Tag Archives: arrestohet

Prish qetësinë në gjykatë, arrestohet personi

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti derisa ishte në seancë gjyqësore ka prishur qetësinë në gjykatë. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan. Sipas raportit policor, i dyshuari gjithashtu ka kanosur se disa çështje pronësore do t’i zgjedhë me forcë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ The post Prish qetësinë në gjykatë, arrestohet personi appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Instruktori për shofer nga Shqipëria që mund të arrestohet në Kosovë

Në çdo moment, Pjetër Boqi mund të arrestohet dhe dërgohet prapa grilave, por i lirë lëviz nëpër Prishtinë, raporton KTV. Boqi, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ka edhe pasaportë kosovare, është dënuar me 7 muaj burgim për marrje ryshfeti, vendim të cilit ia konteston ligjshmërinë. Ai ka qenë instruktor për shofer në autoshkollën e vajzës së tij në Prizren, ndërsa bashkë me të, të akuzuar kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, të cilët......

Read More »

Arrestohet Farrah Abraham

Farrah Abraham u arrestua të martën në hotelin Beverly Hills nën dyshimin se u rrah me një punonjës. 27-vjeçarja thuhet se u kap me punonjësin në mbrëmje të cilin e goditi. Policia u thirr në vendngjarje dhe sipas mediave të huaja, besohet se artistja ishte nën ndikimin e alkoolit. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë akoma. The post Arrestohet Farrah Abraham appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Me SIDA, kreu marrëdhënie me 228 femra …arrestohet

Një burrë,i cili është i prekur nga virusi HIV prej 11 vitesh, pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për sëmundjen, vazhdoi të kryente marrëdhënie seksuale me disa partnere pa marrë ndonjë masë mbrojtëse. Për këtë arsye, në fund të një hetimi të koordinuar nga Prokurori Publik i Ankonës, policia e arrestoi burrin në rajonin e Marche. 36-vjeçari tani është në burg. Viktimat e mundshme të infektimit mund të jenë 228 vajza e gra, shumë prej tyre të njohura nga rrjetet sociale. 13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Arrestohet vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës për plagosjen në Prishtinë

Familjarët e Sekiraqës të dyshuar se kanë plagosur dy persona dje në Prishtinë Dy personat e arrestuar mbrëmë për plagosjen në Prishtinë janë familjarë të të dënuarit për vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqës. Kallxo.com mëson se dy të arrestuarit mbrëmë për plagosjen e dy personave të tjerë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, janë Naser Sekiraqa vëllai i Enver Sekiraqës dhe Fatlum Abazi familjar i këtyre dy të fundit. Policia në raportin ditor ka thënë se një person i tretë i identifikuar është në arrati dhe se policia po kërkon për të. Kallxo.com sipas burimeve mëson se i arratisuri është Jan Abazi, nipi i Enver Sekiraqës. Kallxo.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka për të konfirmuar nëse të arrestuarit janë familjarë të Enver Sekiraqës. “Mund të ju them se dy persona janë arrestuar…, po po këta dy që ju po i përmendni janë të arrestuar”, tha Beka./Kallxo Arrestohen dy persona për plagosjen e djeshme në Prishtinë The post Arr..

Read More »

Braktis fëmijët, arrestohet shtetasja e Shqipërisë

Në Prizren arrestohet shtetasja e Shqipërisë Dje në Prizren në rrugën “Wesly Clark” rreth orës, 13:30 është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, si dhe janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë, ka njoftuar policia në raportin e dërguar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media The post Braktis fëmijët, arrestohet shtetasja e Shqipërisë appeared first on RTV21.

Read More »

E hedh armën në skaj të rrugës, arrestohet nga policia

Policia ka konfiskuar armën Dje në rrugën “Manastiri i Deçanit” në Deçan rreth orës 12:00, është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti kishte hedhur skaj rruge një armë automatike dhe të njëjtën e kishte gjetur KFOR-i, ka njoftuar policia në raportin e dërguar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën AK-47 me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media The post E hedh armën në skaj të rrugës, arrestohet nga policia appeared first on RTV21.

Read More »

Arrestohet aktori i njohur

Vince Vaughn, aktori i famshëm i Hollivudit, është arrestuar nga Policia e Los Angeles. Protagonisti i “Wedding Crashers” dhe shumë filmave të tjerë komedi është vënë në pranga për drejtim të makinës në gjendje të dehur. 49-vjeçari është ndaluar në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Vaughn akuzohet gjithashtu për rezistencë ndaj forcave të policisë. Por, pas disa orësh është lënë i lirë. The post Arrestohet aktori i njohur appeared first on ABC24.AL.

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet deputeti i AKR-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli është arrestuar para pak minutash. Burime të Indeksonline mësojnë se arrestimi i Pacollit është bërë për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror. Të njëjtat burime thonë për Indeksonline se Pacolli ka tentuar të futet me dhunë me veturë në një ambient të ndaluar. Pas kësaj, deputeti i AKR-së është arrestuar nga organet policore. I njëjti momentalisht është duke u inervistuar në nja nga stacionet e PK-së në Prishtinë. The post LAJMI I FUNDIT: Arrestohet deputeti i AKR-së appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »