Tag Archives: doreheqje

Pas protestave dyjavëshe në Tbilisi, jep dorëheqje kryeministri

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqje, pas një vale protestash antiqeveritare, që kanë tronditur kryeqytetin Tbilisi. Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur "mosmarrëveshjet" me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për të. "Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t'i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri", tha Kvirikashvili. Ai ka qenë kryeministër qysh në dhjetor......

Read More »

Ora News – Mjekët e urgjencës kërcënojnë me dorëheqje

Subscribe në Ora News këtu Tetë mjekët e Urgjencës së QSUT kërcënuan me dorëheqje për shkak të kushteve të vështira dhe fluksit në spitale. Por, pas takimi me zv/Ministren e Shëndetësisë ata duket sikur janë tërhequr nga vendimi i pare, duke u shprehur se kanë kërkuar zgjidhjen e situatës dhe nuk do të largohen nga detyra. Ndërkohë në mbrojtje të mjekëve ka dalë opozita, të cilët akuzuan qeverinë për keqen. Tetë mjekë të Urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT paralajmëruan largimin e tyre nga puna për shkak fluksit të pacientëve, mungesës së kapaciteteve në spitale dhe problemeve të kontratës së punës. Peticioni iu drejtua publikisht autoriteteve më të larta të vendit, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Por autoritet shëndetësore thanë se peticioni nuk ka mbërritur asnjëherë fizikisht në zyrën e tyre. Pas situatës së krijuar, zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, drejtuesit e QSUT takuan mjekët e Urgjencës. Pas tak..

Read More »