Të drejtat televizive, Premier League rrezikon shpërbërjen

Gjashtë ekipet e mëdha të Premier League mund të shkojnë në luftë dhe të kërcënojnë largimin nga kampionati, nëse atyre do t’i mohohen para ekstra nga të drejtat televizive në takimin e madh që do të zhvillohet të mërkurën. Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham kërkojnë që 35 për qind të të ardhura që do të vijnë nga shitja e ardhshme e të drejtave televizive jashtë Anglisë të ndahet në bazë të pozicionit që skuadrat kanë në kampionat dhe jo në bazë të politikës për ndarje të barabartë mes 20 klubeve të kampionatit.