Topi i Artë, ky është lajmi i fundit nga ‘France Football’

Topi i Artë, ky është lajmi i fundit nga ‘France Football’

Topi i Artë, ky është lajmi i fundit nga ‘France Football’
Topi i Artë, ky është lajmi i fundit nga ‘France Football’

Të hënën që po vije (nesër), më 9 tetor, do të zbulohen emrat e 30 futbollistëve pretendent për Topin e Artë.

Gazeta franceze që e dhuron këtë çmim prestigjioz në futboll, ‘France Football’, ka njoftuar se më 9 tetor do të zbulojë emrat e 30 futbollistëve që janë në garë për Topin e Artë, për ta dhuruar pastaj çmimin në janar të vitit të ardhshëm.

Sikurse vitin e kaluar, emrat e 30 lojtarëve do të nisin të zbulohen nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në ora 19:15.

Edhe këtë vit, favorit kryesor për ta fituar këtë çmim janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi./Lajmi.net/