Tag Archives: shqiptari

Shqiptari Pajtim Statovci, shkrimtari i vitit në Helsinki

Pajtim Statovci, 28 vjeçar, është zgjedhur shkrimtari i vitit në Helsinki, Finlandë. Statovcit për romanin e tij të veçantë “Macja ime Jugosllavia” iu dha çmimi për vitin 2014 nga “Helsingin Sanomien”, gazeta e përditshme dhe ndër më të vjetrat në Finlandë. Vepra e tij përkthyer deri më tani në 8 gjuhë të ndryshme, raporton KosovaPress. Për këtë është mbajtur një aktivitet, e ceremonia qendrore do të jetë premierë në vjeshtë në Teatrin Kombëtar në Helsinki. Romani i tij i dytë, “Zemra e Tiranës” është botuar në vitin 2016, e rëndit atë sërish të pestin për çmimin shkrimtari i vitit. Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki. Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë, duke e vlerësuar si shkrimtar që premton shumë. / KultPlus.com The post Shqiptari Pajtim Statovci, shkrimtari i vitit në Helsinki appeared first on KultPlus.

Read More »