Tag Archives: prishtine

Arjeta Mala sjellë dy botë me tensione në ekspozitën në Prishtinë

Arbër Selmani Ajo ka lindur në Pejë, dhe me punët e saj të fundit artistike mendjen e ka pasur në një tjetër pjesë të botës. Peja pati luftë e terror, sikur Kosova në tërësi, para disa dekadash, ndërsa Siria ka një luftë që ka nisur qëmoti e po vazhdon edhe sot. Me refugjatët nga Siria dhe me pamjet e tmerrshme, Arjeta Mala tregon se ka marrë një inspirim për punimet e ekspozitës e cila u hap sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë. Arjeta është artiste e vizatimeve më abstrakte, dhe me anë të ngjyrave të ujit krijon edhe fytyra njerëzish por edhe lë ngjyrim të llojllojshëm në fletën e bardhë. Ekspozita “Tensione të dukshme dhe të fshehta” u hap sonte nga artistja e cila jeton prej kohësh në Holandë, në qytetet e të cilit shtet ajo ekspozon punët e saj artistike gjithmonë të nisura pa një koncept por ndërtuar ngadalë drejt tërësisë. “Unë kur filloj punën nuk e kam në mend një koncept, por gjithçka merr formë më pas. Punimet e kësaj ekspozite janë disa të reja e disa..

Read More »

Shaqir Hoti and the Stooges, sonte në Kino Armata në Prishtinë

Sonte në Kino Armata vjen një natë e veçantë me Shaqir Hoti – Baca feat. Armend Xhaferi, Ilir Bajri, Nesim Maxhuni. Baca Shaqë performon përveç tjerash edhe me okarinë, instrument frymor i lashtë i zbuluar në Runik të Drenicës. Okarinat prodhohen vetë nga Baca Shaqë, sipas modelit të gjetur në Runik. Shaqir Hoti është muzicient nga Rogova e Hasit, i cili dedikoi tërë jetën e tij prodhimit dhe studimit të instrumenteve folklorike, posaçërisht okarinës ilire. Ai themeloi ansamble të ndryshme dhe ishte pjesë e orkestrës së Radio Prishtinës për shumë vite. Tani është i penzionuar dhe jeton në Prishtinë me të birin e tij, si dhe vazhdon me hulumtim dhe komponim. Në koncertin e tij në Kino ARMATA, atij do t’i bashkangjiten në skenë Armend Xhaferi (gitarë), Ilir Bajri (tastierë) dhe Nesim Maxhuni (tupana). Eventi përkrahet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Swedish International Development Cooperation Agency (Sida). Koncerti fillon në ora 21:00. The post Shaqir Hoti and ..

Read More »

Në një shkollë në Prishtinë, nxënësit mbeten pa notë në histori

Në një shkollë në Prishtinë, nxënësit mbeten pa notë në histori

Të gjitha notat e nxënësve të klasës së IX -1 të shkollës fillore “Emin Duraku” të kryeqytetit janë mbyllur, por jo edhe ato të lëndës së historisë, raporton KTV. Mësimdhënësja e kësaj lënde, Afërdita Misimi, ka vendosur që tre nxënës të mos i notojë fare, shkaku i mospjesëmarrjes së tyre në orën e saj për gjashtë muaj radhazi. Ky veprim i ka lënë këta tre nxënës pa dëftesë, e cila tash u duhet për regjistrim në shkollën e mesme. Fakti që tash hapen konkurset për regjistrim dhe këta nxënës nuk i kanë dëftesat e tyre i ka irrituar prindërit.Prindërit kanë shkuar në këtë shkollë dhe e kanë kërcënuar mësimdhënësen e historisë, duke i kërkuar mbylljen e notës. Arsimtarja Afërdita Misimi tha se nuk do të notojë nxënësit pasi që kanë munguar në orë. Drejtori i shkollës, Agron Mexhuani tha se kjo çështje do të zgjidhet shpejt. The post Në një shkollë në Prishtinë, nxënësit mbeten pa notë në histori appeared first on KultPlus.

