Tag Archives: liberalizimi

Fajon beson se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti

Veseli: Jemi në prag të vendimit të madh Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, procesin e euro-integrimeve dhe me theks të veçantë, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Veseli konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të ecur më shpejt në proceset e integrimit evropian, por theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që edhe Bashkimi Evropian të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti. “Zonja Fajon është duke bërë një punë jashtëzakonisht pozitive, në mënyrë që liberalizimi i vizave për qytetarët tanë të ndodhë. Analizuam realitetin në të cilin jemi. Jemi pothuajse në fazën përfundimtare. Të gjitha kushtet teknike janë plotësuar. Tani kemi nevojë vetëm për vendimmarrje politike. Jam i sigurt që në fund të këtij viti qyteta..

Read More »

Haradinaj: Edhe kur vjen liberalizimi, nuk duhet të ikim nga Kosova

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Eurovizionin, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureria interpretojnë sonte në Lisbonë (VIDEO)

Në bashkëbisedimin me të rinj të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se Kosova shpejt do të jetë pjesë e familjes evropiane, raporton EO.“Raporti i progresit është konfirmim që Kosova është në hartë, jemi më të vonuar por jo të pabarabartë. Ne jemi në një etapë që kanë kaluar edhe vendet e tjera. Edhe ata kanë kaluar rrugës tonë. Dua të falënderoj edhe institucionet e BE-së, sepse kanë treguar më shumë ndihmë për ne”.“Krejt kjo është njëfarë lige që Kosova duhet të kualifikohet në të. Të rinjtë duhet të dinë që ne do t’i takojmë një familje më të madhe, do të na prishet rehatia. Këtë vit do ta marrim lajmin e merituar për liberalizim, mirëpo nuk duhet të shkoj gjatë edhe statusi i kandidatit”.“Ne nuk guxojmë me shku në asnjë drejtim që nuk respekton të drejtat gjinore. Mediat duhet me qenë të zotë. Kur vjen liberalizimi, kurdo që vjen, prapë nuk duhet të ikim nga Kosova”. The post Haradinaj: Edhe kur vjen liberalizimi, ..

Read More »

Haradinaj kërkon nga qytetarët të mos kërkojnë azil kur të vijë liberalizimi

Krerët e shtetit kanë pranuar se Bashkimi Evropian është për Kosovën prioritet, ndërsa thanë se liberalizimi i vizave është një shans, jo për të ikur jashtë vendit, por për t’i rikthyer edhe ata që kanë ikur. Megjithatë, ata thanë se për të hyrë në familjen e madhe evropiane nevojitet shumë punë për të bërë. Këto komente janë bërë gjatë një debati me të rinjtë me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, ku morën pjesë......

Read More »

‘Liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti’

Kështu ka thënë kryeparlamentari i Kosovës Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti, ndërsa nuk e ka parë të qëlluar idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai gjatë një emisioni në televizionin publik ka theksuar se nuk ka standard të BE-së për liberalizimin e vizave, të cilin nuk e ka përmbushë Kosova. Sipas saj, vetëm një sjellje iracionale mund të ndikojë që BE-të mos ia jep Kosovës liberalizimin e vizave. Veseli i ka dhënë mbështetje presidentit Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë, ndërsa nuk e ka parë të qëlluar idenë për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se nuk beson që i bën hajr Kosovës aktualisht ideja për të shkuar në zgjedhje. The post ‘Liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti’ appeared first on RTV21.

Read More »

Liberalizimi i vizave, ambasadori gjerman ka një lajm të mirë për kosovarët

Me rastin e 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt sot ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur arushë, i cili është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku. Me këtë rast, ambasadori Heldt shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Evropian, e cila ka vë edhe kritere të tjera siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave. Ai ka folur edhe për vizitën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre. Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të mirë të dyja vendeve. The post Liberalizimi i vizave, ambasadori g..

Read More »

Ambasadori gjerman shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt

Heldt ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit Me rastin e 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt sot ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur arushë, i cili është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku. Me këtë rast, ambasadori tha se shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Evropian, e cila ka vë edhe kritere të tjera siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave. Ai ka folur edhe për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre. Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të m..

Read More »

Liberalizimi i vizave, në fund të vitit

Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian nesër do të qëndrojë në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Takimin e parë ky ekip do ta zhvillojë me ministren e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha. Në intervistë për Rtv21, ministrja Hoxha ka thënë se ekipit të BE-së do t’ia dëshmojnë se Kosova e ka plotësuar edhe kushtin e fundit. Ministrja Hoxha shprehet optimiste se Bashkimi Europian në qershor do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave. Ndërsa, sipas saj, në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza. The post Liberalizimi i vizave, në fund të vitit appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Hoxha: Liberalizimi i vizave në fund të vitit

Intervistë me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian nesër do të qëndroj në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Takimin e parë ky ekip do ta zhvillojë me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha. Në intervistë për televizionin tonë ministrja Hoxha ka thënë se ekipit të BE-së do t’ia dëshmojnë se Kosova e ka plotësuar edhe kushtin e fundit. Minitrja Hoxha shprehet optimiste se Bashkimi Evropian në qershor do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave. Ndërsa, sipas saj, në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza. Ndjekim intervistën me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha./21Media The post Hoxha: Liberalizimi i vizave në fund të vitit appeared first on RTV21.

Read More »