Tag Archives: shtese

Kontrata kolektive për shëndetësinë kushton 11 milionë euro shtesë

Kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë do t’i kushtojë buxhetit 11 milionë euro më shumë. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë është shumë e mirëpritur. “Stimulimi është shumë i mirë për punëtorët shëndetësorë. Kontrata kolektive është bërë pa presione të ndryshme”, i tha ai sot RTK-së. Sipas tij kostoja shtesë vjetore për punëtorët......

Read More »

Për shkak të mbiemrit të gjatë, u detyrua të bëjë pagesë shtesë për biletë

Aviokompania Thai Airways e ka detyruar një udhëtar të bëjë pagesë shtesë për biletë, për shkak të mbiemrit të gjatë, raportuan të shtunën mediat botërore, transmeton Koha.net. Zyrtarja me rastin e kontrollit të biletës e detyroi pasagjerin anonim të bëjë një pagesë shtesë, meqë konstatoi se mbiemri i tij në pasaportë nuk përputhej me atë në biletën e avionit, shkruante Bankok post. Udhëtari sqaroi se për këtë kishte arsye të madhe. Mbiemrin e ka shumë......

Read More »

Gjoka: E dhimbshme ta pësosh në shtesë, tani mendjen te Kamza

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, donte të paktën një pikë në Vlorë dhe e mori. Ashtu si shkoi ndeshja, 3 pikët dukeshin në xhep, por në shtesë Flamurtari barazoi. Gjithsesi, ish-trajneri i Flamurtarit nuk e humb qetësinë dhe sheh me optimizëm nga ndeshja kundër Kamzës. “Më vjen keq, kemi luftuar shumë, kemi dhënë gjithçka, kemi pësuar gol në fund dhe është e dhimbshme. Gjithsesi, duhet ta pranojmë, kishim ardhur për të mos humbur. E kisha thënë edhe para ndeshjes që synimi ynë ishte të mos mundeshim. Tani duhet të mendojmë për finalen e parakohshme kundër Kamzës. Duhet të luajmë si sot dhe të kërkojmë të marrim maksimumin. “Penalltia? I gjuan Sukaj zakonisht, ndërsa pas tij janë Vucaj e Gocaj. Gjithsesi, nuk ka rëndësi, të gjithë mund ta humbasin një penallti. “Goli i pësuar? Kjo na dhemb më shumë, sepse për 92 minuta ishim shumë vigjilentë dhe në sulmin e fundit na kapi paniku dhe pësuam gol. Ndoshta kështu ishte e shkruar, nuk kemi ç’bëjmë”.

Read More »

DIREKT/ Vllaznia prek fitoren, barazon Flamurtari në shtesë

Flamurtari e Vllaznia po luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Vlorë. Sërish arbitrim për turp, sepse pas penalltisë së pa dhënë Lushnjës në Kukës dhe penalltisë qesharake dhënë Kamzës, edhe Flamurtarit iu dha penallti kundër. Ribaj u prek lehtë nga Sidibe, penallti qesharake, por Vucaj nuk shënoi, sepse priti bukur Nurkoviç. Gjithsesi, Ribaj e gjeti golin në minutën e 84-t, në kundërsulm, duke kapur të papërgatitur prapavijën vlonjate. Flamurtari – Vllaznia 1-1 Shënues: Kamara 90’+4 / Ribaj 84′ GOLI 84′ -Tafili vertikalizon për Ribajn, nuk e ndal topin ansjë prej lojtarëve vendas dhe sulmuesi i shkodranëve i vetëm me Sherrin tregohet i saktë. http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2018/05/xzf.webm Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini (Deliaj 74′), Tunkara (Zhufo 67′), Muarem, Nedelkjoviç (Kamara 52′), Bushiç. Trajner: Ardi Behari. Të gatshëm: Sali, Zuka, Hoxhaj, Bici, Deliaj. Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi (Krymi 46′), Çi..

