe për tokën e tij. Pres me padurim ta takoj atë dhe të kem një ndjenjë se kjo mundësi nuk do të humbet! ” ..

Read More »

Vonesat me Brexit, konservatorët kërcënojnë May-n me “grusht shteti”

Konservatorët e Brexit në Britaninë e Madhe janë të përgatitur të detyrojnë një votim mosbesimi për kryeministren Theresa May kur drafti për largimin nga BE të bëhet zyrtarisht një ligj i Kushtetutës së vendit. Deputetët e Partisë Konservatore janë të zemëruar me trajtimin që Theresa May po i bën negociatave të Brexit. Sipas mediave britanike, kryeministrja sot është paralajmëruar se “të gjitha kartat do të luhen” me udhëheqjen e saj, sapo legjislacioni i Brexit të sigurohet. Mbështetësit e Brexit të dëshpëruar po shqyrtojnë një “grusht shteti” pasi frikësohen se Britania e Madhe do të mbetej me rregullat doganore të BE-së edhe në zgjedhjet e ardhshme. Por ata do të veprojnë vetëm pasi të votohet ligji për largimin nga BE-ja, i cili ka gjasa të ndodhë në javët e ardhshme. Njëri prej tyre ka thënë: “Fokusi afatshkurtër është marrja e pëlqimit mbretëror për projektligjin para se të pushojmë për verën. Një fushëbetejë kryesore do të jetë që deputetët të angazhohen për t’i dhënë parlame..

Read More »

G7, Franca ‘shpërthen’ ndaj Trump: I varur nga zemërimi dhe jokonsistent

Samiti i G7-s në Kanada ishte një nga më të vështirët në histori, teksa kryeneçësia e Donald Trump triumfoi mbi bisedimet për të arritur një marrëveshje për tarifat amerikane të çelikut, të cilat duket se po krijojnë një hendek të thellë mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj, si vendet e BE-së dhe Kanadaja. Sikur të mos mjaftonte urdhri ndaj këshilltarëve të tij për të tërhequr firmën nga deklarata e përbashkët, pasi kishte marrë avionin për në Singapor, Trump në Twitter ofendoi rëndë kryeministrin mikpritës të samitit, Justin Trudeau dhe ky veprim është dënuar ashpër nga liderët e tjerë pjesëmarrës. Pavarësisht afrimitetit në dukje, ka qenë Franca e drejtuar nga Emnauel Macron, ajo që ka “shpërthyer” kundër veprimeve të Trump, duke e cilësuar presidentin e SHBA-ve si njeri aspak konsistent. “Sjellja e Shteteve të Bashkuara në G7 ishte jokonsistente dhe jokoherente”, mësohet të ketë komentuar qeveria franceze vendimin e Donald Trump për të tërhequr aderimin në deklaratën përfundimtare të ..

Read More »

Ata diktojnë mekanizmat e botës, njihuni me protagonistët e fotos së rrallë të G7-s

Dihej që përpara sesa të zhvillohej se samiti i radhës i G7-s do të ishte i tensionuar dhe tejet i vështirë, por më shumë sesa pritshmëritë, këtë e vërteton një foto e publikuar nga llogaria zyrtare në Instagram e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Një foto ku të gjithë pjesëmarrësit shfaqen në këmbë, rreth tryezës ku qëndron i ulur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Por cilët janë personat e shfaqur në foto? 1-Donald Trump, president i Amerikës: Trump tronditi aleatët e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Bashkimin Europian, Meksikën dhe Kanadanë, kur shpalli së fundi vendosjen e tarifave të importeve të çelikut dhe aluminit nga këto vende, respektivisht me 25% dhe 10%. Aleatët nuk qëndruan duarkryq dhe kërcënuan për masa hakmarrëse, një mosmarrëveshje që mbizotëroi edhe në samit, duke e lënë presidentin amerikan shpeshherë të izoluar. Trump u largua më herët nga të tjerët, duke u ankuar se Amerika i ngjante një “arke kursimi të cilën po e zhvasnin të gjithë”. Por, gjit..

