Tag Archives: malsor

Qeveria ndan nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve të vdekur në aksidentin e komunikacionit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.Komuna e Kaçanikut e ka shpallur të mërkurën ditë zie, në shenjë të nderimit dhe respektit për dy policët e vdekur pas aksidentit në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit ditë më parë.Komuna ka marrë vendim që më 09.05.2018 të pezullohen të gjitha angazhimet institucionale për këtë ditë.Ky është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Komuna e Kaçanikut: The post Qeveria ndan nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Haradinaj: Armend dhe Malsor, pushoni të qetë – u qoftë i lehtë dheu i Kosovës

19:52 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjetja e trupit të policit Armend Trena pas 10 ditë kërkimesh, po e përmbyllë rrugëtimin plot ankth, për gjithë ata që pandalë u angazhuan ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të kërkuar me ngulm në lumin e rrëmbyer trupat e tyre. “E dhimbshme dhe trishtuese e gjithë ngjarja, ku dy policët tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi, të rinj dhe në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në......

Read More »

Letra emocionuese e të fejuarës së Malsor Dashit

Polici i Kosovës, Malsor Dashi sot është varrosur nga qindra njerëz të cilët i dhanë atij lamtumirën e fundit në varrezat e fshatit Stagovë të Kaçanikut Malsor Dashi bashkë me Armend Trenën i cili ende nuk është gjetur, të shtunën e kaluar pësuan aksident duke rënë në lumin Lepenc. Përveç miqëve e kolegëve të cilët ndanë shumë kujtime me dhimbje për Malsorin, edhe e fejuara e tij sot ka shkruar fjalë prekëse për policin e ndjerë. E fejuara e tij e ka quajtur engjull të parajsës Malsorin. Ajo thotë se është e vështirë të shkruan për të, pasi kishin shumë ëndrra se bashku me të e që nuk i përfunduan. “Në zemren time do të jesh gjithmonë i gjallë dhe duke me mbrojtur nga lartë”, ka shkruar ajo. Me poshtë lexoni shkrimin prekës të saj: Dashuria ime e pavdekshme”Ahh sa e veshtire qenka te shkruash per ty, ike shume heret ne momentet me te mira te jetes Jam shume krenare me ty, qe pata fatin te jem pjese e jetes tende, ato pak vite qe i kaluam bashke ishin vitet me te lumtura te jetes t..

Read More »

Me nderime u varros polici Malsor Dashi

Në varrim mori pjesë edhe kryetari Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli Sot iu dha lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje pas kërkimeve 6 ditore. Policët Dashi dhe Trena u përfshinë në një aksident trafiku ditën e shtunë në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik./21Media The post Me nderime u varros polici Malsor Dashi appeared first on RTV21.

Read More »

Me nderime të larta u varros polici Malsor Dashi

Me nderime të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit policit, Malsor Dashi. Shumë qytetarë nga rajoni i Kaçanikut u mblodhën për të nderuar policin e cili u aksidentuar gati një javë më parë, trupi i të cilit u gjet në lumë gjatë ditës së enjte, raporton KTV. Përfaqësues institucionalë lavdëruan punën e tij dhe thanë se do ta kujtojnë gjithmonë kontributin e tij, dhënë për Policinë e Kosovës. Në këtë ceremoni, u lexua edhe një......

Read More »

Varroset Malsor Dashi me ceremoni shtetërore

Trupi i pajetë u gjet dje pas një kërkimi qysh nga mbrëmja e të shtunës Qindra persona janë mbledhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit Malsor Dashi, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë të shtunën mbrëma në rrugën, Kaçanik-Hani i Elezit. Varrimi i policit është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm ishin shumë kolegë të tij e qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës. Malësor Dashi u gjet dje pasdite në lumin Lepenc, dhe trupi i tij menjëherë është dërguar për autopsi, por rezultatet e autopsisë ende nuk dihen se kur do të dalin. Dashi bashkë me policin tjetër Armend Trena pësuan aksident me veturën e tyre zyrtare e cila përfundoi në lumin Lepenc. Derisa Dashi është varrosur sot, polici tjetër Trena ende është i zhdukur. Kërkimi i tij është duke vazhduar edhe sot, në ditën e shtatë që nga ndodhja e aksidentit. Kërkimet për policin e zhdukur Armend Trena po vazhdojnë The post Varroset Malsor Dashi me ceremoni shtetërore appeared fi..

Read More »

Fotografi nga ceremonia e varrimit të policit Malsor Dashi

Qindra persona janë mbledhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit Malësor Dashi, trupi i të cilit u gjend dje në lumin Lepenc. Ai po varroset me ceremoni shtetërore. Varrimi i policit është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm ishin shumë kolegë të tij e qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës. Malësor Dashi u gjet dje pasdite në lumin Lepenc, dhe trupi i tij menjëherë është dërguar për autopsi, por rezultatet e autopsisë ende nuk dihen se kur do të dalin. Dashi bashkë me policin tjetër Armend Trena pësuan aksident me veturën e tyre zyrtare e cila përfundoi në lumin Lepenc. Derisa Dashi është varrosur sot, polici tjetër Trena ende është i zhdukur. Kërkimi i tij është duke vazhduar edhe sot, në ditën e shtatë që nga ndodhja e aksidentit. The post Fotografi nga ceremonia e varrimit të policit Malsor Dashi appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Mesazhi prekës i shokut të Malsor Dashit

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Endrit Berisha ka publikuar disa fotografi ku shihet së bashku me policin e ndjerë, Malsor Dashin, trupin e të cilit e nxorën nga lumi në pasditen e sotme. “Lamtumirë shoku i bankës Malsor Dashi, do të mbetesh gjithmonë ne zemrat tona. Ngushëllime për të gjithë”, thuhet në shkrimin e tij. Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës dyshohet se janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Më poshtë, disa foto: The post Mesazhi prekës i shokut të Malsor Dashit appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

FSK: Trupi i pajetë i gjetur në Lepenc është i Malsor Dashit

FSK: Trupi i pajetë i gjetur në Lepenc është i Malsor Dashit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga njësitë e kërkim shpëtimit në lumin Lepenc është gjetur trupi i pa jetë i policit Malsor Dashi. “Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi. Vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër”, bën të ditur FSK. The post FSK: Trupi i pajetë i gjetur në Lepenc është i Malsor Dashit appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Në Lepenc është gjetur trupi i policit Malsor Dashi

Nga njësitë e kërkim shpëtimit sot është gjetur trupi i pa jetë i policit Malsor Dashi. Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi, përcjell Koha.net. Ndërkohë, raportohet se po vazhdojnë kërkimet për......

Read More »