FIFA gjobë FSHF-së për sjelljen e gabuar të tifozëve, injorohen koret raciste të maqedonasve

FIFA gjobë FSHF-së për sjelljen e gabuar të tifozëve, injorohen koret raciste të maqedonasve[/caption]

Ditën e djeshme janë publikuar masat e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA në lidhje me ndeshjet e luajtura një muaj më parë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Shqipëria dhe FSHF-ja janë gjobitur me 30 mijë franga zvicerane për sjelljen e gabuar të tifozëve.

“Me 30 mijë franga zvicerane do të gjobitet Shqipëria për sjellje të pahijshme të tifozërisë së saj, për ndezjen e flakadanëve dhe koreve politike në ndeshjen me Maqedoninë dhe futjen e tyre me vonesë si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën”, shkruhet në njoftim. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por FIFA nuk e ka gjobitur Maqedoninë për koret e saj antishqiptare dhe për racizmin që tifozët e pranishëm në stadium shfaqën ndaj kuqezinjve.