Italia vjen në Shkodër edhe me… 4 Kupat e Botës

Italia vjen në Shkodër edhe me… 4 Kupat e Botës

Italia vjen në Shkodër edhe me… 4 Kupat e Botës
Italia vjen në Shkodër edhe me… 4 Kupat e Botës

Të hënën e 9 tetorit Shqipëria do të presë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kombëtaren e Italisë, e cila e ka fituar plot 4 herë Kupën e Botës. Një përballje kjo tepër interesante që ka ngjallur interesin e një numri të madh tifozësh, të cilët pritet të mbushin shkallët e stadiumit.

Nëpërmjet një iniciativë të përbashkët të ndërmarrë nga Ambasada Italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, mësohet se bashkë me stafin dhe lojtarët do të mbërrijnë edhe 4 Kupat e Botës që Italia ka fituar në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006.

Kupat do të ekspozohen në ambientet e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku sportadëshësit shkodranë dhe jo vetëm, do të kenë mundësi t’i shohin dhe të pozojnë me to. 4 Kupat do të qëndrojnë të hapura në këtë ekspozitë si për mediat ashtu edhe për publikun e gjerë që nga ora 12.00 deri në orën 19.00. Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët.