Tag Archives: emrin

Osmani: Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, kapitull i ri për rajonin

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Maqedonisë për Integrime Evropiane, ka thënë se marrëveshja me Greqinë për emrin e shtetit maqedonas shënon hapjen e një kapitulli të ri për rajonin. Dy shtetet u morën vesh këtë javë që shteti maqedonas të marrë emrin Maqedonia e Veriut, dhe kjo, sipas Osmanit, është një nga tri datat më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë. Ai ka thënë se tash Maqedonisë do t’i hapen dyert për integrim në Bashkimin Evropian......

Read More »

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, reagime në Shkup

Autoritetet maqedonase presin që brenda pak ditësh ta nënshkruajnë me palën greke marrëveshjen e arritur për emrin e ri të Maqedonisë. Por, pakënaqësitë janë të dukshme sidomos tek partitë opozitare si në Shkup edhe në Athinë. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka ndërprerë sot një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov të cilët kishin shkuar në zyrën e tij për ta njoftuar me hollësitë rreth marrëveshjes. Takimi ka zgjatur vetëm dy minuta, njofton......

Read More »

Zaev dorëzon marrëveshjen për emrin tek Ivanov

Ivanov e ka lëshuar takimin Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar marrëveshjen për çështjen e emrit tek presidenti Gjorge Ivanov. Sot është realizuar takin ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov me presidentin Gjorge Ivanov, ku në këtë takim i është dorëzuar marrëveshja për çështjen e emrit,shkruan Tv21.tv Gjatë spjegimit për detajet e marrëveshjes nga ana e Zaev dhe Dimitrov, presidenti Ivanov e ka lëshuar takimin dhe nuk ka dashur të bisedojë lidhur me marrëveshjen në fjalë. Ndërsa Qeveria e Maqedonisë bënë thirrje deri tek të gjithë faktorët politik që të bashkohen rreth prioriteteve nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetarëve dhe për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./21Media The post Zaev dorëzon marrëveshjen për emrin tek Ivanov appeared first on RTV21.

Read More »

BE-ja përshëndet emrin e ri të Maqedonisë

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari i Zgjerimit, Johanes Hahn e përshëndetën përmes një deklarate të përbashkët zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës. Kjo është jo vetëm e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dy shteteve,......

Read More »

Stoltenberg përshëndet marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Stoltenberg përshëndet marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Stoltenberg: Marrëveshje historike, tani duhet ta finalizoni Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur marrëveshjen Maqedoni- Greqi lidhur me çështjen e emrit duke e cilësuar si historike. “Marrëveshje historike, tani i thërras vendet që ta finalizojnë marrëveshjen e arritur nga të dy liderët. Kjo do të shpie Shkupin drejt NATO-s, si dhe kjo marrëveshje do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg, shkruan Tv21.tv Ndryshe kryeministri, Zoran Zaev dje në një konferencë për media konfirmoi se kanë arritur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit dhe se vendi që udhëheqë tani e tutje do të quhet, Republika e Maqedonisë Veriore./21Media Zaev konfirmon: Maqedonia e Veriut, emri i ri The post Stoltenberg përshëndet marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë appeared first on RTV21.

Read More »

VMRO-DPMNE: Marrëveshja për emrin është kapitullim

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një deklaratë për shtyp, pas marrëveshjes së marrëveshjes për emrin, tha se kjo është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Ai po ashtu theksoi se kjo marrëveshje është kapitullim. “Sot është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Pa marrë parasysh se si e provon Zoran Zaev për të demonstruar eufori, mund të shohësh nga......

Read More »

NATO përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndetur sot zgjidhjen për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, duke thënë se kjo është një marrëveshje historike dhe dëshmi e diplomacisë së durueshme dhe vullnetit të liderëve të dyja vendeve. “Tash u bëj thirrje të dyja vendeve të finalizojnë marrëveshjen e arritur sot nga të dy liderët. Kjo do të vendosë Shkupin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë për konsolidimin e......

Read More »

​Thaçi përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Thaçi: Lajm i mirë për të dy vendet Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së sotme mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. “Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë”, ka shkruar presidenti në Facebook. Thaçi tutje ka thënë se ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. “Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook. Ndryshe sot kryeministri , Zoran Zaev në një konferencë për media ka kumtuar lajmin se Maqedonia e Veriut është emri i ri i vendi që udhëheqë./21Media Zaev konfirmon: Maqedonia e Veriut, emri i ri The post ​Thaçi përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë appeared first on RTV21.

Read More »

Arrihet marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Arrihet marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi duket se kanë rënë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë. Dy kryeministrat, Tsipras e Zaev, janë dakordësuar që emri i ri të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Gjetja e gjuhës së përbashkët është bërë e mundur gjatë bisedës telefonike që patën dy kryetarët e qeverive respektive. Pikat e tjera të marrëveshjes kanë të bëjnë me gjuhën, nacionalitetin, ndryshimin e kushtetutës, si dhe afatet kohore për këto ndryshime, por edhe të tjera. “Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kemi identitetin, gjuhën, shtetësinë dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM, por maqedonas. Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, Republic of north Maqcedonia”- ka thënë kryeministri maqed..

Read More »

Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë

Madeleine Albright, ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithmonë do të mbetet në kujtesë të shqiptarëve, për ndihmën e madhe që bëri për popullin e Kosovës, në periudhën e viteve të 90-ta, kur Kosova sulmohej nga të gjitha anët nga agresori serb. Klubi i të rejave në volejboll Prishtina F. nuk do ta ketë më këtë emër, por tani e tutje është pagëzuar me emrin KV “Madeleine Albright”. “Klubi i të rejave e ka emrin ‘Madeleine Albright’. Këtë e emër e ka për shkak të ndihmës së madhe që bëri Madeleine Albright për popullin e Kosovës. Ky pagëzim i klubit vije në ditën e Çlirimit të Kosovës dhe kryeqytetit të saj”, tha Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit në koordinim me kryetaren Halime Fetahu. Trajneri për të rejat është Arjeta Hyseni. Ganimete Gërbovci, kryetrajnere te senioret e Prishtinës dhe Fejzullah Ademi, sekretar i KV Prishtinës F. The post Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë appeared first on ABC24.AL.

Read More »