Tag Archives: vokrri

Kongresi i FIFA-s nderon presidentin Vokrri me një minutë heshtje

Sot në mëngjes ka filluar Kongresi i 68-të i FIFA-s në Moskë. Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe presidenti tashmë i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëspresidentin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Megjithatë, në mëngjesin e së shtunës papritmas ndali së rrahuri zemra e presidentin Fadil Vokrri, duke lënë të pikëlluar një komb të tërë dhe njëherësh duke e lënë në gjysmë projektin e tij për zhvillimin e hovshëm të futbollit kosovar, por edhe duke e pamundësuar pjesëmarrjen e tij në Kongresin e FIFA-s në Moskë. Mirëpo, presidenti Vokrri nuk është në mesin tonë vetëm fizikisht, pasi gjithmonë do të jetë i pranishëm në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që kontribuuan dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tij për zhvillim të mëtejmë të futbollit të Kosovës, si dhe do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e ndritur. Në Moskë presidenti Vokrri nuk ishte fizikisht, por jeta dhe vepra e tij u nderua me një minutë heshtje në ..

Read More »

In memoriam për dy legjenda të mëdha futbolli: Fadil Vokrri dhe Tomsilav Zhidak

Zhidak nuk ka qenë futbollist, por gazetar. Ai në karrierën e tij ka intervistuar legjenda si Johan Krojf, Sir Alex Fergusonin, Michael Platinin...me qindra lojtarë me famë botërore. Por për Fadil Vokrrin ka pasur një pasion të pakrahasueshëm: “Vokrri kur vërsulej me top drejt zonës së penalltisë ka pasur lëvizje që janë në kundërshtim me ligjet e fizikës. Për të ligjet e gravitacionit nuk vlenin. Nuk kishin mbrojtësit zgjidhje tjetër për t’ia ndalur topin pos faulimit!”, thoshte Zhidak për......

Read More »

Vokrri ka luajtur edhe në KF Kosova të Obiliqit

Bajram Mjeku / Facebook Mbasi ndërroi jetë futbollisti më i shquar kosovar i të gjitha kohëve Fadil Vokrri, është e natyrshme të flitet për karrierën e tij prej futbollisti, por askush nuk tha se idhulli i mijëra tifozëve kosovarë ka luajtur për dy sezone gjatë viteve 1978-’79 edhe në klubin futbollistik Kosova të Obiliqit, i cili tashmë e bartë emrin KEK. Në këtë kohë, kur ylli i ardhshëm kosovar Fadil Vokrri luante në Kosova të Obiliqit, në këtë klub ishin të angazhuar edhe futbollistët tjerë të njohur si Bilbil Sokoli, Edmond Rugova, si dhe dy futbollistët e ardhshëm të KF Prishtina, portieri Kosta Llalliq, Ranislav Arsiq e të tjerë. Gjatë këtyre dy sezoneve, unë isha nxënës i shkollës së mesme dhe mbas orëve të mësimit, këta futbollistë i kam përcjellë vazhdimisht gjatë seancave stërvitore. Shkas për këtë ishte kushëriri im Kadri Haxhiu, atëbotë sulmues i këtij klubi me numrin 11, të cilin në vitin 1976 përmes Driton Bekteshit, atëbotë sekretar i KF Trepça të Mitrovicës e pati ko..

Read More »

Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9 (FOTO)

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, sonte u diskutua për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër.Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit. të cilin e kishte mik të afërt, me numrin 9. “Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdes me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7.“Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti. The post Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9 (FOTO) appeared first on KultPlus.

Read More »

Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9

Në emisionin “Pressing”, sonte u diskutua për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër. Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit. të cilin e kishte mik të afërt, me numrin 9. “Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdes me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7. “Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti. The post Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9 appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Veseli: Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën

Pas lamtumires që ju dha sot Fadil Vokrrit, i pari i Kuvendit të Kosovës ka shkruar disa fjalë për kryetarin e FFK-së. Veselit thotë se Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbërt të sportit më të bukur në botë, futbollit. Ai permes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se, do ta vazhdojnë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin dhe kujtimin heroit të futbollit. Ja postimi i plotë i Veselit: Sot i dhamë lamtumirën e fundit ikonës së sportit tonë. Fadili ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbërt të sportit më të bukur në botë, futbollit. Para së gjithash, Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës, prandaj dhimbja ësh..

Read More »

Homazhe për legjendën Vokrri, mbledhja komemorative me pjesëmarrës edhe nga FIFA

Me mijëra njerëz u mblodhën në Kuvendin e Kosovës për t’ia bërë nderimet e fundit legjendës së sportit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ceremonia e organizuar shtetërore e Homazheve në nder të ish-kryetarit të FFK-së, Vokrrit, nisi para orës 12-të. Të pranishëm ishin një numër i madh i figurave politike, kulturore, sportive, raporton KTV. Pati trajnerë, futbollistë e bashkëlojtarë të sulmuesit më të mirë në histori të futbollit të Kosovës. Ekipet e......

Read More »

Nis ceremonia e varrimit të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri Ka filluar ceremonia e varrimit të ish kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ikonës së sportit kosovar, Fadil Vokrri. Të pranishëm janë një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq dhe liderë politik. The post Nis ceremonia e varrimit të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri appeared first on RTV21.

Read More »

Haradinaj: Vokrri mbajti gjallë frymën e sportit edhe në vitet 1990-1999

15:14 - “Ndarjet nga një sportist i dalluar kanë dimensionin e vet dhe, të parët që preken janë sportistët, bashkë lojtarët, ata që kanë ndarë shumë momente të sportit me të. Fadili bënë përjashtim. Fadil Vokrri ishte i të gjithëve. Nuk e di kush nuk ka qenë i afërt me të. Fadili ishte një sportist shpirtbardhë, i cili mërzitej nga lajmet e këqija për këdo qofshin, jo vetëm në sport, e i gëzohej lajmeve të mira për të gjithë”. Kështu tha......

Read More »