Tag Archives: atletico

Lemar tek Atletico për 60 milionë euro

Lemar tek Atletico për 60 milionë euro

Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi Thomas Lemar do të jetë lojtar i ri i Atletico Madrid. Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta prestigjoze franceze L’Equipe. “Los Colchoneros” kanë arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese në kryeqytetin spanjoll për 60 milionë euro. Verën e kaluar Lemar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por në fund kalimi i tij në Emirates Stadium dështoi për shkak të shifrës së lartë që kërkonte Monaco për ta lënë të lirë. Në këtë vendim të 22-vjeçarit për të zgjedhur Atleticon mund të ketë ndikuar edhe ndërhyrja e Antoine Griezmann shokut të tij në kombëtaren franceze, i cili mesa duket do të rinovojë kontratën e tij me klubin bardhekuq. The post Lemar tek Atletico për 60 milionë euro appeared first on RTV21.

Read More »

Zyrtare: Atletico transferon Lemarin e Monacos

Atletico Madridi dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit në klubin spanjoll. Përmes njoftimeve zyrtare klubet kanë thënë se gjatë ditëve në vijim do të punojnë për të përfunduar në tërësi këtë marrëveshje. 22-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Francës në botërorin që do të mbahet në Rusi. Gjatë afateve të kaluara atij i kishte dështuar kalimi te Liverpooli e Arsenali. ...

Read More »

Atletico i lodhur me sjelljet e Barçës për Griezmannin

Atletico Madridi ka reaguar ndaj Barcelonës lidhur me transferimin e Antoine Griezmannit, duke thënë se është lodhur me mënyrën se si kampioni po tenton blerjen e tij. Griezmann, lojtari më i vlefshëm i Atleticos, është lidhur me një transferim në Nou Camp pasi Barcelona është shprehur e gatshme të paguajë klauzolën e tij prej 100 milionë eurove. Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu të hënën ka thënë se veç ka biseduar me agjentin e francezit për një transferim të......

Read More »

Di Maria në Atletico Madrid?

Di Maria në Atletico Madrid?

Futbollisti argjentinas mund të rikthehet përsëri në La Liga Angel Di Maria mund të jetë i sakrifikuari i parë i Paris Saint-Germain në këtë verë, pasi klubi po përballet me një dënim të mundshëm nga UEFA, për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar. Mësohet se Angel Di Maria i është ofruar Atletico Madridit, pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone. 30-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me kampionët e Francës dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë, pasi dëshiron të jetë protagonist diku tjetër. Vetë Di Maria ka pohuar se klubi do të shesë disa lojtarë për të qenë në rregull me Fair Play Financiar, ndaj dhe ky operacion mund konkretizohet në verë.Di Maria ka luajtur në Spanjë me Real Madridin deri në vitin 2014. The post Di Maria në Atletico Madrid? appeared first on RTV21.

Read More »

Bare thotë se në verë mund të largohet nga Atletico

Në një lidhje telefonike me emisionin Europa League në Supersport, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses Shpresa, Keidi Bare zbuloi disa gjëra interesante mbi të ardhmen e tij, ndërsa tregoi edhe sekretet e Atleticos së Madridit, skuadër ku ai luan, me Los Colchoneros arritën finalen e Ligës së Evropës duke eliminuar Arsenalin. “Të gjithë tifozët janë të çmendur pas kësaj skuadre. Edhe pse u eliminuam nga Champions League, shkuam në finalen e Europa League dhe kjo......

Read More »

Atletico shkon në finale të Ligës së Evropës, eliminon Arsenalin

Atletico Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar në finale skuadrën e Arsenalit. Ishte Diego Costa që e çoi Atleticon në finale, duke shënuar sot golin e fitores në minutën e 45+2, transmeton Koha.net. Për të asistoi Griezmann. Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 1-1, kurse me fitoren në shtëpi Atletico kualifikohet në finale të Ligës së Evropës. ...

Read More »

Simeone përcjell Atletico – Arsenal nga tribunat

Diego Simeone edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale në mes të Atleticos dhe Arsenalit duhet ta shikon nga tribunat Trajneri i Atleticos kishte bërë një sjellje shumë të ulët në ndeshjen e parë në Emirates, ku ishte përjashtuar nga ndeshja pas fyerjve në drejtim të gjyqtarëve francez të ndeshjes se parë, Arsenal – Atletico që përfundojë me rezultat të barabartë 1-1. Nesër UEFA pritet që të merr vendim për Simeonen për ndeshjet e ardhshme në garat europiane. Ai mund ta humbet edhe finalen nëse Atletico s’kualifikon Arsenalin sonte nga gjysmëfinalja.

Read More »

Përfundojnë pjesët e para, Atletico në epërsi

Në kuadër të Europa League-s po zhvillohen dy ndeshje Ndeshjet zhvillohen në kuadër të gjysmëfinaleve të kësaj gare, dhe pas pjesëve të para vetëm një gol është shënuar. Atletico Madrid e Arsenal vendosen në rezultatin e përgjithshëm 2 me 1, pasi pas golit të Diego Costas ndeshja e sotme pas pjesës së parë ka rezultatin 1 me 0 në epërsi të tyre, duke mbetur edhe 45 minuta tjera ku do të mund të kuptojmë fituesin e kësaj sfide, shkruan rtv21.tv. Salzburg është më në disavantazh, pasi pas ndeshjes së parë kundër Marseille kanë humbur me rezultat 2 me 0, e pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, duke lënëpjesën e dytë vendimtare./21Media The post Përfundojnë pjesët e para, Atletico në epërsi appeared first on RTV21.

Read More »

Formacionet zyrtare Atletico Madrid – Arsenal

Kjo ndeshje është derbi i sotëm Atletico Madrid e Arsenal do të ndeshen sonte në kuadër të Europa League-s. Ndeshja zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së dytë, pasi e para kishte përfunduar me rezultat 1 me 1. Formacionet zyrtare janë këto: Atletico Madrid: Oblak; Thomas, Gimenez, Godin, Lucas; Vitolo, Saul, Gabi, Koke; Costa, Griezmann Zëvendësues: Werner, Filipe Luis, Savic, Olabe, Torres, Correa, Gameiro Arsenal: Ospina; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Xhaka, Ramsey, Wilshere; Ozil, Welbeck; Lacazette Zëvendësues: Cech, Iwobi, Chambers, Maitland-Niles, Kolasinac, Nketiah, Mkhitaryan /21Media The post Formacionet zyrtare Atletico Madrid – Arsenal appeared first on RTV21.

Read More »