Tag Archives: kupen

Pesëshja e Marokut përfaqëson Holandën në Kupën e Botës

Kur holandezët të ulen për të shikuar hapjen e Kupës së Botës në Rusi të enjten, mungesa e skuadrës së tyre në listën e 32 shteteve pjesëmarrëse do të jetë një kujtim i hidhur se sa poshtë kanë rënë në renditjen botërore. Mirëpo, lojtarët e lindur në Holandë me gjasë do të jenë në përbërje të Marokut kur të luajnë në ndeshjen e parë të Grupit B kundër Iranit në St. Petersburg të premten, duke u ofruar holandezëve një......

Read More »

Kosova optimiste për kualifikime në Kupën e Botës në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke u përgatitur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”. Stërvitjet po mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku janë ftuar edhe disa prej lojtarëve të rinj. Edhe pse me mungesa të disa lojtarëve si dhe të trajnerit, të cilët kanë angazhime me klubet e tyre por, situata te përfaqësuesja e Kosovës është mjaft e mirë dhe shihet një entuziazëm i madh sidomos te lojtarët të cilët janë për herë të parë në këtë grumbullim. Asistenti i trajnerit të Kosovës, BradGreenberg, AndinRashica foli rreth përfaqësueses duke treguar për mungesat e disa trajnerëve dhe tregoi për kundërshtarët, të cilët kësaj radhe do të jenë shumë më të përforcuara se në ndeshjet e para. Rashica: Presim përkrahje maksimale nga Dardanët “Grumbullimi është bërë dje. Edhe pse dy lojtarë mungojnë vendor, ErjonKastrati dhe Alban Veseli , të cilët i bashkohen grupit sot dhe përkatësisht me datën 14, kurse trajneri për shkak të përfundimit të sezo..

Read More »

Jeta në rrethojën e ngritur për Kupën e Botës

Në një ditë të ftohtë të dimrit në shkurt, banorët e një blloku apartamenti në qytetin e Kupës së Botës, Yekaterinburg u shkëputën prerazi nga qasja e tyre në rrugën kryesore, nga oborri dhe po ashtu nga hapësira e parkingut. Një rrethojë e metaltë e sigurisë tash ndante ata nga stadiumi i futbollit që do të organizojë katër ndeshje gjatë Kupës së Botës, shkruan Koha Ditore. Barriera e lartë tri metra, që monitorohet nga kamerat, është shtrirë përgjatë......

Read More »

Playboy Rusi zbulon “formacionin” për Kupën e Botës

Modelet e Playboy Rusi kanë realizuar një set fotografik tepër provokues në prag të Kupës së Botës, pikërisht në njërin prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e turneut më të madh futbollistik. Bukuroshet tërheqëse të Playboy kanë pozuar në stadiumin e Spartakut të Moskës “Open Arena” duke e “pushtuar” në çdo cep. Një “formacion” i mirëfilltë me disa prej modeleve më të bukura që keni parë ndonjëherë… Disa në fushë, disa në shkallët e stadiumit, e disa të tjera në rrjetë, shfletoni galerinë më poshtë për t’i parë të gjitha “pozicionet”… The post Playboy Rusi zbulon “formacionin” për Kupën e Botës appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Senegali befason, 8 sulmues në ekip për Kupën e Botës!

Aliou Cisse, trajneri senegalez, ka thirrur tetë sulmues për Kupën e Botës 2018.Të gjitha kombëtaret kanë publikuar listat prej 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion.Befasia më e madhe është tek sulmi i senegalezëve, pasi tek kjo kombëtare mund të vërejmë se janë të ftuar plot 8 sulmues. Tetë sulmuesit e thirrur kanë shënuar 71 gola këtë sezon në total, me Sadio Mane i cili është golashënuesi më i mirë i ekipit afrikan me 20 gola me Liverpool në të gjitha garat.Testi i fundit për Senegalin para ndeshjes së parë në Kupën Botërore në Rusi 2018 do të jetë sot në orën 15:00 kundër Koresë së Jugut.Ja tetë sulmuesit e ftuar: Sadio Mane (Liverpool, 20 gola) Moussa Konaté (Amiens, 16 gola) Keita Baldé (AS Monaco, 8 gola) Diafra Sakho (Stade Rennais, 7 gola) Mame Diouf (Stoke City, 6 gola) Ismaila Sarr (Stade Reannais, 5 gola) Moussa Sow (Bursaspor, 5 gola) M’Baye Niang (Torino, 4 gola) The post Senegali befason, 8 sulmues në ekip për Kupën e Botës! appeared first on Lajmet e Fundit - FI..

