Kosova, finaliste për Ukrainën e Shevchenkos

Shevcehenko: Kosova, finaliste për Ukrainën e Shevchenkos

Kosova, finaliste për Ukrainën e Shevchenkos
Kosova, finaliste për Ukrainën e Shevchenkos

Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina janë në luftë të rreptë për ta kaluar Grupin I kualifikues për botërorin “Rusia 2018”, pjesë e të cilit është edhe Kosova.

“Dardanët” të premten do të takohen në Shkodër me Ukrainën, së cilës i duhet fitorja si “peshkut uji”, shkruan sot gazeta Zëri.

Madje përzgjedhësi ukrainas, Andriy Shevchenko, e vlerëson si një finale ndeshjen me Kosovën, ani pse skuadra e Albert Bunjakit është e fundit në grup me 7 humbje e vetëm 1 barazim.

“I kemi dy finale deri në fund të këtij cikli kualifikues. Finalja e parë është ndaj Kosovës dhe njëherësh kjo është ndeshja më e rëndësishme, të cilën duhet ta fitojmë. Këtë e dinë mirë futbollistët tanë sepse nuk kemi opsion tjetër”, ka deklaruar Shevchenko. Pas Kosovës, Ukraina e pret Kroacinë.

“Jemi të motivuar për të fituar ndaj Kosovës. Dy ndeshjet e fundit e vendosin fatin tonë. Prioritet yni mbetet vendi i parë në grup”, ka theksuar ai.

Aktualisht Kroacia është e para me 16 pikë, sa ka edhe Islanda që është e dyta.

Kurse, Turqia dhe Ukraina kanë nga 14 pikë. Finlanda i ka shtatë sosh, kurse Kosova vetëm një pikë. /Zëri/