Polonia siguron Botërorin, fiton Anglia

Polonia siguron Botërorin, fiton Anglia

Polonia siguron Botërorin, fiton Anglia
Polonia siguron Botërorin, fiton Anglia

Polonia ka siguruar kualifikimin direkt në Botëror pas fitores 4-2 në shtëpi ndaj Malit të Zi, raporton zeri.info

Krzysztof Maczynski (6’), Kamil Grosicki (16’), Robert Lewandowski (85’) dhe Filip Stojkovic (87), i cili realizoi në portën e gabuar, shënuan për vendasit, kurse golat për malazezët i shënuan Stefan Mugosa (78’) dhe Zarko Tomasevic (83’).

Me këtë fitore Polonia siguron vendin e parë në grupin E dhe kualifikohet në Botërorin “Rusia 2018”.

Në vendin e dytë të këtij grupi është renditur Danimarka, e cila do të luaj në ndeshjen e barazhit. Danezët barazuan 1-1 ndaj Rumanisë. Christian Eriksen (60’) nga penaltia shënoi për danezët, kurse rezultatin e barazoi Ciprian Ioan Deac (88’).

Anglia, e cila kishte siguruar kualifikimin në Botëror të enjten, ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Lituania. Golin e vetëm për anglezët e ka realizuar Kane (27’) nga penaltia. /Zëri