Tag Archives: takimit

Pas takimit Trump-Kim, bisedime me SHBA kërkon dhe kreu i talebanëve afganë

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës. Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtetuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA. “Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve. Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane. “..

Read More »

Media e Koresë Veriore e shpall Kimin fituesin e takimit me Trumpin

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë. Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit, ndërsa media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre, përcjell KsP. Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të......

Read More »

Media e Koresë Veriore e shpall Kimin fitues të takimit

Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë. Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit dhe media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre. Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore. Aty përmenden fjalët e Kimit, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean. Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive. Ndryshe dje Donald Trump dhe Kim Jong-un janë bërë presidentët e parë të SHBA-ve dhe Koresë Veriore që janë takuar, pas një viti që shkëmbyen akuza dhe kërcënime me njëri-tjetrin. Presiden..

Read More »

Ora News – Lu pas takimit me Xhafaj: Po ndjek me vëmendje akuzat

Subscribe në Ora News këtu Për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit reagon ambasadori amerikan Doland Lu. I pyetur nga Ora News për këtë çështje Ambasadori amerikan është përgjgjur se : “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar”. Për më shumë lexoni në: The post Ora News – Lu pas takimit me Xhafaj: Po ndjek me vëmendje akuzat appeared first on ABC24.AL.

Read More »

​Thaçi përmend liberalizimin e vizave para takimit me Merkelin

Lika: Europa pranë, le ta vulosim që sot!

Presidenti Hashim Thaçi para takimit që sot pritet ta zhvillojë me kanceralen gjermane Angela Merkel në Berlin, ka thënë se hapi i parë drejt realizimit të ëndrrës shekullore të Kosovës, është liberalizimi dhe lëvizja e lirë. “Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane”, ka shkruar Presidenti Thaçi, përcjell KosovaPress. Thaçi tutje ka......

Read More »

Vuçiq pas takimit me Putinin: Pa Rusinë, zgjidhja për Kosovën është e pamundshme

Zgjidhja për Kosovën nuk është e mundshme pa Rusinë, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë. “Pa Rusinë, pa pajtimin e Moskës, është e pamundshme, që është shumë me rëndësi dhe i kam thënë edhe Putinit që të marrë ndonjë zgjidhje”, tha Vuçiq. Sipas fjalëve të tij, siç bëjnë të ditur mediat serbe, Rusia do t’i përcjellë me kujdes përmbajtjet e bisedimeve me......

Read More »

Para takimit me Merkel, Thaçi mban ligjëratë në Berlin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër, një ditë para takimit me kancelarën gjermane, Angela Merkel, do të mbaj një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtarë. Aty presidenti Thaçi do të flet për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndërsa, bashkë më panel do të jetë edhe ish ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger. Në këtë ligjëratë, presidenti Thaçi pritet ti përgjigjet edhe shumë pyetjeve të diplomateve, përfaqësuesve shtetëror dhe të mediave në Gjermani. Thaçi të mërkurën do të zhvillojë një takim me kancelarën gjermane, Angela Merkel. Siç ka njoftuar ditë më parë Presidenca, aty do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë. The post Para takimit me Merkel, Thaçi mban ligjëratë në Berlin (Foto) appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Para takimit me Merkel, Thaçi mban ligjëratë në Berlin

Thaçi do të flet për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër, një ditë para takimit me kancelarin gjermane, Angela Merkel, do të mbaj një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtarë. Aty presidenti Thaçi do të flet për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndërsa, bashkë më panel do të jetë edhe ish ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger. Në këtë ligjëratë, presidenti Thaçi pritet t’i përgjigjet edhe shumë pyetjeve të diplomateve, përfaqësuesve shtetëror dhe të mediave në Gjermani. Kreu i shtetit Thaçi të mërkurën do të zhvillojë një takim me kancelarën gjermane, Angela Merkel. Siç ka njoftuar ditë më parë Presidenca, aty do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë./21Media The post Para takimit me Merkel, Thaçi mban ligjëratë në Berlin appeared first on RTV21.

Read More »

Trump konfirmon se është caktuar data e vendi i takimit me Kim Jong Unin

Vettingu në polici, flet Xhafaj: Jo kleçka procedurale, por një polici e paprekur nga krimi

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se është përcaktuar vendi dhe data për takimin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. "Tashmë kemi një datë dhe një vend", u tha zoti Trump gazetarëve përpara Shtëpisë së Bardhë, ndërsa po nisej për në qytetin jugor të Dallasit, në Teksas, raporton Zëri i Amerikës. Ai shtoi se detajet e takimit historik do të shpallen së shpejti. Zoti Trump tha se Uashingtoni dhe Pheniani janë angazhuar në "bisedime......

Read More »