Ramosi për Piquen: Shpresoj të jetë mbush me mend

Ramosi për Piquen: Shpresoj të jetë mbush me mend

Ramosi për Piquen: Shpresoj të jetë mbush me mend
Ramosi për Piquen: Shpresoj të jetë mbush me mend

Komplikimi me Kataloninë nuk ka mundur të vij në një moment më të vështir për reprezentacionin e Spanjës, pikërisht grumbullimit për ndeshjet eliminatore. Nga tifozët spanjoll në stërvitjen e stuhisë së kuqe.  qëndron aty se në mënyrë direkte i involvuar në ‘revolucion’ për pavarësi të Katalonisë është edhe Gerrard Pique. Ai doli haptazi dhe votoi për ndarje të krahinës, ndërsa keq i është kthyer nga tifozët spanjoll në stërvitjen e fundit të “stuhisë së kuqe”. “Pique jashtë”, “Më villet nga ju”, “Pique largohu nga Spanja dhe reprezentacioni”, ishin disa nga sloganet e publikut drejtuar mbrojtësit. Ai dhe më herët ishte në shënjestër të tifozëve spanjoll, por atëherë në mbrojtje i dilte Sergio Ramos. Tani as ai nuk është i disponuar për diçka të tillë.

“Nuk e di përse po habitet që i vërshëllejnë. I kam thënë edhe më herët se nuk është e logjikshme që përzihej. Gjithsesi se do ti dalim në mbështetje, por e them se nuk më befason ajo që i ndodhi në stërvitje. Shpresoj se në të ardhmen do të sillet më mirë”, tha Ramos.