Tag Archives: njerezit

Dështimi i shëndetësisë, znj.ministre, njerëzit nuk duan fasada, por shërbim!

Nga Marjon Gorica-Ndryshe na thuhet e ndryshe është. Gjë për të cilën ne nuk çuditemi aspak pasi jemi mësuar me këtë marketing qeveritar, i kujtdo qeverie qoftë. Në spitale apo qendra shëndetësore nuk na duhet show, na duhet shërbimi i munguar ndër vite, ajo që ju thoni sa herë shfaqeni mediatikisht. E dini që poliklinikat e Tiranës sot kanë vetëm 1 mjek Ortoped? E kuptoni se çdo të thotë kjo gjë? Nëse një qytetar ka nevojë për t’u vizituar apo konsultuar me një ortoped duhet të presi me ditë të tëra, mbase dhe me javë. Pra në një qytet ku ndodhen rreth 1 milion banorë me 10 ambulanca ka vetëm 1 mjek Ortoped. Kaq e pamundur është të shtosh stafin në ambulancat e Tiranës? Profesionist ka, por nuk i punëson njeri! The post Dështimi i shëndetësisë, znj.ministre, njerëzit nuk duan fasada, por shërbim! appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Pesë gjëra që bëjnë njerëzit nën stres

Simptomat e stresit Nëse për një kohë të gjatë jeni nën stres, duhet kujdesur për simptomat e tij, pasi me rritjen e tij do të ndryshoni edhe zakonet që do të dëmtojnë shëndetin tuaj. Do të hani shumë sheqer Nga stresi, ju dëshironi ushqimin me një përqindje të lartë të yndyrës dhe sheqerit, pasi stresi na bën të uritur. Në vend të kësaj, përpiquni të hani ushqime të pasura me ushqyes. Paraqitet paranoja Ndërsa një person është i stresuar, mendimet janë të shpërndara kudo. Kur lind problemi, përqendrohesh në të dhe jo në detyrën e përgjithshme. Lodhje pa fund Stresi shkakton lodhje të madhe. Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, lehtë mund të shndërrohet në depresion. Ndryshim i papritur i energjisë Trupi juaj do të pësojë goditje të papritura të energjisë për t’u përballuar me stresin që e përshkon. Megjithatë, shumë shpejt kjo rritje e energjisë do t’ju lërë dhe do të ndiheni të lodhur. Merrni sasi të mëdha të kafeinës Pagjumësia shpesh shkaktohet nga konsumimi i sasive të m..

Read More »