“Skysports”:Bardhi, ylli i Levantes, së shpejti do të “peshkohet” nga klubet e mëdha!

Televizioni më i njohur “sky sports” ka zgjedhur pesë yjet e la Ligas, të cilët kanë lënë përshtypje të fuqishme, por që nuk janë pjesë e klubeve të mëdha, Barcelona dhe Real Madrid.

Mes pesëve prej tyre gjendet dhe Enis Bardhi, për të cilin “sky sports” potencoi se ai do të jetë investimi më i paguar i Levantes dhe se klubet e mëdha nuk do të presin shumë për ta “peshkuar”.
“Enis Bardhi është yll. Levante pagoi 1,5 milion euro për ta blerë futbollistin mesfushor të Maqedonisë nga Ujpest dhe mund të shndërrohet në investim më të paguar gjatë këtij viti. Bardhi deri tani ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje për ekipin nga Valencia, duke ndarë vendin e parë për gola të realizuar nga mesfushorët në La Liga.

Fillimisht u konsiderua si përforcim i lehtë, por gjuajtjet e lira të shkëlqyeshme, si ai kundër Sociedadit treguan se çka lëshuan klube të shumta. Levante sigurisht dëshiron ta mbaj dhe t’ia rrisë klauzolën blerëse, por nuk do të shkoj shumë kohë dhe klubet e mëdha do ta peshkojnë. Hidhjani syrin këtij futbollisti gjatë këtij sezoni’, shkruan “sky sports”.

Katër të tjerët që ka përzgjedhur “sky sports” nga La Liga janë: Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Nacho Vidal, Carlos Soler (Valencia), Enes Unal (Villarreal)./lajm