Tronditet kombëtarja shqiptare, dëmtohet Cikalleshi dhe humb ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjeve të fundit kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018” ndaj Spanjës dhe Italisë.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka pësuar një dëmtim në seancën e djeshme stërvitore dhe pas kryerjes së rezonancës në ditën e sotme, është mësuar se duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 javë.

Në këtë mënyrë ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Kristian Panuçi dhe do të largohet nga grumbullimi i ekipit duke u nisur nesër drejt Turqisë pranë klubit të tij ku do të kryejë dhe fazën e rehabilitimit.