Read More »

Studimi zbulon rezultatin më tronditës në Kupën e Botës

Humbja e pësuar nga Anglia kundër Amerikës në 1950-ën ka qenë rezultati më tronditës në historinë e Kupës së Botës, sipas studimit më të fundit.Një ekip që kishte në përbërje një postier, një fermer dhe një përgjegjës funeralesh ka mundur kombëtaren e Anglisë (ishte favorite për të fituar Kupën e Botës) 1-0 në Belo Horizonte, Brazil.Sipas kompanisë Gracenote, që merret me analizën e të dhënave sportive, amerikanët kanë patur vetëm 9.5% të shanseve për të fituar. Ndërkohë, në vendin e dytë të rezultateve më tronditëse në Kupën e Botës është fitorja e Zvicrës 1-0 kundër Spanjës në 2010-ën.E treta në listë është fitorja 2-1 e Algjerisë kundër Gjermanisë Perëndimore në 1982-in. Afrikanoveriorët kanë marrë një rezultat historik në pjesëmarrjen e tyre të parë në Botëror.Në Gjermani është verifikuar rezultati i katërt më tronditës, kur Gana ka mundur 2-0 Republikën Çeke në 2006-ën.Por Botërori i 1950-ës ka dhuruar një tjetër moment të paharrueshëm, kur Uruguai ka mundur 2-1 Brazilin dhe ka f..

Read More »

Tiago Silva bën gjestin e madh, kupën e ngre me kapitenin kundërshtar

PSG fitoi Kupën e Francës, mundi Les Herbiers 2-0. U habit ndokush? Askush, sepse ishte përballja me anormale në historinë e finaleve, nga njëra anë një klub që mund të blejë gjithë futbollistët e Ligës 1 franceze dhe nga ana tjetër një klub i Kategorisë së Tretë, që rrezikon mbijetesën dhe ka një buxhet prej 2 milionë eurosh me sezon. Praktikisht, dy javë punë për Nejmarin. ?? Les Herbiers, the team from a town of 15,000 people, have turned up en masse in Paris for the Coupe de France final. pic.twitter.com/bZZs6fXFXc — COPA90 (@COPA90) May 8, 2018 Les Herbiers është një komunë me 15.000 banorë, stadiumin e ka me 5000 vende dhe shumë rrallë e mbush, por në Paris kishin shkuar fshati, rrethinat dhe ndoshta mijëra romantikë që te Les Herbiers panë kuptimin e vërtetë të futbollit, që në fakt ka humbur nga milionat, televizionet, reklamat, kontratat e sponsorët. Nuk fitoi Davidi, normale, por po të fitonte gjithë ndaj Golisë, nuk do ishte legjendë. Pas ndeshjes heroi i madh i PSG-së ..

Read More »

Milani ëndërron kupën, Gatuzo: Është si Kupa e Botës

Milani po mbyll një sezon plot zhgënjime, por nesër në mbrëmje ka shansin të bëjë diçka vërtet të bukur, duke fituar kupën e Italisë kundër Juventusit, çka do të regjistronte trofeun e parë për pronarët e rinj dhe kualifikimin për në grupet e Europa League. Do të jetë finalja e parë edhe për Gatuzon: “Për ne kjo ndeshje vlen si Kupa e Botës. Do të duhet të bëjmë dy lloje ndeshjesh: të mos i lëmë asnjë hapësirë Juves, sepse në aspektin e cilësisë ka lojtarë të jashtëzakonshëm; pastaj do duhet të bëjmë lojën tonë, pa frikë. Nuk duhet të kursehemi dhe duhet të luajmë me guxim. Juve është një skuadër e madhe, por e ka ndonjë difekt. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe të mos bëjmë gabime si në 15 minutat e fundit në Torino”. Gatuzo analizon sfidën e nesërme: “Kuadrado e Douglas Kosta janë shumë të zotë për të krijuar epërsinë numerike në sulm. Si futbollist isha i çmendur, bëja gjëra të çuditshme, kisha një mënyrë të veçantë për të përgatitur ndeshjet. Tani ndjej mbi vete një presio..

Read More »

“Manchester Unitedi duhet të fitojë Kupën FA për Fergusonin”

Mata e dëshiron Kupën FA Juan Mata ka thënë se Manchester Unitedi duhet të fitojë Kupën FA në nder të ish-menaxherit të klubit Alex Ferguson, i cili është në spital pas operacionit emergjent pas gjakderdhjes në tru. Unitedi konfirmoi të shtunën se ish-trajneri 76-vjeçar është duke u rikuperuar nga një hemorragji e trurit pas një procedure që shkoi “shumë mirë”, pa përditësime të mëtejshme mjekësore të lëshuara që nga ajo kohë. Mesazhet e mbështetjes për Ferguson dhe familjen e tij janë dërguar nga e gjithë bota e futbollit, me skocezin që konsiderohet si njëri nga menaxherët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Edhe Mata ka thënë se Unitedi, i cili përballet me Chelsean në finalen e Kupës FA në Wembley më 19 maj, duhet të luftojë për të fituar garën për Fergusonin. “Të shtunën, të gjithë ne ishim të tronditur nga lajmi për gjendjen shëndetësore të Sir Alex Ferguson”, ka shkruar Mata në blogun e tij të përjavshëm në faqen e internetit të Unitedit. “Kjo rrethanë ka pasur një ndi..

Read More »

Besa vazhdon dominimin në hendboll, fiton Kupën e Kosovës

Besa FamGas e ka fituar trofeun e parë për edicionin 201718, duke vazhduar kështu dominimin në hendbollin kosovar. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 31:29 në finale të Kupës së Kosovës në hendboll, bën të ditur FHK-ja. 18:16 ishte rezultati pas pjesës së parë ndërsa hendbollistët e klubit pejan epërsinë prej dy golave e mbajtën edhe në fund të ndeshjes, transmeton Koha.net. Kështu skuadra e Arben......

Read More »