Tag Archives: lidhjes

Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për incidentit që është përfshirë gjatë manifestimit të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka larguar një grua, e cila kishte dal e paftuar për të marrë fjalën. Kryeministri e quan si sabotim ngjarjen që ka ndodhur, ku thotë se nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit me porosi për të bërë veprime të tilla. Ndërkohë që është shprehur se do ta bëjë......

Read More »

Përkujtesë: Presidenti Rugova në 125-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Muhamet Hamiti (Fjala e plotë e Presidentit Ibrahim Rugova më poshtë, pas një shënimi hyrës për kontekstin politik të shënimit të këtij përvjetori në Kosovë në qershorin e vitit 2003) Manifestimet kryesore për shënim të 125-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit u mbajtën më 9 qershor 2003, sepse në mëngjesin e 10 qershorit Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, bashkë me shefin e UNMIK-ut Mihael Shtajner (Michael Steiner), do të udhëtonte për Bruksel për të folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian për situatën aktuale në Kosovë. Kjo ndodhte në kohën kur mantra (maksima) e politikës ndërkombëtare, që s’ishte ende e gatshme të merrej me statusin e Kosovës, ishte ‘standards before status’ (standardet para statusit), një taktikë për shtyrje të procesit për përcaktim të statusit përfundimtar të Kosovës, që parashtrohej me Rezolutën e OKB-së 1244 të miratuar më 10 qershor 1999, duke marrë parasysh Marrëveshjen e Rambujesë të shkurt/marsit 1999, që e kishin nënshkruar pë..

Read More »

Në ditë zie e më dështime të protokollit, Kosova shënon 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me një minutë heshtje për legjendën e futbollit Fadil Vokrri, nisi seanca solemne për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo seancë u mbajt, ani pse presidenti Hashim Thaçi shpalli të dielën ditë zie shtetërore. Përveç kësaj, kjo ngjarje u përshkua edhe me incidente, duke e vënë në pah organizimin e dobët. Kjo grua, që thotë se është mbesa e Mehmet Pashë Derallës, ish-ministër në Qeverinë e Ismajl Qemalit, doli në foltore dhe e mori fjalën. Por, kryeministri......

Read More »

Incident në shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (VIDEO)

Gjatë fjalimit të saj të paplanifikuar për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i doli telashe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Pasi tha disa fjalë në foltore, kryeministri u nis drejt saj dhe e kapi me forcë për dore duke i kërkuar që të largohet prej aty. “Urdhno” – i tha zonja teksa kryeministri u nis drejt saj. “Me gjithë respektin për ju, por vazhdon ceremonia” – i tha kryeministri asaj, teksa e kapi me forcë për dorës dhe u mundua ta largonte. Zonja i reagoi kryeministrit duke i thënë se nuk mund të sillet ashtu me të. “Mos me kap kështu…, ti nuk mundesh…” – vazhdoi reagimin ajo. Kryeministri vazhdonte insistimin e tij për ta larguar, përderisa zonja mbahej për foltores dhe duke refuzuar. Kryeministri kërkoi ndihmën e sigurimit, të cilët me forcë e larguan zonjën nga aty. “Shiqoni, vazhdon ceremonia në bazë të programit…” – tha tutje kryeministri, përcjell Insajderi. Zonja dëgjohej edhe më tutje tek refuzonte veprimin e kryeministrit dhe të p..

Read More »

Historia e Lidhjes së Prizrenit

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman. Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u deb..

Read More »

Vihet gurthemeli i shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes (FOTO)

Me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë të Lidhjes së Prizrenit, ka nisur sot në Prizren shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë ekspozitë në ambientet e brendshme të Lidhjes së Prizrenit u bë prezantimi i monedhave antike dhe mesjetare, dhe i të gjitha monedhave kombëtare shqiptare që mbajnë portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke filluar nga 1926 e deri në ditët e sotme. Një pjesë e këtij koleksioni është përdorur edhe në Kosovë dhe në tokat tjera kombëtare shqiptare gjatë luftës së dytë botërore. Veçantia e kësaj ekspozite është se përmban edhe monedhat përkujtimore shqiptare të vitit 2013 të cilat përkujtojnë 135 vjetorin e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit dhe gjithashtu Përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Po në këtë ambient u shfaqën edhe simbolika nga katër vilajetet shqiptare, derisa në ambientin e jashtëm u shfaq ekspozita me dokumente të Arkivit Qendror shtetëror të Shqipërisë dhe A..

Read More »

Meta: Aktet e Lidhjes së Prizrenit të gjalla përjetë

Shënimi i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë ka nisur me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të qeverisë së saj, një organizim i Kryeministrisë së Kosovës, që së bashku me qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë, në kuadër të shënimit edhe të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kanë nderuar edhe veprën e heroit tonë kombëtar. Atje po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. “Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, tha Meta./ KultPlus.com The post Meta: Aktet e Lidhjes së Prizrenit të gjalla përjetë appeared first on KultPlus.

Read More »

Thaçi: Ideatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbesin figura të mëdha historike

11:22 - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar ngjarjen e madhe të Lidhjes së Prizrenit e cila sot ka shënuar 140 vjetorin e saj. Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare. Lexoni të plotë statusin: Në qytetin historik të Prizrenit, më 10 qershor 1878, delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën më të rëndësishme politike,......

Read More »

Haradinaj: Burrështetasit e Lidhjes së Prizrenit ishin përgatitur për kohë të vështira

11:20 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se e vetmja mënyrë që të përmbyllet çështja mes Kosovës dhe Serbisë është pajtimi mes dy popujve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës. Këto komente Haradinaj i bëri në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur në Prizren. Haradinaj, duke kujtuar Lidhjen e Prizrenit tha se burrështetasit e asaj kohe ishin përgatitur për kohë të......

Read More »

Vihet gurthemeli i shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

U bë prezantimi i monedhave antike dhe mesjetare dhe i të gjitha monedhave kombëtare shqiptare që mbajnë portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu Me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë të Lidhjes së Prizrenit ka nisur sot në Prizren shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që po mbahet nën patronatin e Kryeministrit dhe në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizim ky që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë për të nderuar veprën e heroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në vënien e gurthemelit të udhëheqësve të Qeverisë të Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni (kryeministër), Abdyl Frashëri (Ministër i Punëve të Jashtme) dhe Sulejman Vokshi (Ministër i Mbrojtjes), përveç kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministra nga kabineti qeveritar, p..

Read More »