Bota

Fatura 40 mld paund e Brexit, ish-ministri i Britanisë: Le ta paralizojmë BE-në

Ish-ministri i Punës dhe pensioneve në Britani, Iain Duncan Smith ka kërkuar që negociatorët e vendit për çështjen e Brexit të marrin një “guxim serioz” dhe të tërheqin faturën prej 40 miliardë paund jashtë tryezës së bisedimeve me BE-në, deri në momentin që vendet e bllokut të ndalojnë ngacmimet ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Iain Duncan Smith tha se britanikët ishin të ngopur me qeverinë, duke mos shfrytëzuar ndikimin e vet, pas një serie koncesionesh për BE. Përfaqësuesi kryesor i Brexit i tha Julia Hartley-Breëer se Britania mund ta shtypte Bashkimin Evropian për të arritur qëllimet e veta nëse do të kishte nevojë për të. Smith dha mbështetjen e tij të plotë ndaj ministrit për Brexit, David Davis dhe kërkoi një qëndrim më agresiv dhe të ashpër në bisedimet me homologun e tij, Michel Barnier. Gjithë kjo lëvizje vjen pasi një regjistrim i zbuluar nga Boris Johnson zbuloi se Ministri i Jashtëm donte që kryeministrja May të ishte “më luftarake” në bisedimet e Brexit. Duke folur në tal..

Read More »

Lufta tregtare me BE, Trump surprizon nga samiti i G7: T’i japim fund tarifave

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pas samitit të G7, ka thënë për mediat se ai propozoi eliminimin e tarifave në bisedimet me anëtarët e tjerë në Kanada, pasi vendet e mëdha industriale luftuan për të zgjidhur dallimet në tregti. Trump tha se bisedimet me udhëheqësit e tjerë ishin “jashtëzakonisht produktive”, pavarësisht tensioneve mbi vendimin e tij për të vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit. Aleatët amerikanë ishin të zemëruar për këtë veprim, duke shtruar si shqetësim frikën nga një lufte tregtare globale. Trump e “braktisi’ samititn, pasi u nis drejt singaporti për një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Përpara se të largohej nga qyteti La Malbaie, në provincën e Quebec, Trump mohoi se samiti i G7 kishte qenë i diskutueshëm. “Asnjë tarifë, pa barriera kam thënë”, u shpreh ai. “Asnjë tarifë”, theksoi sërish presidenti amerikan, duke përshkruar takimet e tij me grupin e shtatë udhëheqësve si pozitiv “për nevojën për të pasur tr..

Read More »

Talibanët afganë shpallin armëpushim për Bajram

Talibanët afganë kanë njoftuar një armëpushim tre-ditor me forcat qeveritare, që përkon me festën e Fiter Bajramit në fund të javës që vjen, pas një armëpushimi të shpallur më parë nga qeveria. Ky është armëpushimi i parë i shpallur nga vetë talebanët, që nga koha kur ata vepruan për rrëzimin e qeverisë në vitin 2001, kur edhe ndodhi pushtimi nga SHBA. Talibanët thanë se do të ndalonin të gjitha sulmet gjatë pushimit, me përjashtim të forcave të huaja. Më parë, luftëtarët talebanë vranë dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë afgane. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha se lëvizja talebane ishte një mundësi që militantët të kuptonin se “fushata e tyre e dhunshme” nuk ishte “duke fituar zemrat dhe mendjet, por duke i larguar njerëzit afganë prej tyre”. Forcat qeveritare nuk do të ndalojnë luftimin e militantëve të tjerë që veprojnë në Afganistan, si grupi i Shtetit Islamik (ISIS), gjatë armëpushimit. Oferta e mëparshme e qeverisë për bisedime paqeje dhe armëpushim me talebanët s’ka ..

Read More »

Sinjal force ndaj SHBA, Macron lë shenjën e gishtit në dorën e Trump (FOTO)

Nuk ishte një takim për t’u vlerësuar për nga arritjet, ai midis Donald Trump dhe Emmanuel Macron në mbledhjen e G7 në Kanada, por presidenti francez, arriti të linte “shenjë” te homologu i tij. Ky ishte pa dyshim shtrëngimi më i vështirë i duarve për Macron me udhëheqësin amerikan, por “vula” e gishtit të madh të dorës së tij, ngeli e “stampuar” në dorën e Trump, në atë që u interpretua nga mediat si një kod, apo mesazh që presidenti francez donte të linte të nënkuptuar. Ata të dy thanë se kishte përparim në çështjen e diskutueshme të tarifave tregtare amerikane, por shtrëngimi i duarve sugjeroi se ata ishin larg nga të qenit në të njëjtën mendje. Macron ishte i pari që e preku prej krahu, duke e kapur Trumpin mbi bërryl. Më pas ai e ofroi dorën e tij për një shtrëngim duarsh. “Ai është miku im”, tha Trump, më në fund. “Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer që nga fillimi”, shtoi ai. 1 of 7 Sekonda kaluan derisa erdhi shtrëngimi i duarve.”Që nga fillimi”, u përpoq të theks..

