Tag Archives: dhenat

Vokshi: Komisioneri për të dhënat personale na dha të drejtë, Manastirliu dhe Nikolla mashtruan

Subscribe në Ora News këtu Partia Demokratike deklaroi sot se Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka konfirmuar paligjshmërinë e mbledhjes së informacioneve private për rreth 80 përqind të votuesve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në një dalje për mediat, kryetarja e Komisionit të Medias Albana Vokshi publikoi përgjigjen e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ashtu siç PD kishte ngritur shqetësimin, Hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, tha Vokshi, kur shprehet se “mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore” pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla. “Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-së, ka kryer edhe një hetim administrat..

Read More »

UP dhe ASK me Marrëveshje Mirëkuptimi për qasje në të dhënat statistikore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku parashihet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucionave të Republikës së Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë nga Rektori i UP-së, Marjan Dema dhe Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Isa Krasniqi. Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij......

Read More »

PD denoncon Nikollën: Po mbledh të dhënat personale të prindërve, do përdoren për zgjedhjet

Partia Demokratike denoncoi sot një urdhër të Ministrisë së Arsimit që të gjithë nxënësit të plotësojnë të dhënat personale të prindërve, informacione që sipas tyre do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues dhe se kundër ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes të tjerash PD i bëri thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre provokimeve pasi të dhënat e tyre do të përdoren për shantazhe dhe blerje vote. “Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve për të plotësuar formularin e shpërndarë nga kryeministria; kartën e identiteti, e-mailet, të dhënat personale të të dy prindërve. Prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshme, të dalë nga zyra e Kryeministrisë dhe projekti është mbajtur i fshehtë. Ne dyshojmë se ato të dhëna do të përd..

Read More »

Delegacioni i BE-së sot në Kosovë për të verifikuar të dhënat për liberalizimin e vizave

Sot pritet që në Kosovë të arrijë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Delegacion i Bashkimit Evropian, do qëndrojë në Kosovë deri në të shtunën, dhe do të mbledhë të dhëna nga institucionet e Kosovës lidhur me atë se sa është punuar në përmbushjen e kriterit të fundit për heqjen e vizave. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata......

Read More »

Vidhen të dhënat bankare të 20 milionë njerëzve

Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave. Emrat, Adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat ishin ruajtur në dy shirita mangnetikë, që duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në 2016. Por, pavarësisht se nuk ka prova se shiritat janë shkatërruar, banka nuk i ka thënë klientëve se mund të ketë ndonjë problem për ta. Ky është skandali më i fundit në të cilin përfshihet huadhënësi më i madh në......

Read More »

Firma që keqpërdori të dhënat e përdoruesve të Facebook po mbyllet

Sipas Facebook, të dhënat për e diku 87 milionë përdoruesve të saj u keqpërdoren nga kjo kompani Cambridge Analytica, firma e konsulencave e cila u vu në qendër të skandalit të përdorimit të të dhënave personale të Facebook, po mbyllet. Firma akuzohet se përdori të dhënat personale të përdoruesve të rrjetit social për interesa politike. Sipas Facebook, të dhënat për e diku 87 milionë përdoruesve të saj u keqpërdoren nga kjo kompani përmes një aplikacioni. Kompania “Cambridge Analytica” njihet për shërbimet që jep për klientë politikë sidomos gjatë fushatave politike. “Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë një zëdhënës i Facebook, raporton BBC. The post Firma që keqpërdori të dhënat e përdoruesve të Facebook po mbyllet appeared first on RTV21.

Read More »

Falimenton Cambridge Analytica, firma që përdori të dhënat e FB për Trump

Cambridge Analytica, kompania e konsulencës politike në qendër të skandalit të shkëmbimit të të dhënave nga Facebook, po mbyllet. Firma u akuzua për marrjen në mënyrë të parregullt të informacionit personal në emër të klientëve politikë. Sipas Facebook, të dhënat për deri në 87 milionë anëtarë të saj u morën nga një aplikacion dhe më pas u kaluan në llogarinë e kompanisë së konsulencës politike. Pavarësisht mbylljes së CA, Facebook thotë se hetimi i kompanisë në këtë çështje do të vazhdojë. “Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, tha një zëdhënës. “Ne po vazhdojmë me hetimin tonë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse”. Clarence Mitchell, një zëdhënës i Cambridge Analytica, e ka referuar BBC në një deklaratë në faqen e internetit të firmës. “Gjatë disa muajve të fundit, Cambridge Analytica ka qenë subjekt i akuzave të shumta të pabaza dhe, pavarësisht nga përpjekjet e kompanis..

Read More »