Shqipëri – Itali, këto janë masat që do të ndërmarrë policia

Shqipëri – Itali, këto janë masat që do të ndërmarrë policia

Shqipëri – Itali, këto janë masat që do të ndërmarrë policia
Shqipëri – Itali, këto janë masat që do të ndërmarrë policia

E gjithë vëmendja shqiptarëve të Hënën në orën 20:45 do të jetë e përqendruar në Shkodër ku Italia do të sfidojë Shqipërinë, një përballje luksi për kuqezinjtë por që kërkon gjithashtu vëmendje maksimale edhe në aspektin organizatv.

Në këtë drejtim, përveç masave të marra nga FSHF që gjithçka të shkojë mirë në “Loro Boriçi” edhe institucionet e rendit janë vënë në lëvizje m një plan masash për të garantuar sigurinë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

Objektivi i uniformave blu është evidentimi dhe bllokimi i grupeve të mundshme ekstremiste dhe për këtë arsye, policia e shtetit po bashkëpunon edhe me disa institucione të sigurisë dhe homologët kosovarë dhe maqedonas.

Një tjetër masë paraprake është monitorimi i rrjeteve sociale, ndërsa në hyrje të stadiumit do të kryhet kontroll i rreptë pasi në “Loro Borici” nuk do të lejohet të hyjnë njerëz me sende dhe materiale të paligjshme.

Forcat e rendit do të shoqërojnë personalitetet e larta nga të dyja vendet që do të ndjekin sfidën, ndërsa nën monitorim do të jenë edhe pikat e kalimit kufitar në Morinë, Muriqan, Hani i Hotit, Qafë Thanë dhe Durrës.

Një plan masash është hartuar edhe nga Policia Rrugore për bllokimin e disa akseve rrugore në afërsi të stadiumit të qytetit verior.