Read More »

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Vjenë

Kremlini thotë se Vjena është një prej qyteteve ku mund të zhvillohet një takim i mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se Putin dhe Trump kanë diskutuar për një takim të tyre të mundshëm, gjatë një bisede telefonike në muajin mars dhe kanë biseduar për vendet se ku do të mund të mbahej ky takim. Sipas tij, kryeqyteti austriak është njëri prej opsioneve. Duke folur në qytetin kinez, Qingdoa, ku Putini po merr pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) Peskov tha se nuk ka marrëveshje konkrete dhe se për momentin nuk po zhvillohen diskutime specifike. Peskov shtoi se për këtë temë Putin ka diskutuar me kancelarin austriak, Sebastian Kurz më herët gjatë kësaj jave. Trump gjatë muajit mars kishte deklaruar se dy liderët do të takohen së shpejti, por që atëherë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përkeqësuar, për shkak të konfliktit në Siri dhe helmimit të is..

Read More »

Bullgaria do blejë avionë luftarakë nga aleatët e NATO-s

Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar një plan për të shpenzuar 2 miliardë dollarë për të blerë 150 makina ushtarake dhe 16 avionë të rinj luftarakë, të cilët do të zëvendësojnë avionët e prodhimit sovjetik MiG-29. Ky vendim vjen pas shqetësimeve të pilotëve ushtarakë të vendit, të cilët refuzuan që të fluturonin me avionët sovjetikë për shkaqe të sigurisë, pasi ata janë të vjetruar, duke përshpejtuar kështu kërkesat për blerjen e avionëve të rinj. Bullgaria i është bashkuar NATO-s më 2004, por çështja se me çfarë avionë do të zëvendësojnë avionët MiG ka vazhduar për më shumë se një dekadë. Bullgaria ka thënë se e ka ndërmend që të blejë avionë luftarakë nga Shtetet e Bashkuara, Portugalia, Italia, Franca, Suedia dhe Izraeli. Sipas planit të miratuar në Parlament, avionët që t’i blejë Bullgaria duhet të jenë në përputhje me standardet e NATO-s. 9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Mbyllja e xhamive në Austri, kryeministri turk: Shkelje e të drejtave

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve austriake për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e imamëve. Ai e cilësoi këtë si një veprim të gabuar, duke shtuar se është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare. “Është skajshmërisht i gabuar vendimi që është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, vlerat e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e komuniteteve pakicë”, tha Yıldırım. “Si mundet t’u besoj në Union një vendi të tillë të BE-së, zyrtarëve, me këtë mënyrë të të menduarit? Këtë ua lëmë evropianëve për të gjykuar. Pyes veten se çfarë do të propozojnë si vizion dhe objektiv të Unionit ata që nuk tolerojë njerëz që mendojnë ndryshe nga ata dhe se i përkasin një feje tjetër”, shtoi ai. 9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Samiti i G7, Trump kundër të gjithëve, anëtarët nuk pranojnë rifutjen e Rusisë

Pikëpamjet e ndryshme mes liderëve të vendeve të G7 ishin mjaft të dukshme që në ditën e parë të samitit. Presidenti Donald Trump bëri thirrje për rifutjen e Rusisë në grupin e vendeve të industrializuara, pas dëbimit të saj për aneksimin e Krimesë. Mirëpo, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se anëtarët e BE-së ishin të gjitha kundër idesë. Në takimin e sotëm ka vijuar dhe frika për tarifat tregtare të Trump. Pasi u takua me presidentin francez Macron, Trump tha se bëri një test të vogël kur vjen puna te tregtia, po shton se po punon për të. 9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde. Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se G7-ta ( grupi i vendeve më të industrializuara), duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar. Kjo deklaratë e Trump vjen katër vjet pas përjashtimit të Rusisë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada. “Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, tha Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj duke thënë se Rusia “po e përqendron vëmendjen e saj në formate të tjera, jashtë G7-ës”. Një zëdhënës i qeverisë italiane tha se Roma pajtohet me Trump se Rusia duhet të jetë në grup. G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »