Tag Archives: nexhmije

Jahjaga vizitoi Nexhmije Pagarushën: Gëzuar ditëlindjen bilbili i këngës shqipe

Ish-Presidetnja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar gjatë ditës Nexhmije Pagarushën, në datëlindjen e saj të 85-të, shkruan KultPlus. Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja Jahjaga, me anë të një postimi ku shihet ajo së bashku me këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarushën. “Me rastin e ditës së saj të lindjes sot vizitova artisten tonë të madhe, znj. Nexhmije Pagarusha. Gëzuar ditëlindjen bilbili i këngës shqipe. Uroj që të kemi në mesin tonë edhe për shumë vite të tjera që të vazhdosh të na inspirosh, ashtu siç na ka insipruar muzika juaj gjithmonë”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com The post Jahjaga vizitoi Nexhmije Pagarushën: Gëzuar ditëlindjen bilbili i këngës shqipe appeared first on KultPlus.

Read More »

Eda Zari: Nexhmije Pagarusha, ti puth duart

Më 7 Maj 2018, Ikona jonë, Nexhmije Pagarusha, feston 85 vitet e saj të florinjta! T´a kam thënë:- “Dua të shkruaj emrin Tënd në plepin e vjetër…, sepse të dua me gjerësinë e detit dhe shtrirjen e qiejve”. E kush nuk e njeh Pagarushën legjendare ??? Më shumë se vetëm një këngëtare Pagarusha është një diva pa maniera, një talent dhe kontribut muzikor, një ikonë kulturore, simbol i një populli dhe trashëgimie të vojtur, nje ambasadore paqesjellëse. Ajo pranohet në mënyrë rutinore nga të gjithë. Mbi të gjitha nga njerëzit e lëne jashtë shoqërisë, ata që këngët e saj i këndojnë në gaz e në vaj, që dritën e syve e kanë humbur por shohin jetën me dritën e shpirtit. Për mua, ndryshe nga çdo artist tjetër, zëri i saj këngëtor pikturon fytyrën e shpresës, mallit, dashurisë, pritjes, lutjes dhe bekimit! Të puth duart ty fqinje e Hënës tek mekesh me klas:- “E dehur jam”, apo tek vibron -“E kujtoj un´at takim, me lot e dashuri…”! Këngët e saj dëshmojnë për gjenialitetin muzikor, kolegialitetin dhe..

Read More »

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Nexhmije Pagarushës: Mirënjohje për përfaqësuesen e kombit tonë

Tirana ka nderuar sot me “Çelësin e Qytetit” një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhmije Pagarushën, e cila ka festuar 85 vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar.......

Read More »

Surpriza e ditëlindjes që përloti Nexhmije Pagarushën

Një surprizë e këndshme për ditëlindjen e 69-të të Nexhmije Pagarushës Shumë fotografi, këngë e perfomranca të ndryshme të Bilbilit të Kosovës , Nexhmije Pagarusha pushtuan këto ditë rrjetet sociale dhe jo rastësisht. Kjo u bë me rastin e ditës së lindjes së saj dhe po ashtu dekorimit me medalje nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nuk do të mjaftonin qindra storje për të pasqyruar një karrierë të ndritur si të Nexhmije Pagarushës, megjithatë publikimi i disa nga momenteve më mira të saj paraqet një pjesë të kontributit të divës së muzikës në kulturën shqiptare, shkruan rtv21.tv Ajo dha shumë koncerte e intervista. Ndonëse karrierën e saj e përfundoi në vitin 1984, Nexhmije Pagarusha nuk mungoi në televizionet e spektaklet shqiptare duke u konsideruar gjithmonë si mysafir special. Në vitin 2002 ajo ishte e ftuar në emisionin “Në orët e vona” në RTV 21 me autor Florin Kelmendin. Aty u shpalosen kujtime nga karriera dhe jeta e saj. Por në fund të këtij programi i cili ka mbledhur..

Read More »

Nexhmije Pagarusha: Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua

Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila jeton e punon në Prishtinë. E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë. Nga atje, Nexhmije Pagarusha ka falënderuar të gjithë për urimet dhe dashurinë që po i dhurojnë në këtë ditë, ndërsa ka shtuar se kurrë nuk e ka menduar një moment të tillë. “Kurre s’kam menduar qe do të vije ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur. Keto janë momente qe njeriu nuk mundet me i tregu, vetëm shpirti e din sa çka kam përjetuar unë këto dite. Jam shume e lumtur”, ka shkruar ajo në faqen zyrtare të Facebook, shkruan KultPlus. Kurse presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim të veçantë, këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.Ai i ka uruar ditëlindjen, legjendës së muzikës së Kosovës, duke shprehur admirim për zërin e saj. / KultPlus.com Th..

