Tag Archives: kosova

Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova!

Një. 61 vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në komunën Wilderswil të Zvicrës, të martën në mesditë, thonë autoritetet zvicerane. Blick, duke cituar autoritetet, shkruan se rreth orës 11 e 30, ishte thirrur Emergjenca dhe Policia, për një njëri të plagosur rëndë. Për kundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor, kosovari nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtruarjen e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet. The post Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova! appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Serbia në Izrael flet për pjesëtarët e ISIS-it nga Kosova

“Ballkani Perëndimor është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve të Shtetit Islamik që luftojnë në Irak e Siri”, ka thënë sot në Izrael sekretarja shtetërore në MPB të Serbisë Dijana Hërkaloviq, transmeton Koha.net dhe njëkohësisht ka shtuar se Beogradi bën përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit. Ajo, si përcjell, FoNet, ka thënë se më së shumti luftëtarë në ato vende shkojnë nga Bosnjë e Hercegovina dhe......

Read More »

Kosova voton në FIFA, e përmbush amanetin e Fadil Vokrrit

Sot është përzgjedhur vendi ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2026. Me shumicë votash, SHBA, Meksika dhe Kanada mposhtën Marokun që ishte kandidati tjetër për këtë organizim. Kosova në këtë kongres votën e vetë e dha për palën fituese, pasi ashtu ishte edhe premtimi i Fadil Vokrrit. Presidenti i ndjerë i FFK-së i kishte premtuar Meksikës se nëse pranohet në FIFA do t’ia jap votën për organizimin e botërorit. Në anën tjetër, Shqipëria votën e vetë e ka dhënë për Marokun. The post Kosova voton në FIFA, e përmbush amanetin e Fadil Vokrrit appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Kosova votoi që SHBA-ja të mbajë Botërorin 2026, Shqipëria për Marokun

Federata e Futbollit e KOsovës në kongresin e sotëm të FIFA-s ka votuar për kandidaturën e SHBA-së që të organizojë Botërorin e vitit 2026. Kjo kandidaturë mori 67 për qind të votave dhe tani Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Votat e secilit shtet 33 për qind e votave ishin për Marokun, në mesin e të cilëve ishte edhe Shqipëria. Në Botërorin e vitit 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare. ...

Read More »

Veseli: Kosova ka nevojë për dijen dhe përvojën e bashkatdhetarëve

Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve. Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive. Në këtë funksion, ai theksoi se Kosova mirëpret bashkatdhetarët që të vijnë dhe investojnë në vendlindje, si një mundësi e mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre, por edhe mbështetje për Kosovën dhe të rinjtë e saj, në këtë fazë të nevojshme për vende të reja të punës. Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore. “Shteti i Kosovës do të jetë përherë krah jush, por ai gjithashtu ka nevojë edhe për krahun dhe dijen tuaj. Ju duhet të mendoni që ngadalë t..

Read More »

Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova

Një 61 vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në komunën Wilderswil të Zvicrës, të martën në mesditë, thonë autoritetet zvicerane. Blick, duke cituar autoritetet, shkruan se rreth orës 11 e 30, ishte thirrur Emergjenca dhe Policia, për një njëri të plagosur rëndë. Për kundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor, kosovari nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtruarjen e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet. /Telegrafi/ The post Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Për Poloninë, më së miri “Serbia e Kosova në BE”

Beograd, 13 qershor - Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Çaputoviç, tha sot në Beograd se për Serbinë e për Kosovën do të ishte më së miri që “të dyja shtetet të bëhen anëtare të Bashkimit Europian”, meqë kështu më së lehti do t’i zgjidhnin problemet e ndërsjella. Ai u shpreh kështu gjatë një konference për media, pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, raporton FoNet, përcjell Koha.net. Ai me këtë rast ai ka bërë thirrje që......

Read More »

Të mërkurën stërvitja e radhës për Kosova U-18

Kombëtarja e Kosovës U18 (Femrat) të mërkurën (13.06.2018) do të mbaj stërvitje në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” me fillim nga ora 15:00. Kosova U18 Femrat do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberëart të Austrisë. Grupi D: Norvegjia, Kosova, Ukraina, Bjellorusia, Republika Sllovake, Luksemburgu. Lista: 1. Besjana Martinaj 2. Diellza Dekaj 3. Melisa Ibrahimi 4. Enisa Kamerolli 5. Tringa Ukaj 6. Besjana Shala 7. Florentina Karavidaj 8. Yllka Berisha 9. Ergita Dema 10. Agnesa Rrahmani 11. Fjolla Ajeti 12. Astera Tuhina 13. Nora Sylejmani 14. Festa Bicurri 15. Diellza Leti 16. Leona Rexhepi The post Të mërkurën stërvitja e radhës për Kosova U-18 appeared first on ABC24.AL.

Read More »

KOMF: Kosova nuk po e trajton fare çështjen e fëmijëve që punojnë në rrugë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se gjatë 4, 5, 6 dhe 11 qershorit 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge nga të cilët janë intervistuar 81 fëmijë, 51 janë numëruar nëpërmjet vëzhgimit pas orës 22:00 të natës (prej tyre 4 fëmijë kanë fjetur në rrugë dhe 3 ishin fëmijë me aftësi të kufizuara). Këta......

Read More »