Shqipëria mund të zbresë kundër Spanjës me rotacione të mëdha

Shqipëria mund të zbresë kundër Spanjës me rotacione të mëdha

Shqipëria mund të zbresë kundër Spanjës me rotacione të mëdha
Shqipëria mund të zbresë kundër Spanjës me rotacione të mëdha
Shqipëria mund të zbresë kundër Spanjës me rotacione të mëdha[/caption]

Kombëtarja shqiptare ka marrë një goditje të madhe nme dëmtimin e sulmuesit Sokol Cikalleshi seancën e djeshme stërvitore. Ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Kristian Panuçi dhe do të largohet nga grumbullimi i ekipit duke u nisur nesër drejt Turqisë pranë klubit të tij, ku do të kryejë dhe fazën e rehabilitimit.

I kushtëzuar nga dëmtimet dhe pezullimet, Panuçi do të luajë me të njëjtin modul sikurse paraardhësi i tij De Biazi me skemën 4-5-1. Pritet që të shohim ndryshime rrënjësore në radhët e Kombëtares për ndeshjen me iberikët. Në portë do të aktivizohet Etrit Berisha. Mbrojtja do të përbëhet nga katërshja: Veseli e Ajeti në qendër, të ndihmuar nga e majta me Memollën dhe në të djathtë nga Hysaj. Habit mungesa e kapitenit Agolli, i cili ndoshta nuk është në formën e tij më të mirë, por edhe Veseli. Kaçe-Xhaka do aktivizohen në qendër. Majtas pritet të luajë Latifi, ndërsa në të majtë Lila.

Pak përpara dyshes Kaçe-Xhaka do të vendoset Memushaj. Ndërsa në sulm pritet të jetë Sadiku, por Panuçi për disa minuta ia besoi jelekun e titullarit edhe Valon Ahmedit, sulmuesi i Mariborit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse këto lëvizje që po bën Panuçi janë për të mbajtur të gjithë skuadrën e karikuar apo për të surprizuar kundërshtarin, transmeton albeu.com