Read More »

Dëmtohet kablloja elektrike në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Dëmtohet kablloja elektrike në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Qytetarët dhe bizneset mbesin pa rrymë KEDS-i, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se sot është dëmtuar kablloja elektrike gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku. Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy javësh gjë që është e papranueshme, pasi po ndodh nga pakujdesia e kontraktorit, thuhet në komunikatë. KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se “nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove”, thuhet në komunikatën e KEDS-it. “Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje, por pa fajin tonë dhe sigurojmë që po e bë..

Read More »

Arrestohet vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës për plagosjen në Prishtinë

Familjarët e Sekiraqës të dyshuar se kanë plagosur dy persona dje në Prishtinë Dy personat e arrestuar mbrëmë për plagosjen në Prishtinë janë familjarë të të dënuarit për vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqës. Kallxo.com mëson se dy të arrestuarit mbrëmë për plagosjen e dy personave të tjerë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, janë Naser Sekiraqa vëllai i Enver Sekiraqës dhe Fatlum Abazi familjar i këtyre dy të fundit. Policia në raportin ditor ka thënë se një person i tretë i identifikuar është në arrati dhe se policia po kërkon për të. Kallxo.com sipas burimeve mëson se i arratisuri është Jan Abazi, nipi i Enver Sekiraqës. Kallxo.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka për të konfirmuar nëse të arrestuarit janë familjarë të Enver Sekiraqës. “Mund të ju them se dy persona janë arrestuar…, po po këta dy që ju po i përmendni janë të arrestuar”, tha Beka./Kallxo Arrestohen dy persona për plagosjen e djeshme në Prishtinë The post Arr..

Read More »

Vëllai i Enver Sekiraqës dyshohet se plagosi dje dy persona në Prishtinë

Dy persona janë plagosur dje të shkolla e mesme ‘Sami Frashri’ në Prishtinë. ORAinfo nga burimet e saj mëson se plagosjen e këtyre dy personave e kanë bërë vëllai i Enver Sekiraqës i ndihmuar edhe nga shoku i tij, Fatlum Abazi. Sulmuesit janë arrestuar sot nga policia pasi dyshohen se kanë plagosur dy persona, Zenel Jasharin dhe një person tjetër. ORAinfo mëson se në arrati është edhe nipi i Enver Sekiraqes Jan Abazi. Të gjithë këta janë te njohur për policinë pasi kanë të kaluar kriminale. Kujtojmë që Evner Sekiraqa është në burg për shkak të dyshimit se ka nxitur vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007. The post Vëllai i Enver Sekiraqës dyshohet se plagosi dje dy persona në Prishtinë appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Sulmohet me shok-bombë gjyqtari i EULEX-it në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur. Burime të Kallxo.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi në lagjen Arbëria te vendi i quajtur “Moving Tower”. Policia tha se rreth orës 23:00 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në......

Read More »

Shok-bombë ndaj gjyqtarit të EULEX-it në Prishtinë

Shok-bombë ndaj gjyqtarit të EULEX-it në Prishtinë

Policia po heton rastin Mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur. Burime të Kallxo.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi te vendi i quajtur “Moving Tower”. Policia tha se rreth orës 23:02 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve policore, nga hetimet e para është konstatuar se derisa gjyqtari i EULEX-it ka qenë duke kaluar, një person i panjohur kishte gjuajtur një shok-bombë në drejtim të tij. Mjeti kishte shpërthyer por pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të pashkrepur, siguresa e bombës, luga e bombës dhe shok-bomba e shpërthyer. Personi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicio..

Read More »

Sulmohet një person në Prishtinë 

Një shtetas i Shqipërisë është sulmuar në Prishtinë nga një person tjetër pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:30 në lagjen “Emshir”, në Prishtinë. Sipas raportit policor, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ The post Sulmohet një person në Prishtinë appeared first on ABC24.AL.

Read More »