Tag Archives: tryezen

PSD organizon tryezën e radhës të partive politike

Të hënë do të mbahet tryeza e thirrur nga Partia Socialdemokrate, ku temë diskutimi do të jetë çështja e dialogut me Serbinë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zyrtari i PSD-së, i cili ka thënë se sot u kanë dërguar ftesë të gjitha subjekteve politike në vend. Me ftesë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, subjektet politike do të mblidhen edhe njëherë në një tryezë të përbashkët, të hënën më 18 qershor. Lajmin për Radio......

Read More »

Jam i kenaqur qe per Bajram Mijera Familje do e kene tryezen te mbushur!

Ne krye te detyres per shperndarjen e Fitrave, Jam i kenaqur qe per Bajram Mijera Familje do e kene tryezen te mbushur! Zoti i Gjithesise ju shperblefte dhe begatofte te gjitheve. Amin. Për të gjithë ju që dëshironi të jepni Fitrat, këto janë të dhënat e kontribimit: PayPal: [email protected] Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeus-al Të dhënat e llogarisë bankare: Fondacioni Firdeus Banka Credins Iban EURO: AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481 SWIFT Code: CDISALTR Adresa Qëndore: Rruga Pasho Vasa, Tiranë, Albania.

Read More »

Krejt çfarë u tha në tryezën e partive politike për dialogun me Serbinë

Kadri Veseli ka mbledhur në tryezë partitë politike në tentim të arritjes së pajtueshmërisë për temat e mëdha për vendin, raporton KTV . Në këtë takim morën pjesë shumica e partive politike, por jo edhe Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Kryeministri Haradinaj tha se nuk po sheh interesim për zgjedhje tek asnjë prej partive politike. Lideri i Nismës është shprehur i bindur se do të arrihet konsensus edhe për dialogun, por ka thënë se vendimi i takon Kuvendit. Pas takimit që zgjati më shumë se dy......

Read More »

Dy arsyet e Vetëvendosjes që nuk mori pjesë në tryezën e PDK-së

VV nuk mori pjesë në tryezën e thirrur nga PDK-ja Tryezës së ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës, i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha subjektet politike në Kosovë, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe. Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka treguar arsyen përse VV nuk ka marrë pjesë në këtë tryezë. Ajo ka thënë se janë dy arsyeje përse VV ka refuzuar t’i bashkohet kësaj tryeze. Arsyeja e parë sipas Nagavcit ka qenë qëndrimi i VV-së për temat që janë përcaktuar të diskutohen në këtë tryezë. “Ne nuk kemi marrë pjesë së pari për shkak të temave që janë përcaktuar dhe qëndrimit tonë për platformën që e kanë propozuar dhe që i kemi bërë publike. Po ashtu ne jemi kundër kësaj mënyre si dhe i kemi dhënë alternativat tonat se si mendojmë t’i tejkalojmë krizat politike”, ka deklaruar ajo për Insajderin. Arsyeja tjetër për shkak që VV nuk ka marrë pjesë në këtë tryezë ka qenë për shkak se sipas Nagavcit, tryezat po janë justifikim që vendi mos të shkojë në z..

Read More »

Veseli e quan konstruktive dhe përmbajtësore tryezën e sotme politike

15:33 - Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur konstruktiv dhe përmbajtësor takimin e sotëm me liderët politikë. Ai ka thënë se sot janë marrë vesh që të trajtohet secila temë e rëndësishme veç e veç, në takimet e radhës në mënyrë që të arrihet pajtueshmëri për një platformë konsensuale. “Falënderoj të gjitha subjektet politike që sot iu përgjigjen ftesës për dialog rreth temave me interes nacional, siç janë; Themelimi......

Read More »

“Në tryezën e Veselit të konkretizohen temat nga tryeza e Mustafës”

Hoti refuzon temat e propozuar nga Veseli Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar dje ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi për ditën e martë, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me temat që do të diskutohen në tryezën e subjekteve politike të martën e javës së ardhshme, ka deklaruar se temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen me Qeverinë që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. “Kemi dëgjuar edhe një marifet të ri në Kuvend që pozita kushtëzon opozitën që të jenë prezent për të votuar bordet e ndryshme që propozohet nga pozita, që tregon pafuqinë e pozitës për të quar përpara programin e vet qeverisës….qeveria po ashtu është funksionale, secili punon për hesap të vetin, plot partner në koalicion që nuk kanë asnjë koordinim ..

Read More »

Hoti: Në tryezën e Veselit të konkretizohen temat nga tryeza e Mustafës

Hoti refuzon temat e propozuar nga Veseli Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar dje ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi për ditën e martë, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me temat që do të diskutohen në tryezën e subjekteve politike të martën e javës së ardhshme, ka deklaruar se temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen me Qeverinë që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. “Kemi dëgjuar edhe një marifet të ri në Kuvend që pozita kushtëzon opozitën që të jenë prezent për të votuar bordet e ndryshme që propozohet nga pozita, që tregon pafuqinë e pozitës për të quar përpara programin e vet qeverisës….qeveria po ashtu është funksionale, secili punon për hesap të vetin, plot partner në koalicion që nuk kanë asnjë koordinim ..

Read More »

PDK-ja thërret tryezën për konsensus të partive

Radhës për organizimin e tryezave me rotacion i ka ardhur PDK-së, e cila ka ftuar partitë tjera që më 8 maj të diskutojnë për arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës. Serinë e këtyre tryezave e kishte nisur LDK-ja me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe për mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja. Në këtë tryezë dihet se partitë për vetëm një gjë u morën vesh: për mbajtjen e tryezave të......

Read More »

Veseli fton liderët partiak për tryezën e konsensusit

Në tryezë do të diskutohet për disa çështje politike Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi për ditën e martë, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: -Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; -Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; -Agjendën e Integrimeve Evropiane; -Formimin e Ushtrisë së Kosovës; -Reformën Zgjedhore. Veseli ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave. Takimi i thirrur nga Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës. Kujtojmë se muajin e kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës kishte thirrur një tyezë ku kishin marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e..

Read More »