Read More »

Takimi historik me Trump, Kim jong-un mbërrin në Singapor (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në Singapor për takimin e tij me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, të planifikuar për tu mbajtur të martën më 12 qershor. Takimi historik midis dy liderëve do të zhvillohet në ishullin e vendpushimeve luksoze, Sentosa. Kjo është hera e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut do të takojë një president të SHBA. Para se të nisej për në Singapor, Trump e përshkroi samitin si një “shans të vetëm” për paqe dhe tha se të dy ishin në “një territor të panjohur në kuptimin e vërtetë të fjalës”. Ndërkohë ishte ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, i cili njoftoi mbërritjen e Kim Jong-un, duke shkruar poshtë një fotoje në Tëitter se Kim sapo shkeli në ishull. Uashingtoni shpreson se takimi do të nisë një proces që përfundimisht e sheh Kim të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. Të dy liderët kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me ulje ngritje gjatë 18 muajve të fundit, duke shkëmbyer fyerje dhe du..

Read More »

Trump kërkoi rikthimin e G8-s me Rusinë, Putin: Ne kurrë nuk u larguam!

Donald Trump doli dje kundër të gjithëve në samitin e G7-s në Kanada, duke kërkuar hapur rikthimin e Rusisë në grupin e fuqive më të mëdha globale, 4 vite pas aneksimit të Krimesë, gjë që solli edhe daljen e saj. Më vonë thirrjes së Trump iu bashkua edhe kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, por ajo çka mori vëmendjen e gjithë botës është përgjigja e presidentit rus Vladimir Putin për thirrjen e homologut të tij amerikan. “Rusia nuk ia ka kthyer kurrë shpinën G8-s (tani G7)”, tha Vladimir Putin, duke folur në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO). “Sidoqoftë, ky i fundit është më i fortë në disa aspekte, duke përfshirë edhe barazinë e fuqisë”, shtoi ai. “Sa për kthimin e Rusisë në [G7, G8] – ne nuk jemi larguar kurrë prej saj”, theksoi Putin. Ai tha se “kolegët dikur refuzuan të vinin në Rusi për shkak të arsyeve të njohura, por do të jemi të lumtur t’i shohim të gjithë në Moskë”. Deklaratat e Putin janë bërë në mbledhjen e SCO, e cila përfundoi menjëherë pas samit..

Read More »

Trump befason samitin e G7-s, tërheq firmën nga deklarata e përbashkët

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri. Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara. Komunikata e përbashkët, e cila bënte thirrje për një sistem tregtie të bazuar në rregulla, u nënshkrua nga të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht tensioneve mbi tarifat amerikane ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u zotua më tej se do të nxiste ndërmarrjen e tarifave hakmarrëse duke nisur nga 1 korriku. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai e përshkroi si ofendues vendimin e Trumpit për të ndërlidhur shqetësimet mbi sigurinë kombëtare si justifikim ndaj tarifave që ka vendosur ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian. “Me keqardhje të madhe, por njëkohësisht me qartësinë absolute e vendosmëri, ne do të ecim përpara duke vendosur masa hakmarrëse nga 1 korriku, – deklaroi Trudeau. – Kanadezët ..

Read More »

Trump: Takimi i së martës, shansi i vetëm i Kim për paqe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se takimi i javës së ardhshme me Kim Jong-un është një “shansi i vetëm” i Koresë së Veriut për paqe. Një takim midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut do të zhvillohet të martën më 12 qershor në Singapor. Trump teksa largohej nga samiti i G7-ës e përshkroi samitin si një “mision paqeje”, por tha se të dy liderët ishin në një “territor të panjohur negociatash në kuptimin më të vërtetë të fjalës”. Trump gjithashtu tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të bënte “diçka shumë pozitive për popullin e tij, për veten dhe për familjen e tij”. Uashingtoni shpreson se bisedimet do të fillojnë një proces që përfundimisht sheh Kim të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. Të dy liderët kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me ulje-ngritje gjatë 18 muajve të fundit. Ata më në fund do të dalin ballë për ballë të martën në mëngjes në një hotel në ishullin turistik të Sentosës, me takimin që do të shënojë herën e parë që një udhëheqës ..

Read More »