Read More »

Barazim dramatik në Vlorë, Vllaznia ndalet në shtesë

Flamurtari e Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në Vlorë, në një ndeshje dramatike, me emocione, gola dhe nerva oa fund, për shkak të rëndësisë së takimit dhe për shkak të një arbitrimi të turpshëm. Flamurtari kërkonte pikë për të shpresuar te Europa, por ishte shumë pranë humbjes. Vllaznia goditi në kundërsulm me Ribajn pak minuta para fundit, duke respektuar në maksimum planin e trajnerit Gjoka, por në shtesë Flamurtari gjeti barazimin me Seku Kamara. Ndonëse erdhi në fundin e shtesës, barazimi i Flamurtarit ishte i merituar dhe minimumi, pasi goditi dy herë shtyllën më parë gjatë ndeshjes. Ndërkaq, dy fjalë për arbitrin Emirjon Sino: nëse shkon në Vlorë dhe jep një penallti aq skandaloze (e priti Nurkoviç kur ndeshja ishte 0-0), do të thotë që ose je i paaftë totalisht, ose ke pasur në plan të japësh një penallti që vetëm ai e pa. E turpshme! Flamurtari e Vllaznia po luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Vlorë. Sërish arbitrim për turp, sepse pas penalltisë së pa dhënë Lushnjës..

Read More »

Salihi madhështor, gol spektakolar në shtesë që mban gjallë shpresat

Hamdi Salihi, makineri goli që nuk tradhton kurrë, mjafton të zbresë në fushë. Sulmuesi shkodran ka bërë sërish heroin për Viner Nojshtatin, sepse sot shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Floridsdorfer AC. Një ndeshje e lehtë në letër, por shumë e ndërlikuar në realitet, sepse derbi i vogël vjenez nuk pati gola deri në fund, edhe pse Nojshtati dominoi në lojë e raste. Floridsdorfer AC lufton për mbijetesë dhe një pikë i mjaftonte, por në minutën e 96-të, kur dukej se kishte marrë fund, Salihi gjeti golin që bëri të shpërthente në festë skuadra e tij. Gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit, topi në trekëndësh. Një fitore jetike, sepse Nojshtati mbetet i katërt, tashmë vetëm 4 pikë larg vendit të dytë dhe 3 pikë nga vendi i tretë, që është objektivi minimal (dy vendet e para shkojnë në Bundesligë, i treti në play-off). Kalendari duket i favorshëm për Salihin me shokë, por duhet të fitojnë 4 ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë që Riedi oseHartbergu të lëshojnë pikë, ashtu si H..

Read More »

Eliminohet Arsenal, Salzburg e Marseille në pjesë shtesë

Arsenal nuk ka arritur të kalojë tutje, dhe është eliminuar në gjysmëfinale të Europa League-s Ndeshja e parë përfundoi me barazim 1 me 1, ndërsa ndeshja e dytë me fitore minimale të Atletico Madrid-it, shkruan rtv21.tv. Ishte Diego Costa i cili në minutën e 45-të shënoi golin e vetëm në ndeshje, që ndihmoi Atleticon të kualifikohet në finale, ku pret fituesin e ndeshjes Salzburg – Marseille, që ka shkuar në pjesë shtesë pas rikthimit të Salzburgut në ndeshjen e dytë. Pas 30 minuta lojë shtesë, nëse nuk ka gola ndeshja Salzburg e Marseille do të përfundojë me penalti./21Media The post Eliminohet Arsenal, Salzburg e Marseille në pjesë shtesë appeared first on RTV21.

Read More »

Një Botëror shtesë për 25 miliardë dollarë, FIFA bën gati revolucionin

Artisti në luftë me veten

Revolucion në futboll, ky është plani i Xhani Infantinos. Revista franceze l’Equipe shkruan se presidenti i FIFA-s do të vijojë me rinovimin dhe ndryshimet madhore në futboll, duke futur risi që do të kenë si qëllim shtimin e ndeshjeve të mëdha dhe natyrisht arkëtimin e shifrave të frikshme nga FIFA. Tani Infantino po mendon të organizojë një mini-Botëror, me 7 ndeshje që do të luhen nga tetori deri në nëntor, ndoshta duke nisur që prej vitit 2021. Protagoniste 8 skuadra kombëtare: një Botëror i vogël, që do të zhdukte Kupën e Konfederatave dhe do të ecte paralel me Nations League, risia e UEFA-s. OFERTA – Një grup investitorësh kanë blerë, sipas L’Equippe, të drejtat për këtë kompeticion, duke paguar një shifër monstruoze: 25 miliardë dollarë. Pikërisht gjetja e investitorëve ka nxitur FIFA-n ta mendojë realisht organizimin e kompeticionit të ri dhe ta aprovojë së shpejti. Duhet parë ende si do të përzgjidhen 8 ekipet pjesëmarrëse, sepse sido që të shkojë, do të ketë debate. Nëse sh..

Read More »