Read More »

Kënga me të cilën Presidenti Thaçi i uroi ditëlindjen Nexhmije Pagarushës

Thaçi përzgjedh fjalët më të mira për Nexhmije Pagarushën Me rastin e ditës së lindjes, Bilbili i Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha ka pranuar shumë urime nga artistë e fytyra të ndryshme publike. Përjashtim nuk bën as krerët e shtetit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar Pagaushën si këngëtare te shekullit duke i dëshiruar vite tjera të lumtura, shkruan rtv21.tv “Këngëtarja e shekullit, Nexhmije Pagarusha, sot mbushi 85 vjet. Pareshtur, tërë jetën e saj, kultivoi dhe promovoi këngën e pastër shqipe. I dëshiroj edhe shumë vite të tjera, me përplot lumturi. Kënga “Baresha”, një kryevepër, sikurse çdo këngë tjetër e Nexhmije Pagarushës, vazhdon të dëgjohet ende me shumë emocione. “, ka shkruar Thaçi në Facebook ku ka shpërndarë këngën “Baresha” të Nexhmije Pagarushës. Mbretëresha e Muzikës Shqipe është dekoruar me medalje edhe nga presidenti i Amerikës Donald Trump për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë./21Media Nexhmije Pagarusha dekorohet nga Donald Trump..

Read More »

Ilir Meta: Gëzuar datëlindjen e papërsëritshmja Nexhmije Pagarusha

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim të veçantë, këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha. Ai i ka uruar ditëlindjen, legjendës së muzikës së Kosovës, duke shprehur admirim për zërin e saj. Presidenti e cilëson si të papërsëritshme dhe mbretëreshë të këngës shqiptare. “Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, shkruan Meta, duke publikuar edhe fotografitë e takimit./ KultPlus.com The post Ilir Meta: Gëzuar datëlindjen e papërsëritshmja Nexhmije Pagarusha appeared first on KultPlus.

Read More »

Haradinaj me një urim të veçantë për Nexhmije Pagarushën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar këngëtaren, Nexhmije Pagarushën në 85 vjetorin e lindjes Haradinaj ka shkruar se diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjen e të gjithë brezave, duke lidhur shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare. Haradinaj ka shkruar në Facebook se ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik përlave të......

Read More »

Performancë e rrallë e Nexhmije Pagarushës në vitin 1968

Bilbili i këngës shqipe në veshje kombëtare Emri i Nexhmije Pagarushës cilësohet si vula jo vetëm e muzikës, por e gjithë kulturës shqiptare. Talenti dhe zëri i saj i veçantë bën që ajo të jetë ikonë e këngës shqipe. Bilbili i Kosovës feston ditëlindjen e 85-të. Karrierën muzikore e filloi në Radio Prishtina në vitin 1948. Popullariteti i saj kaloi edhe kufijtë shqiptarë, u njoh edhe në vende tjera të Evropës, shkruan rtv21.tv Paraqitjen e parë skenike e pati në Beograd, ndërsa karrierën muzikore e përfundoi me një koncert në Sarajevë në vitin 1984. Ishte viti 2000 kur Ardit Gjebrea e riktheu në skenë duke interpretuar bashkë me të këngën “Për ty”. Pasqyrimi i karrierës së saj 40 vjeçare mbase mund të jetë i pamundur brenda një artikulli, por sjellim një performancë të saj në vitin 1968, kur Bilbili i Kosovës ishte në lulen e rinisë./21Media The post Performancë e rrallë e Nexhmije Pagarushës në vitin 1968 appeared first on RTV21.

Read More »

Presidenti Ilir Meta i shpreh admirimin Nexhmije Pagarushës në ditëlindjen e saj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim të veçantë, këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha. Ai i ka uruar ditëlindjen, legjendës së muzikës së Kosovës, duke shprehur admirim për zërin e saj. Presidenti e cilëson si të papërsëritshme dhe mbretëreshë të këngës shqiptare. “Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e......

Read More »