Hasani dhe Nestorovski: Ndaj Italisë për rezultat pozitiv (VIDEO)

Hasani dhe Nestorovski: Ndaj Italisë për rezultat pozitiv (VIDEO)

Hasani dhe Nestorovski: Ndaj Italisë për rezultat pozitiv (VIDEO)
Hasani dhe Nestorovski: Ndaj Italisë për rezultat pozitiv (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në përbërje të kompletuar ka vijuar përgatitjet për ndeshjen eliminatore kundër Italisë, këtë të premte në Torino. Në stërvitjen e ditës së martë ka marrë pjesë edhe Ezgjan Alioski, i cili kishte mbërritur të hënën në mbrëmje nga Anglia.

Lidhur me takimin ndaj “azurëve”, Ferhan Hasani tha se i pret një ndeshje e zorshme, por theksoi se pret rezultat të mirë.

“Normalisht se na pret një ndeshje e vështirë me Italinë, ne kemi luajtur edhe më herët me ta. Ata janë ekip më kualitativ, kanë lojtarë të mëdhenj, por ne nuk do të dorëzohemi prej përpara. Ne edhe ndeshjen e parë kemi treguar se mund t’iu kundërvihemi ekipeve cilësore. Edhe në Torino do të japin më të mirën që të arrijmë një rezultat të mirë”, tha Hasani, duke shtuar se përkundër disa mungesave që kanë, italianët janë skuadër e fuqishme.

“Kemi kualitet dhe në vitin e fundit kemi zhvilluar disa ndeshje të shkëlqyeshme kundër reprezentacioneve të fuqishme, dhe mendoj se edhe Italisë prej përpara nuk do ti shkruhen pikët nga ndeshja e së premtes. Ata vetëm në mënyrë teorike mund të zënë vendin e parë, prandaj mendoj se në lojë do të hyjnë pa ndonjë ngarkesë. Nuk do të shkojmë për tu shëtitur, përkundrazi të arrijmë rezultat pozitiv”, tha Nestorovski.

Ekspedita e reprezentacionit të Maqedonisë të mërkurën paradite (ora 10:30) me aeroplan fluturon për në Torino, ku të premten (ora 20:45) do të zhvilloj ndeshjen kundër Italisë.