Tag Archives: trump

Trump akuzon OPEC – un për rritje të çmimit të naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për rritje të çmimit të naftës. Akuzat, Trump i bëri në një postim në rrjetin social Twitter, publikuar pak pas kthimit nga Singapori dhe samiti historik me Kim Jong Un. “Çmimet e naftës janë shumë të larta, është sërish OPEC që po manovron. Jo mirë!”, shkuan presidenti amerikan, përcjell atsh. Ndërkohë, dy prodhuesit kryesorë, Arabia Saudite dhe Rusia, janë shprehur se synojnë të......

Read More »

Trump: Penjani nuk është më kërcënim bërthamor

Samiti SHBA-Kore e Veriut Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Penjani nuk paraqet më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin korano-verior Kim Jong Un në Singapor. “Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un-in ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, ka shkruar Trump në Twitter. Edhe korano-veriorët e cilësuan takimin Trump-Kim si një fitore të madhe për vendin e tyre, me mediat që raportuan se SHBA-ja tashmë do t’i heq sanksionet ndaj këtij vendi, shkruan rtv21.rv Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se “do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit korean”. Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Penjanin që të ç..

Read More »

Trump: Koreja e Veriut, jo më një kërcënim bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Pheniani nuk përbën më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin Kim Jong Un, në Singapor. “Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, shkroi Trump në “Twitter”. Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean. Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Phenianin që të çarmatosë arsenalin e tij bërthamor. 13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

“Shesin trupin”! Pornstaret ‘shpërthejnë’ kundër avokatit të Trump

“Nuk respektoj aktoret e pornografisë, në të njëjtën mënyrë që respektoj një grua në karrierë, ose thjesht një grua që nuk e shet trupin e saj”. Kjo fjali është thënë nga Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një nga avokatët e Donald Trump, dhe ka për qëllim diskreditimin e Stormy Daniels, një yll pornografie e cila paditi presidentin e SHBA-ve, pasi kishin pasur marrëdhënie intime së bashku. Kjo deklaratë e këshilltarit aktual të Sigurisë së Trump i ka bërë koleget e Daniels të shpërthejnë me zemërim. Aktoret e filmave me drita të kuqe e kanë akuzuar Giulianin për “seksizëm”. Pornostarja Joanna Angel ka thënë se ai i Giulianit është “një opinion mbi pornografinë në mënyrë të dalë mode dhe pohim idiot. Sipas saj pornografinë e ka ushtruar si profesion për mbi 15 vjet dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me shitjen e trupit. “Unë jam një figurë publike, nuk janë vetëm.. gjinjtë e mi apo të pasmet e mia që mbajnë gjallë figurën time dhe në çdo rast unë shkoj në shtrat vetëm në ..

Read More »

Pas takimit Trump-Kim, bisedime me SHBA kërkon dhe kreu i talebanëve afganë

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës. Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtetuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA. “Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve. Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane. “..

Read More »

De Niro: Do i gjuaja me grusht, Trump: Zgjohu i dehur!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar aktorin e Hollivudit Robert De Niro pasi ylli i kinematografisë e ka akuzuar atë me një fjalim të mbushur me këmbëngulje në një ceremoni çmimesh. De Niro, i cili më parë ka thënë se do të donte të grushtonte presidentin, mori ovacione të forta për sulmin e tij të dytë me fjalë ndaj Trumo në Tony Awards. Por në një postim, Trump e përshkroi aktorin si “një individ shumë të ulët”. “Unë e pashë atë … dhe me të vërtetë besoj se ai mund të jetë i dehur”, tha Trump. Aktori De Niro, fitues i çmimit Oscar ka luajtur në disa filma boksi, duke përfshirë Raging Bull, dhe shpërthimet e tij me thirrje për grusht ndaj Trump janë ndjekur nga miliona shikues televiziv dhe kanë marrë një mbështetje të madhe me reagime në rrjetet sociale. Aktori ka qenë prej kohësh një kritik i zëshëm i presidentit. Ai lëshoi ​​një video gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, në të cilën e quajti Trump “një idiot” dhe një “katastrofë kombëtare”. Ai tha se do të shkonte ..

Read More »

Takimi Donald Trump me Kim Jong, plas interneti me fotografi qesharake

Imazhe e krahasime komike Presidenti Amerikës së Veriut, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un; më në fund u takuan dhe atë e bënë në një samit në Singapor, përcjell rtv21.tv. Takimi historik ishte një vëmendje mbarëbotërore, dhe siç është zakon edhe kjo ngjarje nuk shpëtoi pa krahasime e imazhe qesharake Nëpërmjet Twitter, filluan të përhapeshin postime qesharak që kishin protagonistë dy liderët./21Media The post Takimi Donald Trump me Kim Jong, plas interneti me fotografi qesharake appeared first on RTV21.

Read More »

Trump: Edhe Kina është e lumtur

Trump: Arritja e marrëveshjes është një gjë e madhe për botën Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi sot presidentin kinez Xi Jinping për të ndihmuar në sigurimin e marrëveshjes së denuklearizimit të Koresë së Veriut, duke theksuar se marrëveshja do të ishte mirë edhe për Pekinin. “Arritja e një marrëveshjeje është një gjë e madhe për botën, për Kinën gjithashtu. Nuk mund ta imagjinoj që Kina është e lumtur kur dikush pranë tij ka një armë bërthamore, kështu që Kina tani është shumë e lumtur “, u tha Trump gazetarëve në Singapor pas një samiti historik me liderin verikorean Kim Jong Un. Ndryshe sot Donald Trump dhe Kim Jong-un janë bërë presidentët e parë të SHBA-ve dhe Koresë Veriore që janë takuar, pas një viti që shkëmbyen akuza dhe kërcënime me njëri-tjetrin. Presidentët shtrënguan duart në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit para se të vazhdonin bisedimet. Trump tha se “është bërë shumë përparim” dhe tha se së shpejti do të marrë pjesë në ceremoninë e n..

Read More »

Sonte në Rubikon debatohet për takimin Trump – Jong un

Në Rubikon sonte debat për marrëveshjen e përbashkët mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong un. Çka pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje? Cilat janë detajet që dihen deri tash? Sa besohet se do të implementohet? Cili duhet të jetë rezultati final i marrëveshjes? A mund të bindet Kim për denuklarizimin? Për këto dhe më shumë, sonte ndiqni Rubikon me Adriatik Kelmendin me fillim prej orës 20:00. Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision. ...

Read More »