Heynckes konfirmon ofertën e Bayernit

Heynckes konfirmon ofertën e Bayernit

Heynckes konfirmon ofertën e Bayernit
Heynckes konfirmon ofertën e Bayernit
Heynckes konfirmon ofertën e Bayernit[/caption]

Jupp Heynckes ka konfirmuar se Bayern Munichu i ka kërkuar atij rikthimin në krye të ekipit bavarez deri në fundin e edicionit, por thotë se asgjë nuk është firmosur ende, transmeton zeri.info

72-vjeçari ishte larguar nga gjigandi gjerman në vitin 2013 pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.

“Ende nuk është asgjë e qartë apo të nënshkruar. Unë duhet të analizoj të gjitha gjërat së pari. Katër vite e gjysmë kanë kaluar që prej largimit nga Bavaria dhe futbolli ka ndryshuar”, deklaroi Heynckes.

Bayern Munichu vendosi për shkarkimin e trajnerit Carlo Ancelotti gjatë javës së kaluar dhe momentalisht trajner i përkohshëm i bavarezëve është vendosur asistenti i italianit, Willy Sagnol./Zëri