Brohoritjet në Strumicë, FIFA dënoi Shqipërinë me 30.000 franka, Maqedoninë me 6.000 franka

FIFA ka dënuar Federatën e futbollit të Shqipërisë me 30 mijë franka të Zvicrës, për shkak të brohoritjeve nacionaliste gjatë ndeshjes kualifikuese për botërorin në Rusi kundër Maqedonisë në Strumicë.

Fifa informon se Shqipëria është dënuar për skandime në baza nacionale nga ana e tifozëve musafirë gjatë ndeshjes në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. FSHF është dënuar edhe për mjete piroteknike nga tifozët mysafirë.

Në ndeshje tifozët mysafirë kanë brohoritur “UCK, UCK”, “Shqipëria e Madhe” dhe “Ilirida” dhe këto ishin evidentuar nga delegati ndeshjes, i cili kishte ngritur procedurë disiplinore.

Ndërkohë, Federata e futbollit të Maqedonisë është dënuar me 6000 franka, dhe vërejtje për skandimet politike nga tifozët vendës.