Kosova/Bunjaki publikon listën:Pret befasi ndaj Ukrainës dhe Islandës

Kosova/Bunjaki publikon listën:Pret befasi ndaj Ukrainës dhe Islandës

Kosova/Bunjaki publikon listën:Pret befasi ndaj Ukrainës dhe Islandës
Kosova/Bunjaki publikon listën:Pret befasi ndaj Ukrainës dhe Islandës
Kosova/Bunjaki publikon listën:Pret befasi ndaj Ukrainës dhe Islandës[/caption]

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”. Në tetë ndeshjet e deritashme ka vetëm një barazim, në hapje të kësaj gare, në Turku, me Finlandën, me rezultatin 1-1, por të gjitha të tjerat i ka humbje. Kosova është e fundit në grup me një pikë, por synon që ta befasojë Ukrainën (në Shkodër) dhe Islandën (në Reikjavik). Trajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, shpalli listën e futbollistëve për sfidën e 6 tetorit me Ukrainën dhe të 9 tetorit me Islandën, kur edhe mbyllet perdja e fazës së grupeve për kualifikime. “Mund te befasojmë në dy ndeshjet. Në ndeshjen me Ukrainën do të luajmë për fitore. Është një kundërshtar që na përshtatet, por është shumë i rrezikshëm. Nëse pjesën e parë e mbyllim 0-0, në të dytën mund të ndodhë gjithçka”, – tha Bunjaki, i cili në dy ndeshjet e radhës nuk do të mund të llogaritë lojtarë si: Benjamin Kololli, Herolind Shala, Arbër Zeneli e Enis Alusi, që janë  të lënduar. Pas një kohe rikthehet në kombëtare edhe Flamur Kastrati, ndër shënuesit më të mirë në Norvegji.

Lista:

Portierë:Samir Ujkani (Cremonese), Visar Bekaj (Prishtina), Bledar Hajdini (Trepça ’89).

Mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Muescron), Alban Pnishi (Grasshoppers), Ardin Dallku (Vorskla Poltava), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lear Paçarada (Sandhausen), Lirim Kastrati (Roma).

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Besar Musolli (Kukësi), Bernard Berisha (Akhmat), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Salzburg), Flamur Kastrati (Sandefjord), Donis Avdijaj (Schalke 04), Milot Rashica (Vitesse), Bersant Celina (Ispwich);

Sulmues: Elbasan Rashani (Odd), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed) e Vedat Muqiri (Gencelerbirligi).