Tag Archives: shtypit

Si fitohet liria e shtypit

Gazetarët po punojnë drejt përmirësimit të diversitetit në vetë industrinë e tyre. Kjo është vetëm një prej shumë momenteve të ndritshme që do të duhej t’i theksonim gjatë shënimit të sivjetmë të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Çdo ditë, burra dhe gra të guximshme (dhe ndonjëherë edhe fëmijë) përreth botës guxojnë t’i sfidojnë rreziqet për të na sjellë lajmet. Ne të gjithë përfitojmë prej përkushtimit......

Read More »

Përmbledhje për protestat e gazetarëve në Ditën e Lirisë së Shtypit

Me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”, gazetarët në Kosovë kanë protestuar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporton KTV. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar përmirësim dhe rritje të bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Majlinda Aliu, anëtare e Bordit të AGK-së, ka thënë se nga janari i këtij viti e deri më sot janë raportuar 8 raste, përfshirë kërcënime, sulme fizike dhe dëmtim të pronës......

Read More »

Mei: Liria e shtypit –  e rëndësishme

Lajmi Klubi kinez me ofertë të ‘çmendur’ për Iniestan

UP: ShBA-ja dhuron 560 libra Në ditën botërore të lirisë së mediave, Ambasada Amerikane në Kosovë i ka dhuruar departamentit të Gazetarisë 560 libra që kanë të bëjnë me fushën e medies. Përfaqësues të Departamentit të Gazetarisë e vlerësuan këtë donacion duke thënë se do t’i plotësoj nevojat e studentëve pasi që kanë mungesë të madhe të librave të kësaj fushe./21Media The post Mei: Liria e shtypit – e rëndësishme appeared first on RTV21.

Read More »

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazeta gjermane tregon Ramën si një shembull të keq

Tre maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e tillë është shpallur që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në disa vende të botës, kjo ditë festohet e në të tjera, vetë gazetarët protestojnë, për të mbrojtur mediet nga sulmet ndaj lirisë së tyre. Pikërisht në këtë ditë, një nga gazetat e njohura në Gjermani, Frankfurter Runschau ka vendosur që të marrë pikërisht si shembull gjuhën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj medias. “Ka zhvillime negative si përqendrimi i medias, pagat e vogla, botuesit frikacakë dhe kryeredaktorët, që ndalojnë gazetarët investigativë. Në të gjithë shtetet e Ballkanit, politikanët kontribuojnë në rrezikimin e lirisë së medias. Kryeministri Edi Rama i quan gazetarët “kazan”, “helm” dhe “armiq publikë”,” shkruan gazeta. Qeveria shqiptare nuk ka reaguar në këtë ditë të rëndësishme, kurse presidenca doli me një deklaratë në mbrojtje të gazetarëve.

Read More »

Gazetarët Shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit me protestë

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur protestë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Me këtë rast anëtarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Majlinda Aliu theksoi problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët. “Vetëm brenda pesë muajve ne si AGK kemi pranuar 8 raste të kërcënimeve, sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetareve, dhe natyrisht për këto veprime janë të njoftuar edhe policia dhe prokuroria. Por këto institucione nuk është se po tregohen shumë efikase se po i shtyjnë këto marrin veprime konkrete për të mbrojtur gazetarët”, tha Aliu. Ndërkaq, Kryetar i Asociacionit te gazetareve serb në Kosovë Budimir Nicic përmendi se gazetarët nga komuniteti serbë kanë ankesa të vazhdueshme kur është në pyetje ligji i gjuhëve. “3 majin po e presin edhe vrasësit e kolegëve tanë e që janë 8 shqiptarë dhe 7 serbë, ndërsa 5 prej tyre ende konsiderohen si të zhdukur. Dhe sot kemi 4 kërkesa dhe e para ësh..

Read More »

Haradinaj: Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë

Dita Botërore të Lirisë së Shtypit- flet kryeministri Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalemi deri derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët. “Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Më tej kryeministri ka thënë se liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ka ftuar gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje. “Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, thuhet në postimin e Haradinaj. Po ashtu me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë ..

Read More »

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Data e 3 majit është vendosur që të jetë Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB): “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër......

Read More »

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Data e 3 majit është vendosur që të jetë Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB): “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve. Në Kosovë gazetarët sot do ta shënojnë këtë ditë me protestë. Vetëm në vitin e kaluar 27 gazetarë kosovarë janë sulmuar në mënyra të ndryshme. Raporti i Freedom House vlerëson se Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira. Freedome House ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, ku 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 ra..

Read More »