Tag Archives: ditelindjen

Getinjo feston ditëlindjen, Mozzik sjell emocione të veçanta përmes urimit

Mozzik publikon një fotografi të ëmbël nga fëmijëria Në familjen e dy reperëve Mozzik dhe Getinjo sot ka festë, ky i fundit feston ditëlindjen. Getinjo mbush 27 vjet dhe ai ka pranuar urime nga fansat e tij , por nuk ka munguar edhe një special nga vëllai Mozzik, i cili ka zgjedhur ta publikojë një fotografi nga fëmijëria e tyre, shkruan rtv21.tv. “Urime datëlindja vllau jem Getinjo të priftë e mbara për shumë vite tjera ,me suksese e shëndet së bashku 2 € LIFE”, ka shkruar Mozzik. Ndërkohë që edhe në storie Mozzik ka publikuar një fotografi teksa po bisedonte me telefon me Getinjon. “Dashuria e vëllait”, është mbishkrimi që ka lënë ai. Duket qartë se vëllëzërit kanë ruajtur raporte të mira qysh nga fëmijëria, por përveç lidhja e gjakut ata i bashkon edhe profesioni i njëjtë, e duan repin, shkruajnë tekste dhe që të dy janë shumë të dashur publikun./21Media The post Getinjo feston ditëlindjen, Mozzik sjell emocione të veçanta përmes urimit appeared first on RTV21.

Read More »

Lulzim Basha feston ditëlindjen, ja surpriza e grupit të PD (Foto)

Dy kampet kryesore të politikës shqiptare, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë këtë të martë 12 qershori e kanë pasur ditë feste. Të majtët janë mbledhur nga kryeministri Edi Rama në Durrës për të festuar 27 vjetorin e PS, ndërsa të djathtët modestish kanë festuar në selinë blu ditëlindjen e 44-t të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. 1 of 3 Pavarësisht se Basha është paraqitur në zyrë si në çdo ditë të zakonshme pune për të vijuar punën për forcimin e aksionit opozitar përballë Ramës, deputetët e grupit parlamentar si Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi janë kujdesur për t’i bërë një surprizë të këndshme. Deputetët e PD janë kujdesur që kryetari Basha t’i shuajë qirinjtë për 44 vjetorin e lindjes, mbi një tortë me simbolet e forcës politike që përfaqëson. Mësohet se Basha ka marrë edhe dhurata nga të vetët, ku bje në sy një stilograf nga ish-kryeministri Sali Berisha. 12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »