Tag Archives: nevoje

Veseli: Kosova ka nevojë për dijen dhe përvojën e bashkatdhetarëve

Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve. Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive. Në këtë funksion, ai theksoi se Kosova mirëpret bashkatdhetarët që të vijnë dhe investojnë në vendlindje, si një mundësi e mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre, por edhe mbështetje për Kosovën dhe të rinjtë e saj, në këtë fazë të nevojshme për vende të reja të punës. Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore. “Shteti i Kosovës do të jetë përherë krah jush, por ai gjithashtu ka nevojë edhe për krahun dhe dijen tuaj. Ju duhet të mendoni që ngadalë t..

Read More »

Ora News – Lu nuk komenton politikën: Vendi ka nevojë për të rinjtë

Subscribe në Ora News këtu Ambasadori Donald Lu zgjodhi të mos komentoje situatën e tensionuar politike. Në Panairin e Arsimit ai u bëri thirrje të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit që të rikthehen e të kontribuojnë për Shqipërinë. Ndërkohë që opozita protestonte për largimin e Ministrit Fatmir Xhafaj, Ambasadori Amerikan Donald Lu u shfaq pranë të rinjve në panairin e arsimit. Për politikën nuk kishte asnjë koment, ndërsa brezit të ri i bëri thirrje që edhe nëse largohen nga Shqipëria për studime të rikthehen dhe të kontribuojnë për vendin. Lu: Ne duam që të gjithë të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi për të studiuar në Shqipëri ose vende të tjera, përfshi këtu edhe Amerikën por ne duam që ju të ktheheni sërish këtu, vendi juaj ka nevojë për ju dhe është me shumë rëndësi që të vini në zbatim cfarë këni mësuar, aftësitë dhe talentin tuaj, pra të kontribuoni për Shqipërinë. Për më shumë lexoni në: The post Ora News – Lu nuk komenton politikën: Vendi ka nevojë për të ..

Read More »

Gazetari i njohur, Halil Halili, ka nevojë për ndihmën tuaj për shërim

Halil Halili, 32 vjeç, është diagnostikuar me një sëmundje serioze. Për shërimin e tij, kërkohet një shumë e madhe parash për ta dërguar në një klinikë të specializuar në Turqi. Kërkojmë prej krejt njerëzve vullnetmirë që të bëhen pjesë e kësaj fushate për ta ndihmuar Halilin. Halil Halili, gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare, është diagnostikuar me një sëmundje serioze një muaj më parë, shërimi i të cilës mund të bëhet vetëm në klinika të specializuara jashtë vendit. Miqtë dhe familjarët kanë bërë një fushatë për ta ndihmuar atë. Prandaj, ju bëjmë thirrje gjithë bizneseve dhe njerëzve vullnetmirë që ta ndihmojnë Halil Hailin që ta fitojë këtë betejë të vështirë. Kjo është llogaria rrjedhëse ku mund të dërgoni paratë për shërimin e Halil Halilit: XK05-1708003028686833 Ju, po ashtu, mund ta ndihmoni atë duke dërguar mesazh në numrat e telefonit në IPKO: 55006 me tekstin “Halili” e po ashtu edhe në VALA me numër 55244 me tekstin “Halili”. Gjithashtu, deshironi ..

Read More »

Veseli: Kosova ka nevojë të përhershme për përvojën dhe dashurinë amerikane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin me delegacionin amerikan nga Iowa, i cili po mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ka thënë se Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë amerikane dhe se miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme. Në fjalën e tij para mbi 50 mysafirëve amerikanë, Veseli ka bërë një rezyme të dhjetë vjetëve të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. “Në këtë......

Read More »

Ashley Graham nuk ka nevojë për fotoshop kur pozon me bikini

E ka thënë dhe shkruar qartë në profilin e saj në Instagram dhe karriera e saj e deritanishme e vërteton më së miri; Ashley Graham nuk i vjen aspak turp për format e saj të bëshme, përkundrazi është krenare dhe do të dëshironte që çdo femër të ishte më e sigurt në vetvete. Dhe ja ku vjen sërish modelja 30-vjeçare plus size që lançon linjën e saj të rrobave të banjës me një set fotosh origjinale, pa asnjë ndërhyrje fotoshopi. Qëndroni autentike dhe të mrekullueshme; ky është mesazhi që Ashley përcjell me fushatën publicitare të linjës Swimsuits For All. 7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për vitamina

Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për jetën e njeriut po aq sa ajri dhe uji. Ato ndihmojnë në funksionimin e organeve të ndryshme, si dhe mbrojnë trupin nga një sërë sëmundjesh. Zakonisht vitaminat dhe mineralet përfshihen në të njëjtën kategori, por në fakt janë krejt të ndryshme. Vitaminat janë substanca organike të prodhuara nga produktet bimore ose shtazore. Përveç vitaminës D, të cilën njeriu është i aftë ta prodhojë vetë nga rrezet e diellit, asnjë prej vitaminave të tjera nuk prodhohet në organizëm dhe kështu duhet të merren nga ushqimi. Shumë njerëz kanë mungesë në një vitaminë të caktuar si pasojë e ushqyerjes jo të mirë. Dhe kjo shfaqet me shenja të ndryshme në trup. Ja cilat janë 8 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminave. Shfletoni galerinë…

Read More »

Familja Aliu ka nevojë për ndihmë

Vushtrria në këmbë për ta ndihmuar Qëndrim Aliun Mazllum Aliu nga Vushtrria, po kërkon ndihmë financiare për djalin e tij të sëmurë Qëndrim Aliu. Qëndrimi është diagnostikuar në Turqi me një kancer të rrallë që i është shfaqur në fytyrë. Terapia në gjashtë etapat e parë për shërimin e tij po i kushton 52 mijë euro. 30 mijë nga to, ia ka ndarë shteti, siç ka treguar për KP, Aliu, por familjes po i duhen edhe 22 mijë euro të tjera për terapinë. “Shteti na ka nda 30 mijë euro, na ka mundësu përmes Ministrisë së Shëndetësisë…po tash janë edhe 22 mijë tjera veç për këtë terapi”, ka thënë Aliu, duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që ta ndihmojnë për ta shpëtuar djalin e tij që është në gjendje të rëndë. Për ta ndihmuar 20 vjeçarin qytetarët e Vushtrrisë veç kanë filluar mobilizimin. Poashtu edhe disa artistë do të mbajnë një koncert humanitar të martën. Këngëtarja Dafina Aliu bashkë me Alban Fekën dhe disa tjerë do të organizojnë koncertin ku të hyrat nga ky koncert do t’i ..

Read More »

Qytetarë të Kosovës, familja Aliu ka nevojë për ndihmën e tuaj

Vushtrria në këmbë për ta ndihmuar Qëndrim Aliun Mazllum Aliu nga Vushtrria, po kërkon ndihmë financiare për djalin e tij të sëmurë Qëndrim Aliu. Qëndrimi është diagnostikuar në Turqi me një kancer të rrallë që i është shfaqur në fytyrë. Terapia në gjashtë etapat e parë për shërimin e tij po i kushton 52 mijë euro. 30 mijë nga to, ia ka ndarë shteti, siç ka treguar për KP, Aliu, por familjes po i duhen edhe 22 mijë euro të tjera për terapinë. “Shteti na ka nda 30 mijë euro, na ka mundësu përmes Ministrisë së Shëndetësisë…po tash janë edhe 22 mijë tjera veç për këtë terapi”, ka thënë Aliu, duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që ta ndihmojnë për ta shpëtuar djalin e tij që është në gjendje të rëndë. Për ta ndihmuar 20 vjeçarin qytetarët e Vushtrrisë veç kanë filluar mobilizimin. Poashtu edhe disa artistë do të mbajnë një koncert humanitar të martën. Këngëtarja Dafina Aliu bashkë me Alban Fekën dhe disa tjerë do të organizojnë koncertin ku të hyrat nga ky koncert do t’i ..

Read More »

Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për asistentë

Këshilli Ekonomiko-Social, i kryesuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar edhe për kërkesën e Ministrisë për hapjen e një kodi të veçantë për punësimin e asistentëve në klasat e integruara. Ministri Shyqiri Bytyqi theksoi faktin se një ndër prioritetet e MAShT është gjithëpërfshirja dhe Ministria po bën përpjekje të vazhdueshme për mundësi të barabarta të qasjes në arsim për të......

Read More »