Tag Archives: gjendje

Pele në gjendje të rëndë, anulon vizitën e tij në Rusi

Legjenda e futbollit Pele ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në hapjen në Kupën e Botës.Pele kishte planifikuar të marrë pjesë në një fjalim në universitet para se të nisej, por tashmë zëdhënsi i tij ka thënë se Pele nuk ndihet mirë dhe udhëtimi i tij për në Rusi mbetet në dyshim.Pele nuk do të vijë (në universitet), sepse ai ndjehet keq, ka probleme me këmbët dhe para të martës do të vendoset nëse ai më në fund do të marrë pjesë në hapjen e Kupës Botërore”, tha zëdhënësi i tij për shtypin lokal. Advertisement Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror fitoi tre herë Kupën e Botës – është një nga mysafirët kryesorë në ceremoninë e hapjes së turneut më 14 qershor në stadiumin Luzhniki, ku do të luhet loja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.Në moshën 77 vjeçare, Pele ka kryer disa operacione, gjë që e ka detyruar atë të zvogëlojë paraqitjet e tij publike. The post Pele në gjendje të rëndë, anulon vizitën e tij në Rusi appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten

Një person është arrestuar në Zubin Potok pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas këndelljes është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. ...

Read More »

John McCain në gjendje të rëndë, në funeral nuk e do Trumpin!

John McCain nuk ka ndër mend të braktisë betejën e tij për të shpëtuar Amerikën nga Donald Trump, as përballë sëmundjes së tij, një tumor në tru, që po i rrezikon edhe jetën. Prej kohësh në konflikt me presidentin amerikan, McCain ka shkruar një libër me kujtime dhe në një dokument lë testamentin e tij politik: në funeralin e tij, për të cilin kanë nisur edhe përgatitjet, Trump nuk do të jetë. Në vend të tij, i parapëlqyeri është politikani me “profesion”, zv.presidenti Mike Pence, por para së gjithash janë ftuar ish-presidnti George W. Bush e ish-kundërshtari Barack Obama. Një sinjal i qartë se si McCain e shikon Amerikën e tij si patriot, ashtu siç ka qenë gjithnjë. Ish-i burgosur në luftën e Vietnamit, për pesë vjet i torturuar nga vietkongët në një burg në Hanoi, senatori republikan i ka kërkuar ish-zv.presidentit amerikan Biden, mik dhe kundërshtar i tij, të mos e braktisë politikën. “Është në një gjendje shëndetësore shumë të vështirë dhe është i shqetësuar për situatën e vendi..

Read More »

Anglia në ankth, Ferguson mbetet në gjendje të rëndë

Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid, mbetet në rrezik për jetën, pas operacionit urgjent për një hemorragji cerebrale. Lajmi i djeshëm tronditi Anglinë dhe Junajtid ka sqaruar se “operacioni shkoi mbarë, por tani Ferguson ka nevojë për një periudhë kurash intensive”. Sër Aleks Ferguson është 76 vjeç dhe e la drejtimin e Junajtid në vitin 2013, duke e mbyllur me Djajtë e Kuq pas 26 vitesh dhe duke e mbyllur me futbollin. Në CV Ferguson ka trofe pa fund: 13 Premier Liga, 5 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 2 Champions League, 1 Kupë Kupash, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Uefa, 1 Kupë Interkontinentale, 10 Superkupa Anglie Community Shield.

Read More »

Aktorja nga ”Fate të kryqëzuara” shfaqet në gjendje jo të mirë

E njohur nga seriali “Fate të kryqëzuara” Aktorja e njohur turke, Nursel Kose apo siç njihet te ne si ”Kerimani” nga seriali “Fate të kryqëzuara” është një nga aktoret që edhe pse me rol jo fortë të mirë në serial ka arritur të mbledhë fansa me ”budallallëqet” që i bënte. ”Keriman” i serialit njihet si një grua lakmitare, mashtruese dhe e dashuruar pas gjërave materiale, por në jetën reale ajo është krejt ndryshe dhe me stil të veçantë. 48 vjeçarja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv Së fundmi ajo ka publikuar një imazh, në të cilin nuk duket në gjendje shumë të mirë, pasiqë shihet se e ka thyer apo lënduar dorën. Ajo shihet me dorë të lidhur, krahas një djaloshi simpatik. Nursel Kose është e lindur në vitin 1970 në Turqi dhe tani ka 47 vjet. Ajo studioi dhe punoi në Gjermani për një kohë. Pastaj, aktorja njihet edhe me një rol në filmin e mirënjohur “The Edge of Heaven”./21Media The post Aktorja nga ”..

Read More »

Kaq shumë e ka lodhur shtatzënia! Xhensila Myrtezaj në gjendje aspak të mirë

Xhensila Myrtezaj është këngëtarja më e dashur për publikun tonë. Ajo është e njohur për këngët e saj të suksesshme si dhe për bukurinë dhe stilin e saj. Xhensila është shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga më të ndryshmet. Sot ajo publikoi disa fotografi në të cilat nuk po duket në gjendje shumë të mirë. The post Kaq shumë e ka lodhur shtatzënia! Xhensila Myrtezaj në gjendje aspak të mirë appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Tronditet Anglia, Ferguson shtrohet në spital, gjendje e rëndë!

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Anglia: sipas “Sky Sport Uk”, Aleks Ferguson është transportuar me urgjencë në spital për shkak të një hemorragji cerebrale. Ish-trajneri i Mançester Junajtidit është operuar menjëherë… Gjendja e tij mbetet e rëndë. Vetëm pak ditë më parë, skocezi çmoi rivalin e vjetër Arsen Venger në “Old Trafford” bashkë me Hoze Murinjon…

Read More »

Përplasen 3 makina në Rrëshen: 6 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë, mes tyre 1 fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Rrëshen – Milot në Rrugën e Kombit. Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë. Tre nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje më të rëndë. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Njoftimi i plotë i Policisë Lezhë Informacion paraprak Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L. Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Trau..

Read More »

Gjendje e rëndë në Ferizaj pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit

18:46 - Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit, Kryetari i Komunës,Agim Aliu ka krijuar task-forcën për menaxhimin e kësaj situate të udhëhequr nga vet ai, të përbërë nga drejtues të shërbimeve publike, gjegjësisht emergjencave civile, drejtues të bujqësisë dhe pylltarisë, zjarrfikësit si dhe përfaqësues të tjerë të organeve shtetërore që kanë autorizimet për trajtimin e situatave në rastet e fatkeqësive natyrore. Aliu me......

Read More »

Spitali i Pejës në gjendje të jashtëzakonshme: Dërgohen 31 udhëtarë të lënduar në aksident

Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në vendin e quajtur Dedesh, në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës, përcjell Express. “Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftim. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar. Më herët, lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona. Aksideënti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dedesh”, në Komunën e Pejës. The post Spitali i Pejës në gjendje të jashtëzakonshme: Dërgohen 31 udhëtarë të lënduar n..

Read More »