Tag Archives: shqiperi

“Kumanova është Shqipëri”: Futbollisti shqiptar tmerron maqedonasit!

Mesfushori shqiptar Taulant Seferi ka ndezur debate të ashpra në Maqedoni. Seferi i cili ditë më parë ka postuar një fotografi ku në bluzën e tij shkruante “Kumanova është Shqipëri”. Ai ka deklaruar pas kësaj se nuk ka pas për qëllim fyerjen e maqedonasve, por ai ishte mendimi i tij, shkruan gazeta “Bota sot”. “Kur e bëra foton me fanellën e Shqipërisë, duke thënë se Kumanova është Shqipëri, nuk e kisha qëllimin për të prekur maqedonasit”, tha ai. “Megjithatë ai është mendimi imi dhe i çdokujt që e ndien veten shqiptar. Nuk doja të provokoja maqedonasit, pasi kam luajtur aty, por dua të theksoj edhe njëherë se ky është mendimi i të gjithë shqiptarëve”, shprehet Seferi. “Kam parë fyerjet e maqedonasve pas këtij veprimi të bërë nga ana ime, por nuk më interesojnë ato, dua të eci përpara. Tashmë ëndrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt, do të vë shpirtin në fushë me Kombëtaren”, u shpreh Taulant Seferi. The post “Kumanova është Shqipëri”: Futbollisti shqiptar tmerron ..

Read More »

Përfaqësuesi i Merkelit: Në Shqipëri problem korrupsioni, do flasim…

Qeveria gjermane ende nuk ka marrë një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Christian Lange, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, thotë se Berlini do të shprehet në kohë për takimin e Këshillit Europian, programuar për më 28 qershor. Në Ekzekutivin Federal të Gjermanisë, Lange është në rangun e një zëvendësministri të Drejtësisë. Në takimin që pati me gazetarët në Tiranë, ai mohoi kur......

Read More »

Nuk ndalet rënia e euros në Shqipëri

Në tregun valutor të Shqipërisë euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 127.20 lekë. Euro ka vijuar në rënie nga nivelet e larta prej 129.20 lekë dy ditë më parë. Dollari amerikan blihet sot me 107.10 lekë dhe shitet me 108.30 lekë. Parashikojmë luhatshmëri dhe rënie drejt nivelit të 106.50 lekë. Paundi britanik sot blihet me 143 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Presim luhatshmëri edhe në tregun e paundit britanik. ...

Read More »

Kamp refugjatësh dhe ISIS në Shqipëri, Rama sqaron si qëndron e vërteta

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Duke folur mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se është një proces i afirmuar më shumë sesa me dekada në kuptimin sipas tij që prirja e Shqipërisë ka qenë një prirje natyrale drejt Evropës. “Nga ana tjetër nëse flasim konkretisht sot duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk varet vetëm nga ne, se procesi i integrimit evropian është gjithmonë e më i ndërlikuar dhe njëkohësisht më i paparashikueshëm për shkak të vetë turbullirave të brendshme në vendet e Bashkimit Evropian dhe të erërave kundër zgjerimit dhe kundër vetë Bashkimit Evropian brenda disa vendeve të rëndësishme anëtare. Kështu..

Read More »

Sot në Shqipëri, vranët e shi

Paraditja në Shqipëri mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, ndërsa pasditja fuqizon përkohësisht vranësirat në zonat malore ku priten shira të izoluar. Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira. Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në veri dhe lindje. ...

Read More »

Ditëlindja e PS, Veliaj: E vetmja forcë që bën shtet në Shqipëri

Në këtë 27-vjetor të Partisë Sociasliste, nuk ka munguar urimi i Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Teksa uron ditëlindjen, Veliaj shkruan se PS nuk është veç një bashkim politik, por e vetmja forcë progresive që bën shtet, qytet, e Europë në Shqipëri. “GEZUAR DITELINDJEN! @psocialiste nuk është veç nje bashkim politik, por e vetmja force progresive qe ben shtet, qytet, e Europe ne Shqiperi! E kane provuar keto 27 vite te shkuara, do ta provojne dhjetëra te tjere qe do te vijne! Perqafime nga zemra! 12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Ditëlindja e PS! 27 vite të historisë së partisë më të votuar në Shqipëri

Kanë kaluar 27 vjet nga 12 qershori i vitit 1991, kur Partia e Punës vendosi t’i përshtatej kohës së re, duke ndryshuar emër per t’u ndare nga e kaluara. Lindi Partia Socialiste e Shqipërisë, me kryetar Fatos Nanon, që shumë shpejt do të kalonte në një opozitë të vështirë. Socialistët të paragjykuar për të kaluarën e tyre të afërt u përballën me nevojën për ndryshim, por edhe sjelljen e ashpër të pushtetit. Viti 1992 solli për herë të parë Partinë Demokratike në pushtet. Sali Berisha u bë President i Republikës, ndërsa brenda pak kohësh ai që konsiderohej kreu i opozitës, përfundoi në burg, i dënuar me 12 vjet vjet heqje lirie për shpërdorim detyre. Fatos Nano drejtonte PS nga qelitë e Bënçës dhe komunikonte me udhëheqjen e përçarë me anë të letrave. Kjo është periudha më e vështirë e kësaj partie të re dhe të vjetër deri në fitoren që arriti në vitin 1994 me referendumin e Kushtetutës. Në zgjedhjet e vitit ‘96 socialistët akuzuan Berishën për manipulime masive, duke u tërhequr nga ..

Read More »

Kapen 11 sirianë në kufi, kërkojnë azil politik në Shqipëri

Fluksi i emigrantëve që shkojnë në Shqipëri nga vendet e lindjes vijon, teksa vetëm këtë të martë policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, disa kilometra nga Kapshtica, 11 klandestinë sirianë. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik. Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet hyjnë në brendësi......

Read More »